Deputeti Sula: Shkumbinin e kam në zemër

By stilltoni · 12/06/2009 · Filed in Lajme dhe Informacione

dash-sulaShumë shpesh në fushatat elektorale në Peqin është ngritur
edhe çështja e skuadrës, pasi dihet që ky qytet ka një dobësi
të madhe për futbollin. Në mitingun e zhvilluar në Peqin, ku
mori pjesë edhe kryeministri Berisha, deputeti aktual i zonës
dhe njëkohësisht donatori i Shkumbinit, Dashnor Sula, rikonfirmoi
faktin se pas fitimit të mandatit të dytë, ai nuk do të
harrojë absolutisht financimin dhe ndërtimin e skuadrës peqinase,
ashtu siç ka bërë në këto katër vite. Në fjalën e tij, ai
tha se do të mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të
Shkumbinit, që e cilësoi ekipin e zemrës. “Unë kam bërë ç’është
e mundur me afrimin e sponsorëve të tjerë, që skuadra e
Shkumbinit të bëhet elitare dhe konkurruese. Ju premtoj që
edhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat ne do t’i fitojmë
sërish, do të ndërtojmë një ekip të aftë, që të na sjellë trofe
në Peqin”, premtoi Sula.
Merkato
Pas deklaratës së presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në
lidhje me mosndryshimin e strukturës së kampionatit shqiptar,
pra që numri i skuadrave në Superiorja të vazhdojë
të jetë po 12, në Peqin nuk ka pasur ndonjë reagim për këtë
përgjigje. Në fakt, kjo situatë po shikohet si një mundësi e
mirë për merkato, pasi në katër skuadrat që zbritën një
kategori më poshtë ka mjaft elementë, të cilët mund të jenë
pjesë e merkatos peqinase në këtë sezon. Dhe synimi i
Shkumbinit është që të afrojë në skuadër futbollistë me
përvojë. Fatmir Ahmeti
Panoramasport

Leave a Comment