“Besnikët” kërkojnë rikthimin e Maganit te Shkumbini

“Besnikët” kërkojnë rikthimin e Maganit te Shkumbini

No Comments on “Besnikët” kërkojnë rikthimin e Maganit te Shkumbini

Lajmi i largimit të trajnerit Gugash Magani nga pankina e Besës ka shtuar optimizmin te Shkumbini. Grupimi i tifozëve “Besnikët” kanë reaguar menjëherë, ndërsa kanë kërkuar që në pankinën peqinase të ulet pikërisht Magani. Në fakt, edhe trajneri Branica deri më tani shihej si një alternativë e mundshme dhe nuk është çudi që të dy këta trajnerë, të cilët edhe më parë kanë punuar së bashku në Peqin apo në Vlorë, të drejtojnë sërish Shkumbinin. Gjithsesi, deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, ndërsa ditët e ardhshme do të jenë përcaktuese sa i përket njeriut që do ta drejtojë këtë skuadër. Kështu, kjo javë është vlerësuar si momenti i duhur nga drejtuesit e klubit për të marrë disa nga vendimet kryesore që kanë të bëjnë me të ardhmen e Shkumbinit. Në një bisedë për “Panorama Sport”, shefi i klubit peqinas, Astrit Isaji, sqaron se brenda kësaj jave do të marrin zgjidhje dy prej çështjeve kryesore. “Prej disa ditësh jemi duke menduar dhe bërë planet në lidhje me përgatitjet për sezonin e ri. Sigurisht që dy prej çështjeve më imediate që kërkojnë zgjidhje janë caktimi i trajnerit dhe fillimi i fazës përgatitore, por pa dyshim që edhe çështja e afrimit të një donatori vazhdon të jetë primare në axhendën tonë. Sa i takon emërimit të trajnerit të ri besoj se kjo do të zgjidhet pas mbledhjes që do të bëjë bordi drejtues, i cili do të shqyrtojë alternativat e mundshme për këtë post. Ndërsa sa i takon çështjes së fillimit të fazës përgatitore, ajo mund të nisë në mesjavë, pra rreth datës 5 korrik, ose afati i fundit mbetet fillimi i javës së ardhshme. Ne kërkojmë të ruajmë grupin që mbyllën sezonin me Shkumbinin, por sigurisht që më parë do të vlerësojmë edhe anën financiare të klubit për të parashtruar më pas edhe ofertat tona kundrejt futbollistëve. Në rast se gjithçka shkon mirë, atëherë edhe ne mund të bëjmë ndonjë lëvizje në merkato për të afruar elementë cilësorë”.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top