Dervishi: Ky, momenti më i bukur i karrierës

Dervishi: Ky, momenti më i bukur i karrierës

Dervishi: Ky, momenti më i bukur i karrierës

No Comments on Dervishi: Ky, momenti më i bukur i karrierës

Sulmuesi Roland Dervishi është shndërruar pa dyshim në një prej lojtarëve më të spikatur të Shkumbinit në këtë sezon. Falë eksperiencës dhe nuhatjes së tij për të shënuar në portën kundërshtare, ka arritur të realizojë plot 14 gola, duke kryesuar listën e golashënuesve. Në një prononcim për “Panorama Sport”, sulmuesi Dervishi shprehet se po kalon një nga momentet më të bukura të karrierës dhe shpreson që ta kurorëzojë atë me fitimin e trofeut të “Këpucës së Artë”. Sa i përket golit të shënuar në sfidën ndaj liqenorëve, Dervishi tha: “E rëndësishme është që ne arritëm të fitojmë një sfidë e cila në pamje të parë qe e lehtë, por që në të vërtetë rezultoi mjaft e vështirë. Sigurisht që goli më ka kënaqur pa masë, ndaj dhe gëzimin e kam ndarë me të gjithë sportdashësit në stadium”. Sa i përket objektivave në aspektin personal, sulmuesi pohoi: “Për mua, pikësëpari i rëndësishëm është realizimi i objektivit, që është mbijetesa. Ndërsa sa i takon golave të shënuar, meritë për këtë kanë edhe shokët e skuadrës. Ndaj dhe suksesi është i të gjithë grupit. Mendoj se deri në këtë fazë ku kemi mbërritur, ky pa dyshim është sezoni më i bukur i gjithë karrierës sime, dhe shpresoj që në fund të mund ta kurorëzoj me fitimin e trofeut të ‘Këpucës së Artë’. Megjithatë, sfidën përballë Tomorit, ku unë kam shënuar pesë gola, natyrisht nuk mund ta harroj kurrë, aq më tepër që në stadium ishte një tifoz i ardhur enkas nga Anglia, daja im, dhe golat pa dyshim i dedikoheshin atij”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top