Analizë te Shkumbini, Magani kërkon kthesën

Analizë te Shkumbini, Magani kërkon kthesën

Analizë te Shkumbini, Magani kërkon kthesën

1 Comment on Analizë te Shkumbini, Magani kërkon kthesën

Gugash Magani do të vazhdojë të jetë sërish trajneri i Shkumbinit, të paktën deri në fund të fazës së parë. E vetëm pas përfundimit të kësaj faze do të vendosë nëse do të vijojë më tej apo jo në krye të kësaj pankine. Këtë fakt e pohon për “Panorama Sport” vetë timonieri peqinas, Magani, i cili nuk e ka parë si një veprim të arsyeshëm largimin e tij në këtë periudhë të sezonit. “Pas rezultateve jo shumë pozitive që ka arritur skuadra jonë dhe sidomos pas barazimit me Apoloninë, kam pohuar se do të rishikoj pozicionin tim, por jo se do të largohem. Kjo pasi kam arsyetuar më qetë dhe e kam parë të udhës që të mos largohem nga drejtimi i skuadrës në mes të fazës. Ky do të ishte një veprim që mund të ndikonte negativisht te bardhekaltrit. Megjithatë, ideja ime është që ta mbyll fazën e parë dhe më pas në janar do të flas me drejtuesit e klubit për të vendosur pikat mbi ‘i’ jo vetëm për të ardhmen time, por edhe për atë të skuadrës”, – pohoi Magani.
Analiza – Numri një i pankinës peqinase përpara stërvitjes së djeshme ka zhvilluar një analizë të thellë me futbollistët, të cilëve u ka kërkuar që të nxjerrin përgjegjësitë personale në lidhje me barazimin e fundit në kampionat ndaj Apolonisë. “Sot (dje) përpara stërvitjes kemi bërë një analizë të thellë me skuadrën dhe u kam kërkuar lojtarëve të mi që të japin arsyet se përse nuk po funksionojnë dhe pse nuk arritën të merrnin fitoren ndaj Apolonisë. Gjithashtu, u kam kërkuar futbollistëve që të kuptojnë rolin e tyre në shërbim të ekipit dhe sa efikase ka qenë loja e tyre në fushë. Të shpresojmë që skuadra të reflektojë, duke filluar nga ndeshja e kupës ndaj Vllaznisë”.
Fatmir Ahmeti

About the author:

1 Comment

  1. dembele moussa  - 02/06/2013 - 15:30
    Reply /

    i’m the footballer i have nineteen years old i’m from mali i’m malian i play second division on mali i’m defender i try to speack english and i want to come try in this team because i like if you give me opportunity i send you all my cv i have the potential thank you for good comprehension

Leave a comment

Back to Top