Dervishi: Paragjykim, se jam i Shkumbinit

Dervishi: Paragjykim, se jam i Shkumbinit

No Comments on Dervishi: Paragjykim, se jam i Shkumbinit

Sulmuesi peqinas, Roland Dervishi, është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit. Me 20 golat e shënuar gjatë këtij sezoni, ai ka arritur ta bëjë të tijin trofeun e “Këpucës së Artë”. Në fakt, 30-vjeçari ka qenë gjatë gjithë sezonit pretendenti numër një për fitimin e këtij trofeu, por gjithçka u përcaktua në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë, ku ai shënoi tre gola. Në një prononcim për “Panorama Sport” sulmuesi shprehet se ka realizuar një ëndërr personale, por gjithashtu hedh poshtë edhe aludimet se ka pasur tolerime në shënimin e golave. “Emocione të tilla nuk kisha ndjerë asnjëherë më parë, pasi me fitimin e këtij trofeu unë kam realizuar një ëndërr që e kam pasur gjithmonë që kur kam nisur të luaj futboll. Jam vërtet mjaft i lumtur që përfaqësoj skuadrën e Shkumbinit me këtë trofe simbolik. Mendoj se merita i takon të gjithë skuadrës. Nga Dervishi ndihet i fyer: E meritova plotësisht “Këpucën e Artë” ana tjetër, më duhet të them se është vërtet absurde të mendosh se ka pasur tolerim nga mbrojtësit në favor të sulmuesve. Kushdo që e mendon këtë ose nuk i ka parë fare ndeshjet e zhvilluara dhe kërkon që të shpikë gjëra të pavërteta, ose të zbehë faktin që një sulmues i një skuadre të vogël si Shkumbini shpallet golashënues. Mendoj se po paragjykohem nga ky fakt. Unë mund të them vetëm se në ndeshjet e fundit të kampionatit ndoshta ekipe të ndryshme nuk kanë pasur motivimin e duhur për t’u angazhuar në maksimum. Por të mos harrojmë që thuajse i gjithë Shkumbini në shumë takime ka menduar dhe luajtur për mua. Madje, me këtë rast dua t’i falënderoj shumë lojtarët, sidomos kolegun tim të sulmit, Mustafajin”, – ka përfunduar golashënuesi peqinas.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top