Branica: Strategji efikase, por duhen edhe tri afrime

Branica: Strategji efikase, por duhen edhe tri afrime

No Comments on Branica: Strategji efikase, por duhen edhe tri afrime

Një prej futbollistëve më të spikatur të Shkumbinit ndër vite, Sokol Branica, i cili së fundmi ka punuar në rolin e trajnerit në disa ekipe, jep pëlqimin e tij në lidhje me strategjinë që po ndje klubi bardhekaltër, duke i besuar elementit vendës. Në një bisedë për “Panorama Sport”, ai analizon ecurinë e skuadrës peqinase gjatë këtij sezoni dhe beson se duke ruajtur grupin aktual, por duke shtuar edhe ndonjë element cilësor, Shkumbini do të jetë një grup i fortë edhe për sezonin e ri. “Mendoj se sezoni që sapo u mbyll ka qenë mjaft i vështirë. Por nuk mund të mos e pranoj që klubi ka ndjekur një strategji pozitive, duke i besuar elementit të ri vendës, i cili është alternuar me ata futbollistë që kanë më tepër eksperiencë mbi supe. Sigurisht, kur ruhet pjesa më e madhe e një skuadre premisat janë që ajo të bëjë një paraqitje të mirë ose akoma më të mirë. Në këtë kontekst, ajo që ka më shumë rëndësi është merkatoja, pra afrimi i 2-3 elementeve cilësore që do mund të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Afrimi i futbollistëve me eksperiencë jo vetëm do të rriste cilësinë, por do të shtonte edhe konkurrencën në ekip”, – ka thënë Branica.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top