Ks Shkumbini Peqin Albania Kampionati Shqiptar i Futbollit Superliga 2012 » polskaAlb

KONTRADITAT E RELACIONEVE TE DELEGATEVE
DUKET SHUME QARTE QE KERKOJNE TE NA NDESHKOJNE PA PATUR ASNJE FAKT ,POR VETEM ME FABRIKIME DHE SHPIFJE!!!

Relacioni i gjyqtarit, Ditmar Jubica:

Rreth një orë para fillimit të ndeshjes kanë hyrë në dhomën e arbitrave 4 civilë, në këtë moment vëzhguesi i takimit, zoti Astrit Mema i ka thënë që të largohen nga ky ambient. Njëri nga ata i ka thënë që me këta çunat nuk kemi punë. Në këtë moment ka ndërhyrë  delegati i takimit, zoti Petrit Brahja, i cili iu ka treguar derën atyre. Njëri nga ata futet në tualet dhe aty dëgjohet një krismë.

Më pas ky person, duke bërtitur largohet nga ambientet tona. Gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk kemi pasur asnjë shqetësim. Pas përfundimit të takimit, njëri nga ata persona ka sjellë një pistoletë për ta lënë aty, ndërsa delegati i ka thënë që ta marrë, pasi ai nuk është ekspert armësh. Pasi kemi lëshuar një deklaratë për policinë, jemi larguar njëkohësisht arbitrat, vëzhguesi dhe i deleguari i takimit…

Relacioni i vëzhguesit, Astrit Mema:

Ora 15:15: Të gjithë, delegat, vëzhgues, arbitra, ishim në dhomën e gjyqtarëve në stadium.

Ora 15:45: Ishim të pranishëm në dhomë, unë dhe gjyqtarët, duke u përgatitur për detyrën dhe në pritje për takimin e radhës. Befasisht hapet dera, hyjnë në dhomë zv.presidenti i Shkumbinit, Dash Sula, me katër persona civilë që e shoqëronin, ne nuk i njihnim. Ju kërkoj brenda mundësive të dalin jashtë, pasi nuk lejohet hyrja në dhomat e gjyqtarëve, por më kot, sepse Dashi filloi të shajë ekipin vlonjat me fjalë të pista dhe midis të tjerave thotë që nuk kanë për të ikur këtej pa fituar ne.

Duke replikuar me Dashin, një prej katër personave (kishte pulovër të baradhë dhe pak mjekër) më thotë: “Erdhe prapë ti maskara, s’ke për të ikur këtej me këmbët e tua.” Në këto çaste kur po replikoja me tona të larta me zotërinë, hyn delegati Brahja dhe ky iu kërkon të dalin jashtë, mbasi nuk lejohet.

Situata në këtë moment u tensionua më shumë, duke replikuar delegati me vëzhguesin me këta persona. Dashi përsëri shan me të njejtat fjalë ekipin vlonjat. Ju kërkojmë personave të dalin jashtë dhe të na lejojnë të bëjmë detyrën, përndryshe do marrim eprorët në telefon. Në këtë situatë tejet të ndezur, Dashi hyn në tualetin e dhomës, shkrep pistoletën dhe mbas këtij veprimi që të gjithë dalin nga dhoma.

Në këtë situatë të rënduar dhe aspak normale mundohemi të qetësojmë gjyqtarët. Mesazhi i gjithë asaj sjellje që bënë ishte i qartë, megjithëse nuk u shprehën me fjalë, Shkumbini duhet të fitojë me të gjitha format.

Duhet të ve në dukje se tek dera e dhomës së gjyqtarëve ishin tre policë, të cilët nuk u treguan të gatshëm për të mos lejuar personat të hynin në dhomë. Nga fundi i pjesës së parë vijnë forca policie të tjera nga Tirana, të shoqëruar nga drejtori i tyre. Tani siguria ishte më e lartë, nuk kishim më frikë se çfarë mund të ndodhte.

Në fund të takimit punonjësit e policisë ishin në dhomën tonë duke u interesuar për atë çfarë kishte ndodhur. Në këtë moment nga dritarja e dhomës Dash Sula sjell një pistoletë, të cilën e mori policia. Këta na sqaruan se nuk ishte e rrezikshme për jetën, vetëm bën zhurmë. Gjithashtu, punonjësit e policisë na kërkuan të bëjnë denoncim por nuk pranuam, pasi ne kemi për detyrë të raportojmë vetëm tek Federata Shqiptare e Futbollit.

Min e 2: Tifozat vendas hedhin tymuese në fushë, loja ndërpritet për 1 min.

Min e 3: Tribuna përballë, tre metra vijës anësore ishte vendosur një kuti që shkrepte fishekzjarre shumë të zhurmshme, duke penguar zhvillimin normal të lojës për 30 sek., pasi nuk dëgjohej bilbili.

Min e 80: Nga porta që mbronte portieri vendas larguan fëmijët dhe dërguan një punëtor të instruktuar për të vonuar lojën, ne e nxorrëm jashtë.

Min e 83: Nga porta vlonjate u hiqet topi fëmijëve pas portës, me të vetmin qëllim për të vonuar lojën.

Në përfundim të takimit rreth orës 19:45 largohemi qetësisht, të shoqëruar nga policia dhe drejtori, të ardhur nga Tirana, të cilët i respektoj maksimalisht për ndihmën që na dhanë.

SHUME KONTRADITA KA NE RELACIONE :

Se pari dicka per  Top Channel si zbulues i “se vertetes” ne leter. Letrat lexohen ne gazete, ndersa ne televizion prisnim te shihnim te filmuar Sulen duke shtene me arme. Nuk kemi pare gje , kesaj radhe s’ka zbuluar (akoma) asgje.

Se dyti, ne raportin e Jubices permenden vetem kater vete, ndersa ne ate te Memes kater vete dhe Sula. Valle s’e ka njohur Jubica Sulen qe s’e ka permendur? Dhe a ka ditur t’i numeroje personat? Se nese i dyit flet per 5 vete bashke me Sulen, i pari flet vetem per 4 persona.

Se treti, Jubica thote “ne tualet u degjua nje krisme” (c’krisme te kete qene valle? E zakonshme, apo e pazakonshme per nje krisme tualeti?). Sipas tij, ka shteni njeri nga ata te katert. Kurse sipas Memes, ne tualet shkoi Sula.

Se katerti, sipas Jubices, dikush erdhi dhe solli nje arme per ta dorezuar. Sipas Memes, ky person ishte Sula, qe paskesh sqaruar edhe se nuk eshte arme, por “zhurmuese”. Pse duhet te vije Sula te dorezoje armen pa ia kerkuar kush? Qe ta nxjerrin ne gazete?

Dhe se fundi, shume qarte duket ,se po duan t’i sajojne nje mashtrim dhe shpifje.

Besniket: Po përligjni kënaqesinë tonë.
Ekipi I shkumbinit që prej një viti e gjysëm ka me vete një mbështetës të fuqishëm në cdo ndeshje në cdo situatë grupin e tifozëve Besnikët. Por pas ndeshjes ndaj Flamurtarit më të zhgënjyerit janë pikwrisht ata. Në uebsaitin e tyre por edhe në mediat sportive moderatorët e Besnikëve kanë dhënë këtë deklaratë: Kemi ndjekur me shumë dëshpërim gjithcka të nxjerrë në mediat vizuale pas ndeshjes me Flamurtarin. Jemi vërtet të indinjuar nga gjithcka që është reklamuar dhe thënë për gjithcka të pabazë e të pavërtetë. Në stadiumin e peqinit vërtet është festuar hareshëm dhe zhurmshëm për ndeshjen e fundit në shtëpi të ekipit por edhe për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Ne jemi një grup djemsh dhe dashamirës të sportit në peqin dhe këtë e kemi treguar edhe në ndeshjet që ekipi I ka zhvilluar jashtë fushës së tij. Mirëpo e gjithë kjo kënaqësi dhe e drejtë për të festuar nga ne është kthyer në një duel armësh sipas mediave. Ne vërtet jemi një qytet I vogël që e do pa masë futbollin por kjo nuk duhet të lejojë askënd që për një show të rremë të përligjë festën e drejtë të grupit tonë. Kemi mbështetur me fishekzjarre shashka daulle dhe brohoritje deri në fund ekipin tonë sepse kemi të lidhur një pjesë të mirë të jetës sonë me futbollin. Ndaj do ti kërkonim gjithkujt që ka abuzuar në këtë takim të kërkojë ndjesë dhe të tërheqë cdo shpifje që e quan fushën tonë fushën e armëve

Mile: Pas Kamzës, Shkumbini me 99% i shpëtuar
Trajneri Kristaq Mile ka falënderuar të tijtë që e vlerësuan drejt ndeshjen e fundit, duke e fituar dhe duke shpëtuar nga rënia

Ka qenë një javë jo aq e qetë për trajnerin e Shkumbinit, Kristaq Mile, në përgatitje të takimit me Kamzën, që u luajt të shtunën e kaluar. Shqetësimin e ka shfaqur çdo ditë të  javës në stërvitje, por edhe përpara ndeshjes me Kamzën, duke kërkuar që t’i motivojë edhe më shumë futbollistët. Kur kampionatit po i vjen fundi, beratasi që drejton Shkumbinin përsërit që për ekipin e tij nuk ka ndeshje të lehta, por duhet t’i konsiderojë si finale.

“E kemi deklaruar gjithmonë që për Shkumbinin çdo ndeshje duhet vlerësuar si një finale dhe ndeshja e fundit me Kamzën në Peqin tregoi që nuk ka më ndeshje të lehta. Fitorja e fundit na jep mundësi të jemi më të qetë në mesin e renditjes, duke e ditur që kemi edhe dy ndeshje të tjera në fushën tonë.

Për ne ishte një takim ku fitorja shihej si një detyrim, por nisur nga emri i kundërshtarit, i trembesha një ndjenje vetëkënaqësie nga ana e futbollistëve të veçantë dhe shqetësimin tim ua transmetova vazhdimisht futbollistëve gjatë javës në stërvitje, por edhe ditën e ndeshjes.

Për fat të keq, fillimi i lojës nuk ishte ai që duhej, por me kalimin e minutave ekipi diti të reagojë për të krijuar epërsi, duke konkretizuar me shënimin e 3 golave nga Diopi dhe Mustafaj që në pjesën e parë.

I falënderoj djemtë e ekipit, sepse kanë ditur t’i marrin me djersë këto pikë dhe me 99% kjo fitore na bën që Shkumbini ta shohë veten të larguar nga zona e rrezikshme, që të çon në ndeshjet shtesë. E kam deklaruar që Shkumbini ka një grup të mirë lojtarësh të rinj, që kanë ditur ta justifikojnë veten, duke e merituar fanellën e ekipit.

Jam i kënaqur me realizimin e golave në pjesën e parë, kur shënuam tri herë, por duhet thënë që në pjesën e dytë duhej të kishim shënuar përsëri për ta thelluar avantazhin. Defekti kryesor i lojës sonë në ndeshjen me Kamzën mendoj se ishte shpërdorimi i rasteve përpara portës së kundërshtarit.

Tani po mendojmë për ndeshjen e radhës, por siç e përmenda, nuk shkojmë me presionin e rezultatit dhe nga kjo mund të përfitojmë që të marrim pikë, edhe pse përballë kemi një kundërshtar që lufton për titull,” – ka përfunduar trajneri i Shkumbinit, Kristaq Mile.

Dervishi: Ky, momenti më i bukur i karrierës
Sulmuesi Roland Dervishi është shndërruar pa dyshim në një prej lojtarëve më të spikatur të Shkumbinit në këtë sezon. Falë eksperiencës dhe nuhatjes së tij për të shënuar në portën kundërshtare, ka arritur të realizojë plot 14 gola, duke kryesuar listën e golashënuesve. Në një prononcim për “Panorama Sport”, sulmuesi Dervishi shprehet se po kalon një nga momentet më të bukura të karrierës dhe shpreson që ta kurorëzojë atë me fitimin e trofeut të “Këpucës së Artë”. Sa i përket golit të shënuar në sfidën ndaj liqenorëve, Dervishi tha: “E rëndësishme është që ne arritëm të fitojmë një sfidë e cila në pamje të parë qe e lehtë, por që në të vërtetë rezultoi mjaft e vështirë. Sigurisht që goli më ka kënaqur pa masë, ndaj dhe gëzimin e kam ndarë me të gjithë sportdashësit në stadium”. Sa i përket objektivave në aspektin personal, sulmuesi pohoi: “Për mua, pikësëpari i rëndësishëm është realizimi i objektivit, që është mbijetesa. Ndërsa sa i takon golave të shënuar, meritë për këtë kanë edhe shokët e skuadrës. Ndaj dhe suksesi është i të gjithë grupit. Mendoj se deri në këtë fazë ku kemi mbërritur, ky pa dyshim është sezoni më i bukur i gjithë karrierës sime, dhe shpresoj që në fund të mund ta kurorëzoj me fitimin e trofeut të ‘Këpucës së Artë’. Megjithatë, sfidën përballë Tomorit, ku unë kam shënuar pesë gola, natyrisht nuk mund ta harroj kurrë, aq më tepër që në stadium ishte një tifoz i ardhur enkas nga Anglia, daja im, dhe golat pa dyshim i dedikoheshin atij”.

Dervishi ka dy objektiva: Gol Pogradecit dhe tri pikë
Sulmuesi i Shkumbinit, goleadori Roland Dervishi, është ndalur në kuotën e 13 golave të shënuar në kampionat. Ai nuk ka mundur dot ta thellojë diferencën me golashënuesit e tjerë as në dy ndeshjet e fundit që ka zhvilluar skuadra bardhekaltër. Duhet pranuar se sulmuesi peqinas nuk ka qenë në formën më të mirë fizike, e megjithatë ai përherë ka ngulmuar për aktivizimin e tij, pasi ka dashur t’i vijë në ndihmë ekipit që të arrijë rezultate pozitive. Në prag të sfidës me Pogradecin, golashënuesi më i mirë i kampionatit në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet se objektivi i tij primar mbetet suksesi i skuadrës, por ndërkohë thekson faktin se nuk heq dorë nga objektivi personal për t’u shpallur “Këpuca e Artë”. “Faza e dytë ka qenë sigurisht më e vështirë për ne, gjë që është reflektuar edhe te rezultatet që ne kemi marrë. Mirëpo kjo nuk ka ardhur vetëm sepse nuk jemi paraqitur në mënyrën e duhur, por sepse kundërshtarët janë mobilizuar dhe kanë zhvilluar një lojë të fortë. Gjithsesi, mendoj se fitorja e një jave më parë ndaj Dinamos ka ardhur në momentin e duhur dhe besoj se e gjithë skuadra është çliruar edhe në aspektin psikologjik, për të kërkuar të tjera suksese, pasi vetëm kështu mund t’i realizojmë objektivat tanë”, – nënvizoi Dervishi. Sulmuesi bardhekaltër pranon se primar për të mbetet objektivi i skuadrës. “Natyrisht, për mua kryesore mbetet që Shkumbini të realizojë objektivat sezonalë, pasi është puna e një skuadre të tërë dhe e stafit drejtues që punon pa u lodhur. Kurse sa i takon faktit që unë jam në garë për të fituar trofeun e golashënuesit, kjo sigurisht që mbetet një sfidë mjaft e veçantë dhe nuk kam pse ta fsheh dëshirën që ndjej për ta fituar atë. Në ndeshjet e fundit nuk kam qenë në formën time optimale, por them se pak nga pak do arrij të jap maksimumin tim në fushë. Ndaj Pogradecit na pret një përballje e vështirë, por ne jemi të karikuar për ta fituar atë dhe shpresoj që të jem unë shënuesi i golit të trepikëshit”, – shtoi Dervishi.

Shkumbini, dy ndryshime të detyruara kundër Pogradecit
Në kampin peqinas, sfida e radhës ndaj Pogradecit duket se ka marrë vlerësimin maksimal dhe e gjithë skuadra po punon intensivisht, në mënyrë që të korrigjojë diçka në lojën e saj. Dje, trajneri Mile i ka “shtrydhur” mirë futbollistët, teksa ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Gjendja e lojtarëve duket optimale dhe pa asnjë problem, mirëpo vlen për t’u theksuar se për ndeshjen e radhës ndaj liqenorëve, skuadrës peqinase do t’i mungojnë dy titullarë. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Diop dhe mesfushorin Shenaj, të cilët kanë një peshë të konsiderueshme në formacionin e Shkumbinit. Këta të fundit nuk do të jenë të gatshëm për shkak të kartonëve. Por, stafi teknik me në krye Milen, bën me dije se janë marrë të gjitha masat që mungesa e tyre të mos ndihet në fushën e lojës. Në një ndeshje kontrolli të zhvilluar brenda grupit, trajneri ka provuar në rolet e futbollistëve që mungojnë, mbrojtësin Amarildo Lundraxhiu dhe mesfushorin Kliment Nastovski. Parimi i Miles është që të aktivizojë ata futbollistë që janë më në formë, e që japin maksimumin e tyre edhe në seancat stërvitore. Pas ndeshjes së kontrollit, tekniku ka provuar futbollistët e tij në gjuajtjet drejt portës. Në ndeshjet e fundit, skuadra ka hasur vështirësi në fazën përmbyllëse të aksioneve dhe kjo ka bërë që beratasi i pankinës të korrigjojë diçka në këtë aspekt.

Një ish kundër Pogradecit: Asnjë hakmarrje, por fiton Shkumbini
Edhe pse është aktivizuar në pjesën e dytë, lojtari maqedonas Nastovski i ka dhënë impuls lojës të peqinasve në inkursionet sulmuese, duke dhenë kontribut në fitoren e ekipit të tij në përballje ndaj Dinamos. Ky futbollist në fazën e parë ka luajtur për Pogradecin, skuadër me të cilën Shkumbini do të ndeshet këtë të hënë. Mesfushori është i bindur se ekipi i tij do të arrijë një tjetër fitore, duke treguar edhe një herë formën e mirë që po kalon. “Ekipi i Shkumbinit ka kryer një kampionat shumë të mirë. Ekipi është ngritur me lojtarë të rinj, por me dëshirën dhe vullnetin e mirë për të dhënë më të mirën për ekipin e tyre. Fakti që ekipi vërtitet në mesin e artë të klasifikimit do të thotë që jo vetëm që ka arritur për momentin objektivin, për të qenë jashtë zonës së ftohtë por edhe e ka kaluar atë mëse pozitivisht. Për sa i përket ekipit të Pogradecit mendoj se kemi një përballje jo shumë të lehtë. Unë kam qenë pjesë e këtij ekipi në fazën e parë dhe padyshim që kam respektin tim për djemtë e këtij ekipi. Ajo që ndjej si ndryshim mes këtyre dy ekipeve është fakti që në Peqin janë shumë të vendosur në synimin që i kanë vënë vetes ndaj ky ekip është edhe në pozita më komode. Për mua ka shumë rëndësi që të jem në formë të mirë sportive dhe të jem në fushën e lojës. Shpresoj që në këtë takim të jem prezent. Mos mendoni se kam dëshirë të ndonjë hakmarrje apo diçka të tillë për largimin tim nga Pogradeci. Unë dëshiroj që sikurse çdo lojtar tjetër të luaj dhe të them fjalën timë në fushën e blertë”.

Mungojnë Diop e Shenaj, Mile nuk shqetësohet
Fitorja e Shkumbinit kundër Dinamos ishte tepër e rëndësishme për mbijetesën, por ka pasur edhe pasoja. Këtë javë luan përsëri në shtëpi, me Pogradecin, por trajneri Kristaq Mile nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Janë Papa Diop dhe Fejzo Shenaj, dy lojtarët që “gatuan” golin e fitores kundër Dinamos. Të dy lojtarët janë ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen me blutë, i treti për secilin prej tyre, kështu që janë të pezulluar për një javë. Por Mile, ndonëse i vlerëson dy lojtarët, thotë se nuk është ky problemi i tij kryesor për këtë ndeshje. “Kemi zhvilluar një pjesë shumë të rëndësishme të kampionatit me djem të rinj”, thotë trajneri. “Kemi pasur besim te kontingjenti dhe mendoj se kemi bërë më të mirën e mundshme. Ekipi ynë funksionon si një grup dhe kjo ka qenë një ndër armët tona kryesore. Gjithmonë ka nevojë për ndryshim dhe rikuperime të gabimeve që hasim nga ndeshja në ndeshje. Kam besim se ndeshja ndaj Pogradecit do të vlerësohet maksimalisht nga djemtë tanë për të marrë edhe një tjetër fitore, e cila na qetëson dhe na bën më të sigurt në rrugën drejt mesit të klasifikimit. Besoj se lojtarët që do të luajnë në vend të Diopit dhe Shenajt nuk do të më zhgënjejnë dhe do ta bëjnë mirë detyrën e tyre”.

Shenaj: Pogradeci do të marrë vlerësim maksimal
Në përfundim të takimit me Dinamon, mesfushori i Shkumbinit, Fejzo Shenaj, ka marrë përgëzime të shumta nga drejtuesit dhe tifozët peqinas për golin e shënuar në minutat e fundit. Ishte një gol me vlera, që i çliroi të gjithë që erdhi në momentet e fundit të takimit, duke i dhënë fitoren tripikëshe ekipit bardhekaltër.

Për gjirokastritin që luan sezonin e 5-të me Shkumbinin, ishte goli i dytë që shënon në sezon, pas atij me Tomorin, në fitoren 6–2 në fazën e parë në Peqin, duke treguar që kërkon ta ndihmojë sa më shumë ekipin.

“Jam i gëzuar dhe i kënaqur që shënova në ndeshjen e fundit, por më shumë që ky gol rezultoi përcaktues, duke i dhënë fitoren ekipit tim. Merita për golin nuk është vetëm imja, por e gjithë ekipit, që besoi deri në fund për t’u shpërblyer me fitore, në një ndeshje të vështirë deri në fund përballë Dinamos.

Fati e desh që unë të gjendesha në vendin e duhur për të shfrytëzuar saktë topin e përplasur në traun e sipërm të portës, pas gjuajtjes me kokë të mbrojtësit Diop, duke e pasur të lehtë të gjeja rrugën e rrjetës,” – deklaron mesfushori Shenaj. Gjirokastriti i Shkumbinit pranon që ai personalisht dhe ekipi i tij vuajtën jo pak në ndeshjen me Dinamon, që në Peqin luajti me dëshirën për të mos dalë pa pikë. “Të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe kjo u pa edhe në përballjen me Dinamon.

Ndoshta ne e morëm pak lehtë në fillim. Mund ta quajmë veten me fat që e fituam këtë përballje dhe nuk u ndëshkuam nga kundërsulmet e kundërshtarit. Kalendari na vë përballë me një tjetër kundërshtar që renditet në vendet e fundit dhe po kalon një moment jo të mirë, por kjo nuk duhet të na vërë në gjumë, duke e menduar të lehtë fitoren.

Duhet ta vlerësojmë si duhet kundërshtarin e radhës, sepse nuk na lejohet rezultat tjetër, përveç fitores. Kjo arrihet më lehtë kur ne do të dimë të zbatojmë si duhet detyrat e trajnerit në fushën e lojës, për të qenë më racionalë dhe për të arritur që t’i shfrytëzojmë më mirë rastet që na paraqiten përpara portës  kundërshtare. Me Pogradecin duhet të jemi ngulmues që në fillim,” – ka përfunduar mesfushori Fejzo Shenaj.

“Pengu” i Mustafajit, nuk i shënoj Dinamos
Fitorja e arritur në fundjavë përballë Dinamos është konsideruar si mjaft e rëndësishme për Shkumbinin. Madje, duke parë edhe rezultatet e rivalëve në luftën për mbijetesë, në kampin bardhekaltër kjo fitore është vlerësuar si një hap i sigurt drejt objektivave sezonalë. Futbollistët peqinas, nën drejtimin e trajneri Mile, kanë nisur punën për të korrigjuar defektet që u vunë re në sfidën ndaj bluve, ku më së shumti kërkohej që reparti i sulmit të ishte më efikas para portës kundërshtare. Sulmuesi peqinas, Erion Mustafaji, në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” është shprehur se ndaj Dinamos ishte shumë pranë shënimit, mirëpo sipas tij ishin disa episode që e penguan të dilte te goli. “Në sfidën ndaj Dinamos e gjithë skuadra jonë ishte e karikuar për ta kaluar me sukses, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores mund të komprometonte pozitat tona në klasifikim. Në këto kushte, detyra jonë kryesore ishte që të jepnim kontributin në suksesin e skuadrës, megjithëse personalisht kisha shumë dëshirë të shënoja. Në fakt, kam pasur dy mundësi të mira për të realizuar, mirëpo në rastin e dytë jam penguar në mënyrë të parregullt nga mbrojtja dinamovite kur po i drejtohesha portës. Por gjyqtari nuk ishte në të njëjtën mendje, ndaj nuk dha penallti. Gjithsesi, janë episode që tashmë janë arkivuar, pasi fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe ne siguruam fitoren”, – thotë Mustafaji.

Pogradeci - Ndeshja e radhës për Shkumbinin është ajo me Pogradecin, ekip që pas disa humbjeve radhazi do të kërkojë me ngulm fitore. Sulmuesi nuk nguron të flasë as për këtë takim, madje shpreh bindjen se goli i munguar kundër Dinamos do të vijë kundër liqenorëve. “Sigurisht që çdo sulmues e kërkon golin me insistim në çdo ndeshje. Unë asnjëherë nuk demoralizohem kur nuk shënoj, pasi për mua e rëndësishme është që të jap kontributin në arritjen e fitores. Në sfidën ndaj Pogradecit shpresoj që të rikthehem te goli, sepse dua të kënaq edhe sportdashësit tanë të zjarrtë që na mbështesin në çdo ndeshje”, – ka thënë në përfundim të fjalës së tij Mustafaji.