Friday, September 10th, 2010

Bashkia u bën thirrje sponsorëve për të kontribuar

Published on June 24, 2009 by stilltoni   ·   No Comments

bashkia
Gjatë viteve të fundit është vënë re se çelësi i suksesit të skuadrës
së Shkumbinit ka qenë pikërisht bashkëpunimi me donatorët dhe
sponsorët, që kanë financuar për këtë skuadër. Bardhekaltrit, siç
dihet janë në pronësi të bashkisë së qytetit të Peqinit dhe si e tillë i
takon këtij institucioni që të formojë dhe të ndërtojë skuadrën në çdo
sezon futbollistik. Mirëpo, duke qenë se për të ndërtuar një ekip
cilësor dhe pretendent nevojiten financa të mëdha, bashkia ka kërkuar
që edhe këtë herë të ketë mbështetjen e ndonjë sponsori. “U bëj
thirrje të gjithë atyre donatorëve, të cilët duan të kontribuojnë për
skuadrën e Peqinit, të mos ngurojnë për të ardhur, pasi bashkia
mirëpret këdo që do të jetë i gatshëm në këtë drejtim”, përfundoi
zyrtari i lartë i Bashkisë së Peqinit, Erdit Kosta.
Panoramasport


Readers Comments (0)




Te ngjashme