Dervishi: Na duhet një portier dhe dy mesfushorë

Dervishi: Na duhet një portier dhe dy mesfushorë

No Comments on Dervishi: Na duhet një portier dhe dy mesfushorë

Shkumbini ka zhvilluar takimin e parë testues që prej fillimit të fazës përgatitore me Laçin, i cili i ka shërbyer më së shumti stafit teknik me në krye trajnerin Klodian Dervishi. Ky i fundit, që ka startuar përgatitjet me futbollistët që ka në dispozicion prej dy javësh, i ka të qarta idetë lidhur me përforcimet që ka nevojë skuadra për sezonin e ardhshëm. “Pas nisjes së fazës përgatitore, ishte e logjikshme që ne të zhvillonim një ndeshje testuese për të parë jo vetëm gjendjen e futbollistëve, por gjithashtu edhe për të evidentuar ndonjë mangësi. Në përgjithësi, nga kontigjenti që kam aktualisht në stërvitje mora një përgjigje pozitive, por unë si trajner për shkak të mungesave të alternativave jam detyruar të bëj disa spostime në fushë. Ajo çfarë kam evidentuar është se skuadrës i duhen të paktën edhe tri përforcime cilësore, të cilat i konsiderojmë të domosdoshme. Në këtë kontekst, unë së bashku me drejtuesit e klubit jemi në një linjë mendimi, që skuadrës i duhet një portier me eksperiencë që të garantojë portën gjatë gjithë sezonit, por edhe për të rritur konkurrencën në këtë pozicion. Gjithashtu, duke parë edhe largimet në mesfushë, mendoj se është e nevojshme pikë së pari afrimi i një mesfushori organizator, i cili mund të jetë nga kampionati shqiptar ose i huaj. E rëndësishme është që ai duhet të bëjë diferencën me futbollistët që kam në dispozicion. Gjithashtu, mendoj se na duhet edhe një tjetër mesfushor me tipare shkatërruese. Me këto tri përforcime cilësore, Shkumbini do mund të quhej disi më i kompletuar”, – është shprehur tekniku Dervishi.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top