Friday, May 18th, 2012

Bizhdili: Besa do të festojë edhe sot

Published on August 23, 2010 by   ·   No Comments

Sot festë në Kavajë, mijëra tifozë me fishekzjarre, flamuj e banderola presin fitoren

Takimi i sotëm mes Besës dhe Skënderbeut pritet të shndërrohet në një festë të vërtetë. Gjatë kësaj jave, siç mësojmë nga shoqata e tifozëve verdhezinj, ka nisur organizimin, madje edhe me njoftime në publike që në stadium të jenë prezentë mijëra fansë. Ambicia e Skënderbeut dhe deklaratat se “nga Kavaja nis titulli”, i ka vënë në sedër më shumë fansët verdhezinj. Kavajasit thonë: “Skënderbeut, mikpritje në tribuna, “dajak” në fushë”.

“Korçarët meritojnë të gjithë respektin dhe janë të mirëseardhur, deklaron presidenti i Besës, Nexhat Bizhdil. U garantoj drejtuesve, stafit dhe tifozëve korçarë se në Kavajë do të ndihen si në Korçë. Me dallimin e vetëm se, ndërsa në tribuna u kemi rezervuar mikpritje e respekt, në fushë do të munden. Besa ime patjetër do ta nisë me fitore sezonin dhe më pas në Tiranë ndaj Dinamos do të bëjmë të njëjtën gjë.

Me këtë rast, apeloj të gjithë fansët verdhezinj, veçanërisht emigrantët që bëhen gati të largohen, të vijnë të shijojnë futbollin e vërtetë dhe furinë e Besës.”
Premio për fitore, 6 milionë lekë
Ende pa u ftohur “xhepat” nga premioja e Superkupës, futbollistët e Besës do t’i gëzoohen një tjetër premioje, asaj të fitores ndaj Skënderbeut. Vetëm pardje stafi dhe futbollistët verdhezinj morën secili nga 50 mijë lekë të rinj premio si fitues të Superkupës.

Duket se Besa këtë sezon do të përsërisë atë të tre viteve më parë, kur vetëm premiot e fituara javë pas jave kapnin shifra milionëshe për çdo futbollist. Kot nuk thonë futbollistët mes tyre: nëse do lekë, shko te Besa. Mësohet së për ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut, klubi ka vënë 6 milionë lekë të vjetra si shpërblim në rast se kavajasit fitojnë.

Tifozët ultras, përgatitje madhështore
Ka më se një javë që fansët verdhezinj kanë nisur organizimin e tyre me rastin e takimit të sotëm. Janë blerë me dhjetëra fishekzjarre, me qindra flamurë e bluza, por edhe disa banderola, ku i thurret himn Besës. Njëri prej tifozëve më të thekur deklaron:

“Nuk bëhet stan me ujqër. Të marrësh borxh nga Kavaja, siç bënë korçarët me Shehin, Dragushën, Vrapin, Fagun dhe Shkëmbin, që mbeten idhujt tanë, të jeni të sigurt se përballë publikut kavajas atyre do t’u lidhen këmbët, do ta shihni. Ne e kemi krenari të thërrasim emrat e tyre, por nuk fitojnë dot për ekip tjetër. Ata i dhanë shumë Besës dhe mbeten idhujt tanë.”

Dueli mes sulmit verdhezi dhe “ish”-ëve
Shehi, Dragusha dhe Vrapi përballë Haxhibuliçit dhe Cikalleshit.
Mjaft intriguese mbetet sfida e sotme edhe për një fakt mjaft domethënës. Sulmuesit verdhezinj do të kërkojnë t’u shënojnë pikërisht “ish”-ëve të Besës, Shehit, Dragushës, Vrapit dhe Fagut.

Do të jetë një duel, sa i bukur, aq edhe i vështirë, kur dihet klasi i prapavijës korçare, ajo prapavijë që vjet me fanellën verdhezi ishte pa dyshim më e mira e superligës. A do të jetë e tillë ajo edhe me fanellën bardhekuqe? Kjo mbetet për t’u parë, duke nisur nga sot.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • futboll live
  • besa shkumbini peqin live tv

Tags: ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish