Dervishi do dy “trofe” meShkumbinin: Mbijetojmë dhe unë fitoj “Këpucën e Artë”

Dervishi do dy “trofe” meShkumbinin: Mbijetojmë dhe unë fitoj “Këpucën e Artë”

Dervishi do dy “trofe” meShkumbinin: Mbijetojmë dhe unë fitoj “Këpucën e Artë”

No Comments on Dervishi do dy “trofe” meShkumbinin: Mbijetojmë dhe unë fitoj “Këpucën e Artë”

Ekipi i Shkumbinit shpreson të kthehet tek fitorja këtë fundjavë në përballjen ndaj Dinamos. Suksesin e radhës peqinasit synojnë ta arrijnë edhe me ndihmën e sulmuesit të tyre kryesor, kryegolashënuesit të kampionatit, Roland Dervishi. Vetë futbollisti është i vendosur që të shërbejë për ekipin, por njëkohësisht të vazhdojë të kryesojë listën e shënuesve më të mirë të kampionatit.

– Roland, keni humbur dy ndeshje radhazi. Komenti juaj për këtë?

– Vërtet kemi pësuar dy humbje në kampionat, por mund të them se deri diku janë humbje të justifikueshme. Së pari, ekipi i Skënderbeut është një ekip i fortë, jo më kot, janë pretendentë për të qenë sërish kampionë. Nga ana tjetër transferta me Tomorrin ishte një përballje mes dy ekipeve që kanë të njëjtin synim si ne. Kam bindjen se këto dy humbje nuk na kanë larguar nga synimi ynë për të qenë larg zonës së ftohtë.

– Përballja e radhës me Dinamon që po ringrihet. Si e gjykoni?

– Emri dhe fanella e këtij ekipi padyshim që të imponojnë respekt. Ekipi i Dinamos ka bërë dy paraqitje të mira në dy javët e fundit duke u rikthyer tek fitoret. Padyshim që me gjithë vështirësitë që po kalon ky ekip, Dinamo po tregon shenja jete dhe dëshirë për të qenë mes ekipeve më të mira të Superiores edhe sezonin tjetër. Kjo na bën ne që ta vlerësojmë edhe më shumë këtë takim.

– A po ju mungon fitorja. Nuk keni arritur asnjë në fazën e dytë?

– Ndonëse kemi bërë paraqitje të mira duhet thënë se nuk kemi marrë dot më shumë se një pikë. Tashmë ka ardhur koha që të rikthehemi te fitoret duke shfrytëzuar edhe dy ndeshjet në shtëpi. Ne e vlerësojmë ekipin e Dinamos dhe këtë do ta tregojmë edhe në fushën e lojës. Na nevojiten tri pikë në këtë sfidë. Synimi i vetëm do të jetë fitorja. Arritja e objektivit që ka ekipi për të qenë larg zonës së ftohtë arrihet duke kaluar me sukses pikërisht përballjet me kundërshtarët direkt. Së pari, Dinamo e më pas Pogradeci janë kundërshtarë me synime të njëjta ndaj synojmë që me ta të marrim pikë të plota.

– Ndërkohë ju jeni kryegolashënuesi I kampionatit…

– Në këtë sezon futbollistik, bashkë me dëshirën për të ndihmuar ekipin në rrugën e tij në kampionat kam edhe një sfidë vetjake. Deri në këto momente kam shënuar 13 gola, por mendoj se kam ende për të dhënë. Kështu në ndeshjen e radhës dëshiroj që golat e mi të mos mungojnë. Jo gjithnjë është e lehtë të shënosh por dëshira dhe vullneti më kanë bërë që të jem këtu në krye të shënuesve të Superiores. Dua ta ruaj deri në fund këtë pozicion.

About the author:

Leave a comment

Back to Top