Ks Shkumbini Peqin Albania Kampionati Shqiptar i Futbollit Superliga » Sporti Shqiptar

Ja sa kushtojne skuadrat shqiptare…
Në janar 2011, kampionati elitar vlente mbi 52 milionë euro. Tani “vetëm” 28

Rritet numri i skuadrave, por bie cilësia. Flamurtari është skuadra më e shtrenjtë. Dinamo thuajse e shpërbërë, mbyll klasifikimin

Kategoria Superiore vazhdon të humbasë shkëlqimin. Përveç shtyrjes së kampionatit, që erdhi për shkak të moslicencimit të 9 klubeve dhe 3 stadiumeve, kriza është e dukshme te financat. Në harkun e 7 muajve, ose më saktësisht nga merkatoja e janarit deri në merkaton e verës, vlera e aktivitetit elitar të futbollit në Shqipëri është përgjysmuar. Shifrat flasin qartë: nëse në janar 2011 vlera e Superiores përllogaritej në 52 milionë e 150 mijë euro, tashmë ajo ka zbritur në afro 28 milionë e 100 mijë euro (24 milionë e 900 mijë sterlina). Këtë e tregon faqja e specializuar e financave në botën e futbollit, “transfermarkt”.

Edhe pse për sezonin 2011-2012 numri i skuadrave është rritur në 14 (nga 12 që konkurronin gjatë sezonit të kaluar), cilësia ka rënë në mënyrë të dukshme. Klubet shqiptare janë në një krizë të dukshme financiare, dhe kjo dallohet lehtësisht, mbi të gjitha te disa prej emrave më të rëndësishëm si Dinamo apo Vllaznia.

Në rënien e vlerës së Superiores ka ndikuar mbi të gjitha “dobësimi” i kontingjentit të skuadrave pretendente. Aktualisht, ekipi më i kushtueshëm i kampionatit është Flamurtari. Vlera e talenteve vlonjate dhe blerjet e goditura të klubit kanë bërë që në letër kuqezinjtë të jenë sërish pretendentë për titullin. Me afrimet e Hysës, Abraham, Shtubinës e Arbërit, kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga mbyllja e merkatos, vlera e Flamurtarit përllogaritet në afro 3 milionë e 450 mijë euro.

Pavarësisht merkatos bombastike dhe blerjeve të mëdha, korçarët renditen të dytët. Me afrimin e Ivan Gvozdenoviç -  në merkato mbrojtësi serb kushton afro 150 mijë euro – vlera e ekipit korçar u ngjit në 3 milionë e 275 mijë euro. Nëse, ashtu siç është parashikuar, realizohet edhe një blerje cilësore, skuadra e Duros do t’ia marrë stafetën Flamurtarit. Megjithatë, duhet theksuar se në krahasim me shtatë muaj më parë, vlera e Skënderbeut është përgjysmuar: me ndërhyrjet e fuqishme të presidentit Zeqo, në janar skuadra kushtonte rreth 6 milionë euro.

Largimet e shumta kanë sjellë edhe përgjysmimin e vlerës së Tiranës. Lojtarët bardheblu të marrë së bashku në merkato kushtojnë 2 milionë e 475 mijë euro dhe aktualisht 24 herë kampionët e Shqipërisë renditen të tretët mes ekipeve më të kushtueshme në Superiore. Gjithsesi, në Superkupë ata treguan në fushë se pretendojnë titullin.

Në mënyrë surprizë, në vendin e katërt dhe të pestë janë Kastrioti (2 milionë e 475 mijë euro) dhe Kamza (2 milionë e 450 mijë euro). Me largimin e presidentit Fushaj dhe disa lojtarëve, vlera e Vllaznisë ka rënë nën 2 milionë euro, ndërsa pas saj vijnë Tomori (1.8 milionë), Bylisi (1.7), Shkumbini (1.7), Laçi (1.6), Pogradeci (1.5), Apolonia (925 mijë euro) dhe në fund renditet Dinamo me pak mijëra euro, duke vlerësuar vetëm talentet e akademisë, pasi blutë nuk kanë më lojtarë

“Përdhunohet” futbolli dhe Superkupa, para syve te gjithe shqiptareve
Sporti Shqiptar/Bardheblutë fitojnë trofeun, por “humbasin” tifozët, ndërsa organizimi skandaloz i federatës për pak prodhoi tragjedi në stadium

Futbolli shqiptar ka rrezikuar mbrëmë të prodhonte një “Vaterlo” të vërtetë në Korçë, aty ku u ra dakord të luhej Superkupa e Shqipërisë, pas një dakordësie mes drejtuesve të dy klubeve, që do ta diskutonin këtë trofe, Skënderbeut dhe Tiranës. Sepse gurët që kanë fluturuar mbi kokat e dy tifozërive, por edhe mbi kokat e futbollistëve në fushën e lojës, në minutën e 8-të të ndeshjes, jo vetëm kanë ndërprerë lojën për 20 minuta, pas nisjes së saj me 1 orë vonesë, por kanë rrezikuar jetën e të pranishmëve. Nuk kanë munguar edhe prej atyre, që me kokën të çarë janë parë të futen në ambulancat që gjendeshin në stadium e të përfundonin në spital.

Organizim skandaloz Gjithçka ka nisur nga organizimi skandaloz, i pashembullt për tërë stadiumet e botës, ku dy tifozëritë respektive duhej të hynin në të njëjtën derë stadiumi. Aty ku ishte instaluar një pajisje e posaçme nga klubi korçar, ku tifozët duhej të kalonin duke çekuar edhe biletat e tyre. Kjo ka sjellë edhe acarimin e tifozërisë bardheblu, së cilës nuk i ka rënë radha të hynte në stadium deri në orën 20:00, kur ishte planifikuar të niste Superkupa. Nga ana tjetër, në këtë kohë, pjesa më e madhe e tifozërisë vendase kishte zënë vend në stadium.

Kur kanë nisur të hyjnë tifozët bardheblu, që duhej të kalonin nëpër turmën e kolëgeve korçarë, kanë nisur edhe përplasjet e para. Kjo ka bërë që të ndërpritet hyrja e tifozëve miq në stadium, të dilnin jashtë edhe ata që e kishin kaluar pengesën çekuese, me kërkesën e policisë, e cila nuk garantonte dot qetësinë dhe rregullin në shkallët e stadiumit, teksa dy palët duhej të rrinin ngjitur me njëra-tjetrën, në tribunat C, përkarshi, të ndarë vetëm me një kordon policor.

1 orë vonesë Ndërkohë, ora e fillimit të ndeshjes, 20:00, kishte kaluar. Futbollistët e të dyja skuadrave kishin dalë në fushën e blertë, bashkë me gjyqtarët, por bardheblutë nuk pranonin ta vazhdonin lojën pa hyrë tifozët e tyre në stadium. Kjo e fundit ka qenë e pamundur, jo vetëm se kishin mbetur jashtë deri në ato momente, por sepse policia dhe drejtuesit e të dy klubeve, për të evituar përplasjen mes tyre, vendosën që kryeqytetasit të rrinin në pjesën pas portës, në trubunën E, në anën veriore të qytetit.

Kjo gjë nuk është pranuar kategorikisht nga tifozët bardheblu, të cilët me biletat në duar, të blera për në tribunën C, kanë ngulmuar të shkojnë në vendet e prenotuara prej tyre. Që i binte të rrinin krah për krah me tifozërinë vendase, por ishte e pamundur. Më kot janë munduar dy presidentët respektivë, Agim Zeqo i Skënderbeut dhe Refik Halili i Tiranës, t’i bindin tifozët kryeqytetas të hyjnë në stadium dhe të vendosen pas portës, mision i cili ka zgjatur jo pak, por plot 60 minuta. Duke i prirë presidenti Agim Zeqo, në orën 21.00 kanë nisur të hyjnë tifozët e parë të Tiranës, aty ku propozoi policia, pas porte.

Rregullorja Më herët, në orën 20:30, gjyqtari Enea Jorgji ka thirrur në hollin e stadiumit kapitenët e të dyja skuadrave, bashkë me dy presidentët respektivë, të cilëve u ka bërë me dije rregulloren, se pritja për të nisur loja është 45 minuta, në të kundërt ndeshja pezullohet. Në fakt, ky limit kohor është tejkaluar, sepse loja ka filluar fiks 1 orë pas planifikimit zyrtar, por për këtë gjë kanë rënë dakord Zeqo dhe Halili, në prani edhe të zyrtarëve të FSHF-së. Pikërisht në orën 21:00 ka rënë edhe bilbili i kryesorit Enea Jorgji për ta nisur këtë sfidë, që nuk mbante më erë futboll, por “përdhunim” të kësaj loje, nëpërkëmbje të tifozëve të Tiranës.

Të cilëve, pasi u ra shorti i keq për ta luajtur ndeshjen në fushën e kundërshtarit, në Korçë, me bekimin paraprak të drejtuesve të klubit bardheblu për të ndjekur këtë procedurë ekstra për vendin e zhvillimit të Superkupës, nuk iu mundësua hyrja në stadium, aty ku kishin blerë edhe biletat.

8 minuta lojë Të ndier të fyer e të poshtëruar, ultrasit bardheblu, me të hyrë në tribunën E, pas portës, në anën veriore të qytetit, kur kronometri i lojës shënonte minutën e 8-të, kanë hedhur tymuese në fushën e lojës, që dukej se mbanin edhe njëlloj përqindjeje gazi lotsjellës, e deklaruar edhe nga policia. Kjo, për faktin se tymi ka krijuar vështirësi në shikim dhe lotim sysh tek të pranishmit, çka ka krijuar më tej terren për të precipituar situata edhe më keq.

Kaq ka mjaftuar që të nisin të hedhen edhe sendet e para të forta në stadium, që dukej sikur vinin nga jashtë stadiumit, aty ku kishte mbetur pjesa më e madhe e tifozërisë bardheblu, e cila prej më shumë se 1 ore luftonte për ta parë ndeshjen sipas parashikimit, sipas vendit të fiksuar në biletë. Më pas ka pasur edhe disa tifozë korçarë, nga pjesa pas portës, në drejtimin jugor të qytetit, që kanë kapërcyer rrethimin e fushës së lojës, kanë hyrë në tapetin e blertë dhe kanë tentuar të sulmojnë futbollistët miq, madje duke gjuajtur drejt tyre me gurë.

20 minuta ndërprerje Për 20 minuta nuk është marrë vesh më se çfarë ndodhte brenda stadiumit, në fushën e lojës, por edhe jashtë, ku forcat e rendit e kanë pasur tepër të vështirë të rivendosnin rregullin. U duk se pas këtij momenti nuk do të bëhej fjalë më për futboll, as për vazhdimin e ndeshjes së Superkupës, por zyrtarët e FSHF-së, që kishin shkuar si në dasmë, në fakt, duke ia besuar gjithçka, sa i takon organizimit, klubit vendës, kanë urdhëruar që “përdhunimi” i futbolli të konsumohej i plotë.

Gjithçka ka ndodhur në sytë e të gjithë shqiptarëve, të fiksuar para ekranit të televizorit, me shpresën se do të ishin dëshmitarë të një starti ndryshe të edicionit të ri të futbollit shqiptar, por kanë shijuar një shfaqje të shëmtuar, që ka rrezikuar të degjenerojë në një betejë të pakontrollueshme dhune, duke rrezikuar jetën e të pranishmëve në impiantin sportiv të Korçës. Se për çfarë loje mund të flitej më pas gjithçkaje që kishte ndodhur, pas 1 ore mosfillim të ndeshjes, sipas planifikimit, ndërsa futbollistët kishin dalë në tapetin e blertë, pas gurëve që vërshuan mbi kokat e tifozëve dhe të lojtarëve në fushë, këtë mund ta thonë vetëm autorët e këtij turpi të madh, organizatorët e Superkupës, drejtuesit e FSHF-së. Atyre u doli për hundësh fakti që lejuan kompromise të tilla mes klubeve, në kurriz të zhvillimit të ndeshjes në fushë asnjanëse, ku t’u mundësohej ndjekja e lojës të dyja tifozërive respektive.

Vetëgjyqësia Në këtë histori, sikurse e thamë edhe më lart, “i përdhunuar” ka dalë futbolli, të nëpërkëmbur, por si për ironi të fatit me trofeun e Superkupës, kanë dalë tifozët e Tiranës. Këta të fundit, përveçse kishin bërë kilometra të tëra për të shkuar në Korçë, përveçse kishin blerë biletat për ta parë ndeshjen në tribunat përkarshi, me të njëjtat kushte si tifozët vendas, janë detyruar ta kthejnë gjithçka në një lloj vetëgjyqësie. Falë së cilës është ndërprerë pas 8 minutash loja, atëherë kur s’kanë mbajtur më nervat e kryeqytetasve, të atyre brenda stadiumit dhe të të tjerëve jashtë tij, që kanë provokuar pastaj incidentet që i panë të gjithë dhe që s’kanë të bëjnë kurrsesi me moralin dhe misionin e futbollit.

Tifozë të plagosur në spital, policia mban të izoluar bardheblutë

Në momentin që tifozët e Tiranës kanë filluar të hedhin fishekzjarre dhe tymuese, por edhe të godasin me sende të forta, policia i ka nxjerrë të gjithë jashtë stadiumit. Duke evituar kështu konfrontimin mes dy tifozërive, kur situata ishte jashtëzakonisht e tensionuar. Ka pasur mes tyre që kanë përfunduar edhe në spital, të goditur nga sendet e forta, ose me problem nga tymi lotsjellës, që vetë hodhën në stadium. Gjashtë tifozë të Tiranës, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë bashkuar me pjesën tjetër të mbështetësve bardheblu, ndërsa një tifoz vendës është shtruar në gjendje të rëndë. Gjatë tërë kohës që ndeshja po zhvillohej, tifozëria bardheblu është mbajtur e izoluar në një vend rreth 500 metra larg stadiumit nga forcat e rendit, me qëllim që të mos rikthehej situata e mëparshme.

Tirana kontestoi gjyqtarët e ndeshjes

Problemet kanë nisur disa orë para se të niste ndeshja. Drejtuesit e Tiranës, veçanërisht shefi i klubit, Rauf Dimraj, ka qenë kundër treshes së gjyqtarëve, që ka caktuar komisioni i caktimit të arbitrave (kryesohet nga Tahir Kastrati). Enea Jorgji dhe ndihmësi i tij Gëzim Koka, sipas drejtuesve bardheblu, janë bërë protagonistë në ndeshjet e kampionatit të kaluar, pikërisht në ndeshjen Tirana-Skënderbeu, në “Qemal Stafa”, që u fitua 1-0 nga korçarët, me anë të një 11-metërshi. Pas diskutimeve të gjata, klubi kryeqytetas e ka pranuar këtë treshe.

FSHF përgjegjëse, organizatorja e Superkupës

Në bazë të rregullores, FSHF-ja është organizatorja e Superkupës së Shqipërisë dhe është e detyruar t’i ndajë në mënyrë të barabartë vendet për tifozëritë në stadium. Organizatorët e ndeshjes i kishin bërë llogaritë gabim me caktimi e vetëm një hyrjeje për tifozët e të dyja skuadrave. Vendësit, më të shumtë në numër, kanë zënë vend më parë, por kur kanë nisur të futen në stadium miqtë, kanë nisur konfrontimet, pasi mbështetasit e kryeqytetasve duhet të kalonin domosdoshmërisht poshtë këmbëve të korçarëve.

Sikurse u pa, drejtuesit e federatës, me në krye sekretarin e përgjithshëm, Eduard Prodani, por edhe me shefin e garave, Ilir Shulku, ia kishin lënë gjithçka në dorë klubit vendës, sa i takon organizimit të Superkupës, ndërsa vetë do të jepnin vetëm trofeun. Por kanë qenë të detyruar të përjetojnë atë situatë kaotike, të turpshme, që njollos pa nisur ende sezonin e ri, e cila bën përgjegjës vetëm ata. Pavarësisht se ndeshja luhej në Korçë. Ndaj pa qenë vonë, pa nisur ende kampionati ri, përgjegjësia s’mund të mbetet “jetime”, por duhet shpërndarë në emra konkretë, nga kreu e deri tek zyrtari më i thjeshtë, që futbolli të na argëtojë, si kudo në botë, jo të na ktehet në makth e rrezik për jetën, si mbrëmë në Korçë.

Dimraj: Na kërcënuan se do të na zbrisnin nga kategoria

Një situatë e tillë, si ajo e mbrëmjes së djeshme në stadiumin e Korçës, është e pashpjegueshme. Edhe drejtuesit e Tiranës e kanë të vështirë ta shpjegojnë se si precipitoi situata. Shefi i klubit bardheblu, Rauf Dimraj, nuk di të thotë me saktësi se si nisi dhuna, megjithatë për Tiranën, veçanërisht për tifozët e saj, që u lanë jashtë stadiumit, shton se kjo ishte një fyerje e rëndë.

“Nuk di me saktësi se çfarë ka ndodhur me tifozët, pasi nuk kam qenë pranë tyre. Dëgjova kryepolicin që kishte përgjegjësi për ruajtjen e rendit në stadium, teksa thoshte se tifozët korçarë nisën të parët t’i godisnin me sende të forta tifozët e Tiranës. Kjo që ka ndodhur është një fyerje e rëndë, që i është bërë Tiranës dhe tifozëve të saj. Nuk mund të them se cilët janë fajtorët, pasi këtë do ta tregojë analizimi i ngjarjeve. Ne na kanë kërcënuar drejtuesit e FSHF-së se do të na zbrisnin nga kategoria nëse nuk pranonim ta luanim këtë ndeshje, pavarësisht asaj që ndodhi për më shumë se 1 orë me tifozët tanë, që nuk u futën dot në stadium. Ky është një turp i madh që i bëhet futbollit shqiptar,” – është shprehur i shokuar në linjë telefonike Dimraj.

Shefi i klubit të Tiranës ka treguar se, pavarësisht ngjarjes së rëndë, ndeshja është luajtur drejt, për fitore nga të dyja palët, jo për publik. Sidoqoftë, gëzimi i fitores së Superkupës së 9-të nga Tirana ka qenë i limituar, për faktin se kanë munguar tifozët bardheblu, ata që nuk kanë mundur dot të ndjekin as 95 minutat e lojës.

Bala vendos ndeshjen, Superkupa bardheblu

Tirana tregon edhe një herë tjetër supremacinë e saj. Edhe pse e dhunuar psikologjikisht, duke mos pasur tifozët e vet bardheblu, skuadra e Tiranës mund Skënderbeun brenda në fushën e këtij të fundit. Një ndeshje e mbushur me incidente, përplasje tifozërish, shtyrje të fillimit të ndeshjes, luftë të fortë sportive në fushë, kartonë të verdhë e të kuq, por në fund ka një fitues dhe është Tirana, që pasi ka marrë Kupën e Shqipërisë, mund kampionin në fuqi, Skënderbeun, që tani duket se do të ketë një tjetër “armik” të betuar këtë sezon, përveç Flamurtarit. 24 herë kampionët e Shqipërisë e nisin kështu sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, po ashtu edhe trajneri spanjoll Hulian Rubio, që në fund ka festuar jo pak me të tijtë. Një gëzim i ligjshëm edhe për presidentin Halili, i cili ka bërë të pamundurën që kjo ndeshje të luhej, paçka se tifozët nuk u futën në stadium. Dhe në fakt presidenti i Tiranës ka meritën që kjo ndeshje përfundoi, duke festuar në fund edhe për trofeun.

Pjesa e parë Ndeshja nis 1 orë me vonesë, në 21:00, pas shumë përpjekjeve për të futur në stadium tifozërinë bardheblu. Kanë hyrë disa tifozë të Tiranës, por pas 8 minutash, ata kanë hedhur tymuese në fushë, aq sa është krijuar një konfuzion jo i vogël. Këta tifozë, të vegjël në numër, dalin nga stadiumi dhe aty ndërpritet ndeshja. Janë dashur 20 minuta të tjera që ndeshja të ristartojë. Por në stadium, pse jo edhe në fushë, sytë mbeten nga shkallët, mos sërish ka përplasje tifozësh. Ndeshja më vonë hyn në rrjedhën e saj. Ka ritëm të saj, por rastet janë sporadike. Korçarët e qarkullojnë më shumë topin, por miqtë janë më të shpejtë në kundërsulm. Megjithatë, mungojnë rastet e pastra për gol. Për t’u përmendur është vetëm rasti i Allmuçës, që vetëm me portierin Lika nuk arrin të shënojë. Në barazim pa gola mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë Me një ritëm të kënaqshëm nis edhe pjesa e dytë. Por me kalimin e minutave, ndryshe nga pjesa e parë, Tirana është rritur në lojës e saj dhe është jo pak e rrezikshme. Loja baraspeshohet, madje janë miqtë që janë më të rrezikshmëm në aksionet e tyre. Bala shpesh gjendet i lirë në zonën korçare, madje në një moment është gjendur përballë vetëm me portierin Shehi, por ky i fundit e ka neutralizuar. Atë që nuk e bën në këtë rast, sulmuesi Bekim Bala do ta bëjë pak minuta më vonë, madje në një pozicion më të vështirë. Shkodrani gjuan në kufijtë e zonës së rreptësisë, pavarësisht zgjatjes së portierit Shehi, topi prek shtyllën dhe përfundon në rrjetë. Stadiumi “Skënderbeu” shtanget dhe Tirana merr frenat e lojës.

Trajneri Duro ndërhyn më zëvendësime, fut Grboviçin dhe Bernardon, por dëmtohet Muzaka. Përpjekjet janë dëshpëruese, madje Tirana tregohet sërish më e rrezikshme në kundërsulm, duke humbur dy raste të pastra. Orelesi nga krahu tjetër bëhet nervoz dhe merr karton të kuq. Tirana mbrohet mirë në fund dhe administron edhe 5 minutat shtesë. Mbyllet 1-0 për Tiranën, e cila rikthehet në majën e futbollit shqiptar

Tifozët e Partizanit rrahin Albert Xhanin
Presidenti i Partizanit, Albert Xhani, u sulmua ditën e sotme nga tre tifozë të Partizanit, në hyrje të selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.

Njeriu i bërë përgjegjës nga shumë tifozë për rënien e klubit në Kategorinë e Dytë, u godit me gurë, sende të forta dhe grushta, sulm nga i cili morri plagë të lehta në trup dhe në fytyrë.

Pas denoncimit të bërë në policinë e Tiranës, dy prej tre agresiorëve janë arrestuar, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur.

Besohet se sulmi është motivuar nga gjendja e mjerueshme në të cilën është katandisur klubi. Tre agresorët janë pjestarë të grupit të tifozëve fanatikë të Partizanit.

Magani kërkon “divorcin” me Flamurtarin
Trajneri peqinas, Gugash Magani, ka kërkuar të largohet nga skuadra e Flamurtarit.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja sportive “Sporti Shqiptar”, sipas të cilës Magani ka probleme të vogla me grupin e futbollistëve.

Burimet pranë klubit kuqezi bëjnë me dije se Magani ka kërkuar të largohet për arsye familjare, pasi kërkon t’i përkushtohet më shumë asaj.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në sezonin 2009-2010, kur Magani kërkoi të largohej, por ndërhyrja e kryebashkiakut Gjika bindi trajnerin të qëndrojë në Vlorë. Presidenti Gjika po tenton sërish të bindë trajnerin peqinas të qëndrojë.

Nëse përfundimisht Magani largohet nga Flamurtari, pavarësisht këmbënguljes së presidentit Gjika, atëherë dy opsionet për të drejtuar një skuadër duke qenë pranë familjes janë Besa e Kavajës dhe Shkumbini.

Janina, një dashuri shqiptare, pritet dhe sulmuesi i Shkumbinit
Në kampin peqinas ende nuk ka qartësi për të ardhmen në ekip. Tashmë qarkullojnë vetëm fjalë për presidentin e ri, pasi burime të tjera e zyrtarizojnë Dyrmishin në donatorët e ekipit beratas, Tomori. Kjo situatë kaotike duket se po përçohet edhe tek lojtarët të cilët janë bërë konfuzë me të drejtë dhe nuk po e kuptojnë se cila mund të jetë e ardhmja e tyre. Që prej dy javësh sulmuesi i Shkumbinit, Mustafai ka kaluar të gjitha provat tek ekipi i Pas Janinës dhe ka pritur vetëm OK nga pala e Shkumbinit për t’u bashkuar kampionatit grek. Në një kontakt me të mësojmë se lojtarit vazhdojnë t’i refuzohet dhënia e kartonit. “Kam kaluar me sukses provën me ekipin e Pas Janinës dhe që prej 10 ditësh kam pasur të gatshme një kontratë për ta firmosur atë. Kam ardhur në Peqin dhe kam kontaktuar me shefin e klubit, Isai, por përgjigja ka qenë negative duke më refuzuar dhënien e kartonit. Sado që kemi patur shpresa për ndonjë rregullim të situatës në ekipin tonë të Shkumbinit gjithçka duket e pashpresë. Kjo më ka bërë që të kontaktoj sërish shefin e klubit, por sërisht kam marrë përgjigje negative. Në realitet ndjej keqardhje pasi tashmë jemi në një dilemë të madhe për të ardhmen tonë; Tek Pas Janina më kërkojnë ende dhe më kanë hapur derën. Në rast se situata në ekipin e Shkumbinit do të rregullohej shpejt atëherë mos largimi im do të ishte kuptim i plotë. Por në këtë gjendje mendoj se do të ketë shumë vështirësi në ecurinë e kampionatit, ndaj kërkesa ime ka qenë që drejtuesit të më jepnin leje për të vazhduar në Greqi një tjetër karierë. Shpresoj që gjithçka të marrë zgjidhjen e duhur ku të paktën të përcaktojmë qartë se cila do të jetë e ardhmja jonë këtët sezon”, ka përfunduar Mustafai.

Vila dhe Lila

Dy futbollistët e skuadrës përfaqësuese Andi Lila dhe Emiliano Vila janë futbollistë të Janinës. Të dy lojtarët kanë pasur shumë bisedime gjatë verës dhe në fund kanë vendosur të transferohen në Greqi. Lila ka arritur akordin me Tiranën të shkojë në parametra zero ndërsa Vila ka arritur të bindë Dinamon e Zagrebit të paguajë vlerën e kartonit.

Tirana, kthesa nis në miqësoren me Vllazninë
Në miqësoren e luksit të luajtur dje në “Selman Stërmasi” bardheblutë kanë fituar 2 0 ndaj kuqebluve

Tirana – Vllaznia 2-0

Shënues: Pejiç 13′, Tushe 88′

Tirana: Lika, Sina, Silagails, Osmani, Dushku, Gvozdenoviç, Babaj, Karabeci, Zizoviç, Plaku, Pejiç. Trajner: S.Starova. (U aktivizuan: Shinik, Taku, Abazaj, Tushe, Hajdari, Metani, Hallaçi, Malindi).

Vllaznia: Vujdanoviç, Smajli, Rajoviç, Belisha, Kaçi, Jasiç, Djepaxhia, Kukaj, Jumiç, Kraja, Sinani. Trajner: M.Radonjiç (U aktivizuan: Grima, Nimani, Tafa, Danaj, Jovanoviç, Shtubina, Hasani).

Gjyqtarë: E.Dyrmishi, F.Maçi, J.Kruja (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Babaj, Gvozdenoviç, Hallaçi, Rajoviç, Djepaxhia

Tirana ka mundur një rivale të drejtpërdrejtë në luftën për titull dhe një prej skuadrave me traditë në kampionatin shqiptar, Vllazninë, në miqësoren e luksit që është zhvillar dje pasdite në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të parët që kaluan në avantazh kanë qenë bardheblutë që shënuan me sulmuesin shtatlartë Pero Pejiç pas një pasimi të saktë nga Karabeci. Ndërkohë që fitoren e bardhebluve e vulosi i riu Gerald Tushe, dy minuta para se të mbyllej sfida. I futur në fushë në pjesën e dytë, topin e goditur nga Hajdari, që është përplasur në shtyllë Tusha, që e ka ndjekur aksionin, e ka dërguar në rrjetë. Të dy trajnerët, Starova dhe kolegu i tij malazez Radonjiç, kishin mungesa në përbërjet e tyre, megjithatë janë munduar të aktivizojnë lojtarët e tyre më të mirë.

Testi i djeshëm u ka shërbyer të dy ekipeve për të parë gjendjen në prag të javës së tretë të superligës. Ajo që duhet theksuar është fakti se skuadra e Tiranës ka filluar që të japë “shenja jete”, pas dy javëve jobindëse kampionati dhe këtë e ka treguar në sfidën e djeshme, që edhe pse ka qenë një miqësore, në fushë, sidomos në pjesën e parë, është parë një Tiranë ndryshe nga dy javët e shkuara të kampionatit. Nga katër blerjet e fundit në radhët e bardhebluve, dje kanë luajtur vetëm serbi Gvozdenoviç në krahun e majtë dhe boshnjaku Zizoviç, dy lojtarë shumë të mirë që kanë treguar se janë të nevojshëm për Tiranën këtë sezon. Dyshja ballkanase dje ka dhuruar spektakël, sidomos Zizoviçi, cili është një lojtar me klas dhe ardhja e tij duket se ka mbyllur boshllëqet në mesin e fushës.

Ndërkohë, skuadra e Vllaznisë që këtë sezon u ka dhënë shumë përparësi elementit të ri, dje ka luajtur si e barabartë me Tiranën. Madje në momente të veçanta, në pjesën e dytë, është shfaqur edhe më superiore se kundërshtari, sidomos në goditjet nga distanca, ku kanë spikatur shtylla e Nimanit dhe traversa e të riut Hasani. Ndryshe nga fragmenti i parë, në pjesën e dytë të dy trajnerët aktivizuan të gjithë lojtarët që patën në dispozicion për të parë formën e tyre. Kjo me Vllazninë ishte miqësorje e dytë që u fitua nga bardheblutë, pas asaj me Kamzën me rezultatin 1 0 një javë më parë. Tashmë trajneri Sulejman Starova do të përqendrohet te ndeshja e radhës në kampionat me Bylisin, që do të luhet fundjavën e ardhshme në “Qemal Stafa”, ndërsa Vllaznia do të presë Laçin në “Loro Boriçi”.

Starova, i kënaqur nga skuadra dhe rezultati

Në fund të ndeshjes, trajneri i skuadrës së Tiranës, Sulejman Starova, ka mbetur i kënaqur me skuadrën e tij, që duket se po u rikthehet lojërave të bukura. “Jam i kënaqur nga loja e skuadrës sime dhe nga fitorja. Ishte një ndeshje miqësore, megjithatë fitorja në bën shumë mirë për anën morale, pasi futemi akoma më optimistë në javën e tretë të kampionatit. Pjesa e parë ishte e mirë, në pjesën e dytë, për shkak të shumë ndërrimeve të bëra, ra niveli i lojës, çka është normale. Tashmë do të fillojmë që të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat me Bylisin,”   tha në fund të miqësores së djeshme trajneri i ekipit të Tiranës, Sulejman Starova.

Radonjiç irritohet me gjyqtarin

Në minutën e 80 të ndeshjes, gjatë një faulli të Sinës ndaj Jovanoviçit, që nuk u akordua nga gjyqtari i ndeshjes, Dyrmishi, trajneri i shkodranëve, Radonjiç, nuk i ka përmbajtur nervat. Ai ka vërvitur shishen e ujit që ka pasur aty pranë, e cila nga pankina ka përfunduar në fushë. Kjo ka shkaktuar edhe pakënaqësi te tifozët e ekipit të Tiranës, që nuk e kanë kapërdirë mirë gjestin e pankinës shkodrane.

/sportishqiptar/

Besa, konvertim me lekë të dënimit të fushës
Klubi kavajas mund të paguajë 40 milionë lekë të vjetra për të rikhyer tifozët

Dy javë më parë tifozët e Besës u dënuan të mos ndjekin ekipin e tyre të zemrës për 4 javë rresht. Kjo pas vendimit të komisionit të disiplinës për moslejimin e zhvillimit të takimit Besa Skënderbeu. Ndërsa klubi i Besës u dënua me 10 milionë lekë të vjetra gjobë.

Në zbatim të kësaj mase, duke nisur nga kjo javë, ku Besa pret Flamurtarin në shtëpi, shkallët e stadiumit Besa duhet të jenë të boshatisura. Pak ose fare pak nga tifozët, por nëse s’gabojmë, edhe drejtues të klubeve nuk e njohin rregulloren e re që ka hyrë në fuqi këtë sezon. Nga burime të rezervuara pranë, mësojmë se dënimi i fushës pa tifozë mund të konvertohet edhe në vlera monetare, që i afrohen shumës 40 milionë lekë të vjetra. Pra, sqaruar më qartë, Besa, nëse derdh pranë arkës së FSHF-së shumën prej afërsisht 40 milionë lekë të vjetra, tifozët verdhezinj do të mund të ktheheshin në stadium që në sfidën ndaj Flamurtarit. Ky lajm mund të gëzojë pa masë fansat verdhezinj dhe pak më tepër ata të cilët vuajtën plot 72 orë në qelitë e paraburgimit në Tiranë. Të gjithë do të kenë mundësi të shohin përsëri Besën e tyre.

Kur llogarit që Besa do të presë Flamurtarin kryesuses, atëherë dëshira e tifozëve dhe nevoja e ekipit për mbështetjen e tyre bëhet akoma më e madhe. Nuk dihet se ku do të gjenden 40 milionë lekë, kur Bizhdili nga ana e tij do të paguajë gjobën e vet prej 10 milionësh si klub. Ka një zgjidhje deklarojnë këto burime, që për sfidën ndaj Flamurtarit, vetëm për këtë takim, çmimi i biletave të rritet dhe në këtë mënyrë do të kontribuonin në shlyerjen e gjobës edhe tifozët, edhe klubi, ose më saktë Bizhdili. Fundja, janë tifozët verdhezinj ata që e meritojnë të gjithë gjobën. Nëse presidenca e klubi verdhezi gjen modalitetet që t’i kthejë tifozët, mendojmë se, edhe sikur 700 apo 1000 lekë të reja të shkojë çmimi i biletës vetëm për sfidën Besa Flamurtari, ia vlen ta paguash. Kushti i vetëm mbetet nxjerrja e mësimeve nga dënimet e këtej e tutje fusha e stadiumit “Besa” të kthehet në model “fair play”, duke nisur nga Flamurtari. Ky lajm vlen shumë edhe për trajnerin Shpëtim Duro dhe futbollistët e tij. Me tifozët e pranishëm, që në këto kushte besojmë do të mbushin plot stadiumin, fitorja bëhet më e lehtë.

/sportishqiptar/

Kuzhe publikon listën e kombëtares për Euro 2012
Ditën e sotme, trajneri i kombëtares, Josip Kuzhe, ka publikuar edhe listën e lojtarëve kuqezinj, që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e para eliminatore në grupe, për “Euro 2012“. Nuk ka ndonjë surprizë të madhe në këtë listë, krahasuar me listën për miqësoren e fundit, kundër Uzbekistanit, që ishte edhe testi i fundit gjeneral i kuqezinjve para nisjes së fushatës zyrtare kualifikuese për Europianin. Trajneri kroat ka rikthyer në kombëtare, me këmbënguljen e tij, Ervin Skelën, i cili akoma nuk ka gjetur një ekip ku të luajë, duke përjetuar kështu një udhëkryq të madh të karrierës së tij në perëndim. Po kështu, ka ftuar në kombëtare Admir Telin, lojtar mbrojtës, i dalë nga Vllaznia, por që tani aktivizohet në Azerbajxhan, me Karabakun, ku ka marrë edhe Ansi Agollin këtë verë. Pjesa tjetër janë lojtarë, të cilët kanë kaluar nga miqësorja në miqësore, duke i mbijetuar skarcimit rrugës, edhe për faktin se ka fare pak konkurrencë. I pashpjegueshëm mbetet fakti se Migjen Basha, lojtar që luan në Seria A, për të cilin vetë Kuzhe u investuar para pak kohësh për ta pasur në kombëtare, madje thuhet se nisën edhe procedurat për paisjen e tij me pasaportë shqiptare, nuk bën pjesë në këtë listë. Ashtu si edhe ndaj Uzbekistanit, në miqësoren e fundit. Trajneri Kuzhe, duke qenë se e ka dërguar me faks listën në FSHF, ndërkohë që kjo e fundit e ka bërë publike në sajtin e saj zyrtar, mbetet të shpjegojë edhe zgjedhjet që ka bërë për dy ndeshjet e radhës, që tashmë janë zyrtare, jo miqësore, ku trajneri kroat ka spikatur me rezultatet pozitive, por edhe objektivat që ka. Sikurse dihet, më 3 shtator, Shqipëria do ta startojë fazën eliminatore të „Euro 2012“ në Rumani, për t’u ndeshur ndaj kombëtares vendase, ndërsa pas katër ditësh, më 7 shtator, në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës do të presë Luksemburgun, në sfidën e dytë të këtij lloji. Krahas emrave të lojtarëve kuqezinj, të thirrur nga Kuzhe, është bërë i ditur edhe programi stërvitor i kombëtares gjatë grumbullimit për këto dy ndeshje. Konkretisht, më datën 29 gusht, në orën 18:00, fillon zyrtarisht grumbullimi. Një ditë më pas, më 30 gusht, në orën 10:00 të paradites është planifikuar séance e parëe stërvitore, e cila do të përmbyllet në orën 12:00, me një konferencë dhe bashkëbisedim me shtypin. Po këtë ditë, në orën 18:00, do të jetë seanca e radhës stërvitore. Dita e fundit e gushtit, pikërisht data 31 e këtij muaji, do të nisë në orën 12:00 me një takim me shtypin, ndërsa në orën 17:00, kombëtarja kuqezi do të zhvillojë ndeshje miqësore me Apoloninë e Fierit. Më 1 shtator, në orën 10:00, stërvitje, për të vijuar në orën 12:00 me një takim me shtypin dhe sërish në 18:00, séance stërvitore e radhës. Më datën 2 shtator, në orën 09:30 do të bëhet nisja për në Rumani, për t’u akomoduar në një hotel luksoz në bukuresht, ndërsa më pas, në orën 19:00, stërvitje në “Ceahlaul Stadion”, ku një ditë më pas, më 3 shtator, do të luhet ndeshja zyrtare eliminatore. Mbas përfundimit të ndeshjes, do të bëhet kthimi për në Tiranë, për të vijuar pothuajse I njëjti program pune, si edhe ky, para Rumanisë. Në prag të ndeshjes së 7 shtatorit me Luksemburgun, në “Loro Borici” të Shkodrës.

Ja edhe lista e lojtarëve të thirrur në grumbullim nga Kuzhe për dy ndeshjet e para kualifikuese të “Euro 2012”, ndaj Rumanisë dhe Luksemburgut:

1Arjan Beqaj                         Olimpiakos Nicosia

2.Isli Hidi                              Dinamo Tirana

3.Samir Ujkani                      Novara Calcio

4.Andi Lila                             SK Tirana

5.Armend Dallku                   Vorskla Poltava

6.Kristi Vangjeli                   Aris Selaniku

7.Ansi Agolli                         Karabak Azerbaixhan

8Admir Teli                           Karabak Azerbaixhan

9.Lorik Cana                          Gallatasaray

10.Endri Vrapi                       Skenderbeu

11.Debatik Curri                   Genclebirligi

12.Ervin Bulku                      Hajduk Split

13.Ervin Skela                       pa klub

14.Klodian Duro                   Lask Linz

15.Jahmir Hyka                     Panionios

16.Gilman Lika                     Diabarkispor

17.Emilian Vila                     Dinamo Tirana

18.Gjergj Muzaka                 Dinamo Tirana

19.Erjon Bogdani                  Cesena

20.Hamdi Salihi                    Rapid Vienna

21.Edmond Kapllani             Augsburg

22.Elis Bakaj                         Dinamo Tirana

23.Ahmed Jonuzi                  Vorskla Poltava

Korça “fair play”, femrat falas në stadium
Përfaqësuesi i presidencës, Fundo, kapiteni Shkëmbi dhe drejtori i policisë takohen me tifozët

Dje, në orën 12.00, në bar “Skënderbeu” të qytetit të Korçës, shumë pranë stadiumit korçar, është zhvilluar një takim, që ishte lajmëruar edhe një ditë më parë. Një përfaqësi e sportdashësve korçarë, rreth 200 të tillë, kanë qenë të pranishëm në këtë takim, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesi i donatorëve të Skënderbeut, Elvi Fundo, drejtori i policisë së Qarkut të Korçës, Bernard Çaushaj, dhe kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi.

Ky takim ka pasur si synim fjalën “fair play” në fushat shqiptare, madje nëpërmjet këtij takimi u është bërë thirrje edhe tifozëve të Skënderbeut që të bëhen shembulli i tifozërisë mbarëshqiptare. Përfaqësuesi i donatorëve, Elvi Fundo, ka thënë: “Jemi sot (dje) këtu për të dhënë një mesazh shumë të qartë, që tifozëria korçare të jetë e para në vend që do të tregojë kulturë në të gjitha fushat.

Pa dyshim, nuk na vjen mirë për ngjarjet që ndodhën në Kavajë, ku kishte edhe ndonjë tifoz korçar që nuk u soll mirë, por ne premtojmë se gjëra të tillë në stadiumin e Korçës, por edhe kudo që të udhëtojë Skënderbeu nuk kanë për të ndodhur më. Janë donatorët që kanë investuar kaq shumë për të ngritur këtë skuadër të madhe dhe ne bashkë me ju tifozët, duhet të jemi të parët që të tregojmë “fair play” në shkallët e stadiumit.

Këtu në Korçë do të vijnë shumë futbollistë korçarë që luajnë me skuadrat e tjera dhe ne duhet t’i respektojmë. Madje u premtoj se në ndeshjen e fazës së dytë mes Skënderbeut dhe Besës, korçarin Paulin Dhëmbi do ta presim me lule. Në Korçë do të shikoni edhe femra në stadium dhe për këtë ju garantoj, madje për to hyrja do të jetë falas.” Ndërsa kapiteni Bledi Shkëmbi ka theksuar:

“Në radhë të parë, ju falenderoj për mbështetjen që na keni dhënë deri tani dhe e them me bindje se më shumë se kurrë kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Sigurisht, do të dëshiroja që ju të na mbështetni sa më shumë, ndërkohë që ju bëj thirrje që të mos ofendoni asnjëherë skuadrat që do të jenë mysafire në Korçë, por vetëm t’i duartrokasim, për të treguar kulturën që kemi ne korçarët. Unë jam i bindur që kështu Skënderbeu bëhet edhe më i madh.

” Drejtori i Policisë së Qarkut Korçë, Bernard Çaushaj, do të shtonte: “Jam i kënaqur që jam në këtë takim, që do të vlejë shumë për të ardhmen. Nëse ju si tifozë do të dini të silleni sa më mirë në stadium, edhe ne do ta kemi punën më të lehtë. Më vjen keq për kolegët e mi në Kavajë që patën ato probleme me tifozët, por unë jam i bindur që në Qarkun e Korçës dhe më konkretisht në stadiumin “Skënderbeu”, as që do të ndodhin gjëra të tilla. Të gjithë duhet të zbatojmë ligjin, prandaj që nga ju dhe deri tek unë të bëjmë ç’është e mundur që të jemi shembulli më i mirë i “fair play” it në Shqipëri.”

/sportishqiptar/

Bushati: Na mungojnë pikët, shkojmë për fitore
Trajneri i Shpresës, Artan Bushati, evidenton më shumë lojtarët sulmues për kombëtaren A

Përfaqësuesja shqiptare e 21-vjeçarëve do të luajë më 4 shtator në transfertë me Azerbajxhanin ndeshjen e fundit në Grupin 10 për fazën paraeliminatore të Europianit 2011 që do të zhvillohet në Danimarkë. Shqipëria renditet e parafundit në grup me vetëm 4 pikë dhe duhet të marrë patjetër rezultat pozitiv nëse dëshiron të shmangë vendin e fundit.

Grumbullimi i Shpresës për këtë ndeshje nis më 30 gusht në Durrës. Për dy ditë rresht 21-vjeçarët do të stërviten në Durrës, ndërsa më 2 shtator niset drejt Azerbajxhanit. Po këtë ditë do të zhvillohet një seancë stërvitore në Azerbajxhan, ndërsa një ditë para ndeshjen dy seanca. Pas kthimit në Shqipëri, Shpresa do të përgatitet për miqësoren me Luksemburgun më 7 shtator në “Niko Dovana”. Trajneri Bushati ka shpallur dje listën e futbollistëve për Azerbajxhanin, ku bie në sy afrimi i disa emrave të rinj.

- Zoti Bushati, Shpresa do të luajë ndeshjen e fundit në grup me Azerbajxhanin në transfertë. Çfarë prisni nga kjo ndeshje?

- Duam t’i mbyllim me fitore ndeshjen e Grupit 10. Synimi ynë është të rikuperojmë pikët që kemi lënë rrugës. Ne renditemi në vendin e parafundit me 4 pikë, por ç’është e vërteta, kemi zhvilluar disa ndeshje shumë të mira dhe meritojmë më shumë pikë.

- Në listë shikojmë se mungojnë disa lojtarë me emër dhe janë afruar disa të rinj…?

- Kjo është më se normale, pasi ekipi Shpresa është gjithmonë në rinovim. Më parë thashë se shkojmë për fitore, por edhe për të bërë kolaudimin e skuadrës për eliminatoret e ardhshme. Në fakt, në listë nuk janë vetëm disa lojtarë, ndërsa të tjerë si Lilaj, Semina etj., i kemi grumbulluar, pasi në repartin e mesfushës dhe mbrojtjes kemi më pak lojtarë titullarë.

- Në kontigjentin aktual a keni futbollistë që premtojnë për kombëtaren A?

- Sigurisht. Sulmi i Shpresës ka disa lojtarë tepër cilësorë, si Roshi, Bala, Cikalleshi e Shkurtaj, që me shumë punë dhe vëmendje mund të jenë e ardhmja e kombëtares A. Ndërsa në repartin e pasmë, por edhe në mesfushë, kemi më shumë mangësi në cilësi.

- Shikojmë pak emra, ose thuasje fare nga kampionatet e huaja…?

- Në fakt, ne e kemi të vështirë t’i vëzhgojmë të gjithë lojtarët që luajnë jashtë. Kampionatin grek e kemi kaluar në sitë, por kemi vakuum sa i përket vëzhgimit të lojtarëve në Itali, në vendet e Beneluksit etj. Me këta futbollistë është pak e vështirë, sepse më parë duhen pajisur me pasaportë, por që të bëhet kjo procedurë duhet të jemi të sigurt për futbollistët që marrim. Kuptohet që për ata që shpërthejnë dhe nuk kanë nevojë për t’u vëzhguar, procedurat janë më të shpejta.

- Po në kampionatin shqiptar keni gjetur elementët e duhur për të bërë rinovimin?

- Kjo varet edhe nga hapësirat që u jepen të rinjve. Ka disa skuadra si Teuta dhe Flamurtari, që vitet e fundit kanë aktivizuar shumë lojtarë të rinj e si rrjedhojë kanë prodhuar futbollistë për Shpresën. Vitin e fundit edhe Vllaznia ka nxjerrë disa elementë. Ka shumë rëndësi që futbollistët e rinj të jenë në aktivitet, pra të luajnë në skuadrat e para, por kjo nuk ndodh te shumica e skuadrave.

/sportishqiptar/