Dervishi do “Këpucën e Artë”: Gjithçka për ta fituar

Dervishi do “Këpucën e Artë”: Gjithçka për ta fituar

Dervishi do “Këpucën e Artë”: Gjithçka për ta fituar

No Comments on Dervishi do “Këpucën e Artë”: Gjithçka për ta fituar

Një prej futbollistëve më të spikatur te skuadra e Shkumbinit gjatë fazës së parë të kampionatit ishte pa dyshim sulmuesi kryesor Roland Dervishi, i cili me 11 golat e realizuar kryeson listën e golashënuesve të Kategorisë Superiore. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Dervishi flet në lidhje me synimet e skuadrës, por edhe ato personale në fazën e dytë, duke e cilësuar luftën për fitimin e “Këpucës së Artë”, si një stimul më tepër për të shënuar sa më shumë gola. “Kemi nisur përgatitjet në fillim të muajit dhe deri më tani mendoj se gjithçka ka shkuar mjaft mirë. Të gjithë futbollistët po marrin ngarkesën e duhur fizike, pavarësisht se ditët e fundit moti ka qenë shumë i ftohtë”, shprehet 29-vjeçari. Dervishi flet në lidhje me objektivat që ka skuadra e Shkumbinit në fazën e dytë, pa harruar edhe atë personalin, që është dëshira për ta mbyllur kampionatin si golashënuesi më i mirë i Superiores. “E kam thënë edhe më parë, që primare për çdo futbollist mbetet realizimi i objektivave të skuadrës, ndërsa objektivat personalë mbeten në plan të dytë. Në fazën e parë unë nuk do të kisha shënuar 11 gola pa ndihmën e shokëve, ndaj dhe të gjitha sukseset i kemi ndarë bashkë. E rëndësishme për ne është që të sigurojmë mbijetesën përpara fundit të kampionatit, në mënyrë që të mos i komplikojmë gjërat si në sezonin e shkuar. Ndërsa sa i takon luftës për fitimin e ‘Këpucës së Artë’, sigurisht që mendoj se jam në garë për ta fituar dhe do të luftoj deri në fund për ta arritur një gjë të tillë”, ka përfunduar Dervishi.

About the author:

Leave a comment

Back to Top