“Shkumbini i ardhshëm do të jetë përsëri i fortë”
Batuta e shefit të klubit, Astrit Isaji: Peqinasit duan që të vijë trajner Frenk Rajkard
Shkumbini do të fillojë së shpejti
përgatitjet, konkretisht pas 10
ditësh. Këtë gjë e ka pohuar sekretari
i klubit peqinas, Astrit Isai,
i cili thekson se akoma nuk është
përcaktuar një trajner në krye
të skuadrës dhe ata emra që
qarkullojnë, janë thjesht muhabete
kafenesh që përfliten lart e
poshtë. “Pas analizës që bëmë
në përfundim të kampionatit të
kaluar, ku ne si skuadër u përfaqësuam
denjësisht, përgëzuam
lojtarët dhe trajnerët dhe
bëmë edhe një ndarje miqësore
me të gjithë. Mirëpo strategjiajonë është të mos i shkëpusim
kontaktet me ata lojtarë, që mund
të na interesojnë edhe për sezonin
e ri. Këtu e kam fjalën për
ata, të cilët kanë dhënë maksimumin
me këtë fanellë. Në sezonin
e kaluar padyshim që një
pjesë të madhe të suksesit e
kanë edhe trajnerët, që ishin dy
ish-futbollistë të shquar të Shkumbinit,
Magani e Branica, si
dhe stërvitësi i portierëve, Ballhysa.
Ndaj nuk do të ishte çudi
që edhe këtë sezon në krye të
pankinës të jetë përsëri një trajner
peqinas, pasi përvoja e tregoi
se mund të drejtojnë me sukses
dhe profesionalizëm. Gjithsesi
emri i teknikut të ri nuk mund
të përcaktohet nëpër kafene nga
tifozët, të cilët mund të dëshirojë
edhe Rajkardin. Në
mbledhjen që do të zhvillojmë me
drejtuesit e bashkisë dhe me
sponsorin Sula do të përzgjidhet
edhe timonieri i ri i Shkumbinit.
Sa për tifozët le të rrinë të
qetë, pasi Shkumbini i sezonit të
ri do të jetë përsëri një ekip dinjitoz”,
tha Isaj.
TRAJNERI
Branica është kandidaturë
Pas dorëheqjes së trajnerit Gugash Magani, skuadra e Shkumbinit e mbylli kampionatin me
ndihmësin e tij, Sokol Branica, i cili aktualisht është duke u trajnuar për të marrë licencën A të
UEFA-s. Ky i fundit është një nga kandidaturat e mundshme për të marrë drejtimin e Shkumbinit,
por nuk përjashtohet edhe mundësia e afrimit të ndonjë trajneri tjetër. Të gjitha këto
enigma do të marrin përgjigje pas afro 10 ditësh, periudhë kur është përcaktuar të mblidhet
asambleja e klubit.
Fatmir Ahmeti
Panoramasport




