Friday, May 18th, 2012

Biturku: Trofeu i fundit na nxit më tepër

Published on August 20, 2010 by   ·   No Comments

Zëvendëstrajneri i Besës, Ilir Biturku, tregon seriozitetin e verdhezinjve

Një ditë më parë ishte trajneri Duro që kërkonte të ndalte euforinë e krijuar pas fitimit të Superkupës nga Besa. Pak më ndryshe shprehet zëvendësi i tij, Ilir Biturku, i cili e sheh trofeun e fundit më shumë si motivim, për të besuar se ky grup mund të mposhtë këdo, qoftë edhe Dinamon, ekipin kampion dhe një nga pretendentët më seriozë edhe sivjet në lufton për titull.

Dhe në të vërtetë gjatë këtyre ditëve pothuajse është harruar Superkupa dhe të gjithë mendojnë për sfidën e parë me Skënderbeun të hënën në Kavajë. Ja çfarë thotë zëvendëstrajneri i Besës, Ilir Biturku, në lidhje me përgatitjet që po bëjnë kavajasit për premierën e sezonit: “Natyrisht, të hënën deri vonë, por edhe të martën festuam, një gëzim i ligjshëm, pasi ishte Superkupa e parë për Besën dhe ne nuk është se kemi aq shumë trofe sa të kalohej kështu kollaj ai gëzim.

Por të mërkurën pashë tjetër mobilizim, të gjithë në stërvitje kishin ulur kokat dhe dukej që kishte rënë entuziazmi, të paktën i parë nga jashtë. Ishte trajneri Duro, që edhe publikisht ua kërkoi djemve të “shtrëngojnë rripat”, pasi qysh në premierë i pret një sfidë e vështirë. Dhe dy ditët e fundit është parë një impenjim më i madh.

Unë e shoh që ky trofe vetëm sesa i ka motivuar më tepër djemtë. Shumica kanë eksperiencë dhe nuk mund të kalojnë kështu kollaj në eufori, aq më tepër që janë koshientë që ajo ishte vetëm një ndeshje.” Vërtet Besa dhe Dinamo ishin të vetmet që kanë luajtur këtë javë dhe ndokush mund të thojë se verdhezinjtë mund të ndihen disi të lodhur, por duke u luajtur sërish të hënën ndeshja, Superkupa mund të quhet edhe testi më ideal për stafin teknik, që tashmë e kanë të përvijuar formacionin për ndeshjen hapëse me korçarët, ndoshta me ndonjë ndryshim të vogël vetëm në momentet e fundit.

Presidenti Bizhdili ka premtuar edhe të paktën një surprizë deri në mbyllje të merkatos, megjithatë stafi teknik i Besës është duke i bërë llogaritë me këtë kontigjent. Edhe po erdhi ndonjë në momentet e fundit, me siguri që në javën e parë nuk do të aktivizohet. “Do të kërkojmë më të mirën që në ndeshjen e parë, edhe pse përballë kemi një nga pretendentët e këtij sezoni, Skënderbeun, që nga dita në ditë po forcohet. Kjo nuk na tremb, përkundrazi, na motivon më tepër.

E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por përballë tifozëve tanë edhe një herë tjetër do të kërkojmë maksimumin, për t’u dhënë atyre kënaqësi të tjera, ashtu siç do të përpiqemi që gjatë gjithë sezonit të bëjmë ndeshje vërtet të bukura,” – përfundon zëvendëstrajneri i Besës, Shpëtim Duro.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • ndeshje futbolli live
  • sporti ekspres
  • ilir biturku

Tags: , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish