Dervishi: “Këpucën e Artë” e kam merituar

Dervishi: “Këpucën e Artë” e kam merituar

No Comments on Dervishi: “Këpucën e Artë” e kam merituar

Megjithëse kampionati ka përfunduar dhe skuadra e Shkumbinit ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit, në Peqin ka ende diskutime rreth çështjes së trofeut të “Këpucës së Artë”. Sportdashës të shumtë shprehen se sulmuesi Roland Dervishi e meriton plotësisht marrjen e trofeut të golashënuesit më të mirë të kampionatit. Ndërkaq edhe vetë Dervishi argumenton se e meriton këtë çmim.
Dervishi, ka përfunduar një sezon i vështirë për Shkumbinin…
Ka qenë një sezon vërtet i vështirë, por ndër më të bukurit dhe më emocionuesit për skuadrën e Shkumbinit. Ndryshe nga sezonet e mëparshme, risia në këtë kampionat pa dyshim që kanë qenë futbollistët vendës në ekip, të cilët edhe pse të rinj kanë ditur të mbajnë mbi supe peshën e Superligës. Është për t’u vlerësuar edhe puna e stafit teknik, që i ka ndihmuar të rinjtë. Shpresojmë që të kemi një bazë financiare më të plotë, pasi në këtë sezon gjithçka i është falur spontanitetit.
Jeni shpallur golashënuesi i kampionatit, por ka pasur polemika në lidhje me trofeun. Çfarë mendoni për këtë?
Unë që në fillim kam qenë i sinqertë dhe e kam pohuar se nuk e kisha menduar që do të fitoja “Këpucën e Artë”. Por më duhet të kujtoj faktin se që nga java e 4-t e kampionatit kam qenë në krye të listës së golashënuesve dhe kam kryesuar për plot 22 javë kampionat. Ky besoj se është një fakt, që tregon qartë se Dervishi ka qenë pretendentët kryesorë që prej fillimit dhe ky sigurisht që ka qenë një motiv më shumë për mua në fushën e lojës.
Duhet thënë se keni pasur mbështetjen e ekipit…
E vërtetë, në ndeshje të caktuara e gjithë skuadra ka luajtur për mua, pra që unë të realizoja gola dhe për këtë dua t’i falënderoj të gjithë. Nisur nga këto fakte, nuk e kuptoj pse duhet të ketë polemika në lidhje me fitimin e trofeut nga ana ime. Më vjen keq që ende lexoj në lidhje me këtë çështje, pasi nuk jam shpallur golashënues në javën e fundit, por ka qenë një kryesim gjatë gjithë kampionatit.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top