Ajazi premton garanci per porten peqinase

Ajazi premton garanci per porten peqinase

Ajazi premton garanci per porten peqinase

No Comments on Ajazi premton garanci per porten peqinase

Prej disa sezonesh, portieri i talentuar Selami Ajazi eshte pjese e skuadres se pare te Shkumbinit, por ai kurre nuk e ka patur shansin te luaj si titullar ne formacion. Kete sezon duket se ai do te kete mundesin qe te jet numri nje i portes peqinase. Ne dy ndeshje miqesore te zhvilluara perballe Elbasanit dhe Gramshit, Ajazi eshte aktivizuar gjate gjithe 90 minutave dhe ka pesuar vetem nje gol ne sfiden me Gramshin edhe ate ne minuten e fundit.

Gardiani peqinas shprehet se do te luftoje per te fituar besimin e trajnerit Mile, si dhe per te qene ai numri nje i portes bardhekalter.

-Prej disa sezonesh kam kryer stervitje dhe kam qene pjese e skuadres se pare por asnjehere nuk kam pasur hapesira te shumta per tu aktivizuar. Besoj se ne kete sezon me eshte krijuar mundesia te tregoj se mund te fitoj besimin e trejnerit. Sigurisht qe me duhet ende shume pune jo vetem per te bindur trajnerin, por gjithashtu edhe per te arritur nivelin e kerkuar nga stafi teknik. Aktivizimi ne dyndeshjet miqesore me ka rritur besimin dhe shpresoj qe te njejten paraqitje ta bej dhe ne ndeshjet e kampionatit, sigurisht nese do te jem un gardiani numer nje i portes se Shkumbinit, – perfundoi Ajazi.

About the author:

Tags:

Leave a comment

Back to Top