Ballhysa: Me Kotorrin dhe Ajazin, porta OK

Ballhysa: Me Kotorrin dhe Ajazin, porta OK

No Comments on Ballhysa: Me Kotorrin dhe Ajazin, porta OK

Me mbarimin e kampionatit të gjitha skuadrat e Superiores bëjnë rezymenë e sezonit, duke nxjerrë në pah anët pozitive dhe negative të ekipit të tyre. Në Peqin, Shkumbini i këtij edicioni ka marrë një vlerësim maksimal për paraqitjen që bënë futbollistët e rinj, të cilët kanë mundur të alternohen mjaft mirë nga stafi teknik, me në krye trajnerin Mile. Në të njëjtën linjë mendimi është edhe trajneri i portierëve, Arianit Ballhysa. Ky i fundit në një bisedë për “Panorama Sport” analizon ecurinë e ruajtjes së katërkëndorit të bardhekaltërve. Ai shprehet se e sheh të sigurt me Kotorrin dhe të riun Ajazi. “Kemi mbyllur një sezon mjaft të vështirë, megjithatë më e rëndësishmja është fakti që skuadra arriti të mbijetonte në elitën e futbollit shqiptar. Mendoj se merita për këtë i takon të gjithë skuadrës, e cila ka ditur të tregojë vlerat e saj në ndeshje decizive, duke arritur të marrë pikë edhe në transfertë. Ndërsa sa i takon paraqitjes që kanë bërë portieri Kotorri dhe Ajazi, unë në rolin e trajnerit të tyre do të thosha se kam mbetur mjaft i kënaqur. Është për t’u vlerësuar përkushtimi i Kotorrit në stërvitje, por gjithashtu edhe dëshira e të riut Ajazi, i cili konkurron për të qenë pjesë e formacionit. Personalisht mendoj se e ardhmja e portës së Shkumbinit me këta dy emra është e sigurt edhe për sezonin e ardhshëm”, – u shpreh Ballhysa. Trajneri peqinas nuk harron të përmendë edhe portierin e ri tiranas, Xhino Sejdo, i cili ishte pjesë e peqinasve gjatë fazës së parë. “Më duhet të përgëzoj edhe portierin Sejdo, i cili së fundmi është bërë pjesë e ekipit kombëtar”, – përfundoi trajneri i portierëve, Ballhysa.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top