Ajazi, Isaj, Magani, Branica, Sulkja, Vogli, dhe vëllezërit Lundraxhiu, emrat e ri te Shkumbinit

Ajazi, Isaj, Magani, Branica, Sulkja, Vogli, dhe vëllezërit Lundraxhiu, emrat e ri te Shkumbinit

Ajazi, Isaj, Magani, Branica, Sulkja, Vogli, dhe vëllezërit Lundraxhiu, emrat e ri te Shkumbinit

No Comments on Ajazi, Isaj, Magani, Branica, Sulkja, Vogli, dhe vëllezërit Lundraxhiu, emrat e ri te Shkumbinit

Pasditja e së hënës do të jetë starti i fazës përgatitore për ekipin e Shkumbinit për sezonin e ri 2011-2112. Shefi i klubit, Astrit Isaj shpjegon se, në nismën e kësaj faze përgatitore ka ftuar të gjithë lojtarët nën kontratë te ekipi i Shkumbinit. Por, kjo nuk do të thotë se Shkumbini i sezonit të ri do të jetë sozia e ekipit të sezonit të kaluar. Ashtu sikurse për çdo vit janë afruar lojtarë nga radhët e ekipit, pritet të ketë edhe largime. Për emrat e konfirmuar që mund të largohen këtë sezon, deri në këto momente është mbrojtësi kosovar, Driton Krasniqi, i cili ka kërkuar të kalojë në jashtë kufinjve tanë. Shkumbini i ri mendohet që në boshtin e tij të ketë djemtë peqinas. Në mbrojtje, Ramazani e Gjyra mund të jenë titullarë, ndërsa në vijën e sulmit, Mustafai e Dervishi do të jenë sërish së bashku. Të huajt – Në kontratë me ekipin e Shkumbinit vazhdojnë të jenë disa lojtarë të huaj, të cilët pritet t’i bashkohen ekipit ndoshta pas një jave. Ndërkohë, mbrojtësit Gurdejeljac dhe Sekulovski, së bashku me sulmuesin Grboviç vazhdojnë të pëlqehen nga stafi peqinas, çka të bën të mendosh se ata do të jenë sërish pjesë e këtij ekipi. Merkato – Ashtu sikurse edhe sezonet e kaluar, një pjesë e mirë e lojtarëve pritet të afrohen në merkaton verore. Edhe më parë është konstatuar se prurjet kryesore kanë qenë ato të lojtarëve shqiptarë, por edhe të ndonjë elementi që është përzgjedhur nga vendet në të cilat është bërë përgatitorja. Prej katër sezonesh, te ekipi peqinas janë afruar kryesisht lojtarë sllavë dhe duket se ky treg mund të parapëlqehet edhe në këtë sezon. Të rinjtë dhe vetëafrimet – Një pjesë e lojtarëve që do të përfshihen me Shkumbinin e ri do të jenë edhe lojtarë të U-19. Emrat e Ajazit, Isajt, Maganit, Branicës, Sulkjas, Voglit, dhe vëllezërve Lundraxhiu do të jenë pjesë e Shkumbinit. Por ky ekip do të jetë i hapur edhe për lojtarë të cilët duan të vetëafrohen. Gjatë fazës përgatitore ndër vite, një numër i madh lojtarësh janë afruar te ekipi i Shkumbinit, për të afirmuar vlerat e tyre dhe në disa raste kjo ka rezultuar e frytshme, paçka se në këto momente ekipi i Shkumbinit ende nuk ka siguruar anën financiare.

About the author:

Leave a comment

Back to Top