Besniket: Po përligjni kënaqesinë tonë.

Besniket: Po përligjni kënaqesinë tonë.

Besniket: Po përligjni kënaqesinë tonë.

No Comments on Besniket: Po përligjni kënaqesinë tonë.

Ekipi I shkumbinit që prej një viti e gjysëm ka me vete një mbështetës të fuqishëm në cdo ndeshje në cdo situatë grupin e tifozëve Besnikët. Por pas ndeshjes ndaj Flamurtarit më të zhgënjyerit janë pikwrisht ata. Në uebsaitin e tyre por edhe në mediat sportive moderatorët e Besnikëve kanë dhënë këtë deklaratë: Kemi ndjekur me shumë dëshpërim gjithcka të nxjerrë në mediat vizuale pas ndeshjes me Flamurtarin. Jemi vërtet të indinjuar nga gjithcka që është reklamuar dhe thënë për gjithcka të pabazë e të pavërtetë. Në stadiumin e peqinit vërtet është festuar hareshëm dhe zhurmshëm për ndeshjen e fundit në shtëpi të ekipit por edhe për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Ne jemi një grup djemsh dhe dashamirës të sportit në peqin dhe këtë e kemi treguar edhe në ndeshjet që ekipi I ka zhvilluar jashtë fushës së tij. Mirëpo e gjithë kjo kënaqësi dhe e drejtë për të festuar nga ne është kthyer në një duel armësh sipas mediave. Ne vërtet jemi një qytet I vogël që e do pa masë futbollin por kjo nuk duhet të lejojë askënd që për një show të rremë të përligjë festën e drejtë të grupit tonë. Kemi mbështetur me fishekzjarre shashka daulle dhe brohoritje deri në fund ekipin tonë sepse kemi të lidhur një pjesë të mirë të jetës sonë me futbollin. Ndaj do ti kërkonim gjithkujt që ka abuzuar në këtë takim të kërkojë ndjesë dhe të tërheqë cdo shpifje që e quan fushën tonë fushën e armëve

About the author:

Leave a comment

Back to Top