Bindja e Shenajt: E nisim me fitore ndaj Bylisit

Bindja e Shenajt: E nisim me fitore ndaj Bylisit

Bindja e Shenajt: E nisim me fitore ndaj Bylisit

No Comments on Bindja e Shenajt: E nisim me fitore ndaj Bylisit

Shkumbini e ka përqendruar vëmendjen te sfida e parë e fazës së dytë, të cilën do ta luajë në shtëpi përballë Bylisit. Djemtë e drejtuar nga trajneri Kristaq Mile e kanë të qartë se fitorja ndaj një rivali direkt është mjaft e vështirë, ndaj dhe po përgatiten intensivisht për të qenë në formën më të mirë. Sipas mesfushorit gjirokastrit, Fejzo Shenaj, përballja me Bylisin është mjaft e rëndësishme, pasi objektivi i peqinasve është që ta nisin me fitore, çka do të thotë se çdo rezultat tjetër nuk do t’u hynte aspak në punë. “Gjatë këtyre javëve, puna jonë ka qenë intensive dhe forma e skuadrës ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Në miqësoret që kemi zhvilluar duhet thënë se kemi pasur disa mungesa, për rrjedhojë rezultatet e marra në këto përballje sigurisht që nuk tregojnë aspak forcën tonë reale. Ne që prej fillimit të përgatitjeve kemi pasur si objektiv që në sfidën e parë zyrtare të arrijmë formën tonë më të mirë, dhe besoj se të gjithë futbollistët janë gati të japin kontributin e tyre”, ka thënë Shenaj. Duke vijuar më tej, mesfushori gjirokastrit kërkon të karikojë shokët e skuadrës për sfidën e parë të fazës së dytë ndaj ballshiotëve. “Në fazën e parë kemi bërë paraqitje mjaft të mira dhe sigurisht që kërkojmë ta nisim ashtu siç e mbyllëm, pra me fitore. Bylisi është një ekip që ka afruar disa futbollistë në merkato dhe mbetet rivali ynë, nisur edhe nga pikët e njëjta që ndajmë në tabelën e klasifikimit. Këto detaje e bëjnë këtë sfidë akoma më të vështirë, por motivimi ynë për ta nisur me fitore përballë tifozëve duhet të na shërbejë për të dhënë maksimumin në fushë. Dhe natyrisht duke luajtur me kujdes do të arrijmë synimin tonë, që është marrja e tri pikëve”, ka përfunduar mesfushori bardhekaltër, Shenaj.
Nastovski nis përgatitjet me peqinasit

Dje Shkumbinit i është bashkuar në seancat stërvitore mesfushori maqedonas, Kliment Nastovski, i cili është edhe afrimi i vetëm i bardhekaltërve në merkaton e dimrit. Maqedonasi luan në rolin e organizatorit dhe me shumë gjasa pritet të aktivizohet si titullar, megjithëse mbetet për t’u parë forma e tij fizike. Sidoqoftë, ai do të jetë një armë më shumë në formacionin e trajnerit Kristaq Mile në këtë fazë të dytë, që pritet të jetë akoma më e fortë, duke pasur parasysh synimet e skuadrave.

About the author:

Leave a comment

Back to Top