Wednesday, February 8th, 2012

Blanko: Konkurrenca rrit cilësinë te Dinamo

Published on July 31, 2010 by   ·   No Comments

Sipas trajnerit dinamovit Luiz Blanko, Dinamos i nevojiten afrime e reja për të progresuar mes grupit

Dinamo, krahas merkatos së vazhdueshme verore, tashmë do të udhëtojë drejt Sllovenisë për të kryer fazën përgatitore numër 2, pasi një të tillë blutë e kanë zhvilluar përpara performancës në Ligës e Kampionëve. Numri një i pankinës dinamovite Luis Blanko, tashmë është konfirmuar në krye të Dinamos edhe për sezonin 2010 2011. I intervistuar nga mediat e pranishme përpara nisjes drejt Sllovenisë, ai ka komentuar lakimet e fundit të merkatos së Dinamos, duke e konsideruar pozitive konkurrencën në skuadër.

Emrat e fundit që fliten në radhët e dinamovitëve janë luksi, kur bëhet fjalë për Dorian Bylykbashin dhe Ervin Bulkun. Ndërkohë që Blanko komenton edhe miqësoret e luksit ndaj Real Sociedad dhe Palermos, të cilat sipas tij, ia rritin piacën Dinamos, duke ngritur cilësinë dhe përkushtimin.

- Sa ju shërben kjo fazë përgatitore sërish në Maribor të Sllovenisë?
- Janë 8 ditë intensive dhe do të zhvillojmë 3 ndeshje miqësore dhe kjo fazë do të na shërbejë shumë. Flitet për kundërshtarë me infrastrukturë të nivelit të parë dhe ne do të na shërbejë shumë për të rritur cilësinë dhe nivelin profesional. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, kur flitet për ekipe si Real Sociedad dhe Palermo.

- Me çfarë strategjie do të ndërtohet stërvitja juaj atje?
- Skuadra duhet të mendojë për Ligën e Kampionëve, edhe stërvitja, mentaliteti, përkushtimi e gjithçka duhet të bazohen në këtë nivel që të mendojmë për të ardhmen. Sigurisht, në fillim duhet të mendojmë për t’u shpallur kampionë të Shqipërisë, por unë jam i bindur se, duke punuar në ritmet e Ligës së Kampioneve, do të arrihet edhe objektivi në kampionat. Kujtoj që në përballjet me Sherif Tiraspolin patëm vetëm 1 muaj kohë për të përgatitur ekipin.

- Flitet për dy lojtarë të kombëtares. Ju jeni në dijeni?
- Po, jam në dijeni që ata mund të vijnë.
- A i njihni Bylykbashin dhe Bulkun si futbollistë?
- Po, kam parë disa video të kombëtares. Sigurisht, ato nuk ishin aktuale, por më shërbyen për të parë karakteristikat e futbollistëve. Do të shohim cili nga ata do t’i bashkohet Dinamos.
- Konkurrenca në skuadër është negative apo pozitive?

- Për mendimin tim, pozitive. Unë jam për idenë që të ketë konkurrencë, është e vetmja mënyrë që skuadra të rritet në nivel. Nëse dikush nuk është i përqendruar në punën e tij, atëherë ka dikënd tjetër pas shpine që e pret. Ndërkohë, nëse do të kemi vetëm 11 futbollistë, spontanisht futbollistët nuk japin më të mirën e tyre.

- Të kesh disa futbollistë të kombëtares është një luks i madh. A e ndieni diçka të tillë?
- Eshtë luks. Le të jenë edhe 10 futbollistë nga kombëtarja, është diçka pozitive. Gjithnjë është diçka e mirë kur ke lojtarë me nivel teknikë në skuadër. Edhe skuadra me këta elementë funksionon më mirë.

Blanko: Konkurrenca rrit cilësinë te Dinamo

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • klubet e futbollit shqip

Tags: , , , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics