Dervishi qetëson tifozët: Nuk mungoj ndaj Apolonisë

Dervishi qetëson tifozët: Nuk mungoj ndaj Apolonisë

Dervishi qetëson tifozët: Nuk mungoj ndaj Apolonisë

No Comments on Dervishi qetëson tifozët: Nuk mungoj ndaj Apolonisë

Faza e dytë për skuadrën peqinase nuk ka startuar ashtu siç pritej, për shkak se Shkumbini është ndalur në fushën e tij ndaj Bylisit. Në këtë sfidë sulmuesi kryesor i skuadrës peqinase, Roland Dervishi, ka sakrifikuar teksa luajti i dëmtuar. Kjo periudhë ndërprerjeje i ka shërbyer golashënuesit më të mirë të kampionatit për t’u rikuperuar nga dëmtimi në shpatull. Ai e siguron tifozërinë peqinase se do të jetë në fushë ndaj Apolonisë. “Faza e dytë nuk nisi në mënyrën që ne kishim planifikuar. Personalisht kam pasur një dëmtim në shpatull, por kam kërkuar që të luaj pasi doja që ta ndihmoja skuadrën. Mirëpo, edhe terreni i vështirë nuk na lejoi që të zhvillonim lojën tonë. Gjatë kësaj periudhe jam munduar që të stërvitem në mënyrë të rregullt dhe i kam ndjekur me kujdes edhe këshillat e stafit mjekësor. Falë Zotit, gjithçka ka shkuar mirë dhe ndjehem gati për të dhënë kontributin tim”, – thotë fillimisht Dervishi në një bisedë për “Panorama Sport”. Golashënuesi më i mirë i kampionatit, me 11 gola, shpreson që Shkumbini të arrijë të marrë pikë në këtë transfertë. “Me fierakët pritet të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, për vetë faktin se çdo skuadër bën llogaritë për të marrë fitoren. Ne do të shkojmë në Fier për të zhvilluar një lojë korrekte, me synimin për të dalë minimalisht me një pikë, pasi për ne të gjithë kundërshtarët vlerësohen në maksimum. Shpresoj që të rikthehem te goli”, – përfundoi sulmuesi peqinas.

About the author:

Leave a comment

Back to Top