Dervishi: Shënoj dhe fitojmë ndaj Bylisit

Dervishi: Shënoj dhe fitojmë ndaj Bylisit

Dervishi: Shënoj dhe fitojmë ndaj Bylisit

No Comments on Dervishi: Shënoj dhe fitojmë ndaj Bylisit

Në kampin bardhekaltër kryefjala e kësaj jave është starti i kampionatit, rrjedhimisht ndeshja e parë kundër Bylisit. Të besuarit e trajnerit Mile kanë marrë ngarkesën e duhur fizike dhe gjatë këtyre ditëve janë duke punuar shumë edhe në aspektin teknik, pasi kërkojnë që të jenë sa më të qartë taktikisht në fushën e blertë. Kështu, në vijën e sulmit pritet që të aktivizohet dyshja Dervishi e Mustafaji, të cilët edhe në fazën e parë kanë mbajtur peshën kryesore të sulmit, duke i dhënë pjesën më të madhe të pikëve Shkumbinit. Autori i 11 golave në fazën e parë, sulmuesi Roland Dervishi, gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” flet me nota optimiste për këtë takim. Përpos bindjes që ka për arritjen e një fitoreje, ai premton gol kundër Bylisit. “Në javën e parë të fazës së dytë luajmë përballë Bylisit, një kundërshtar i cili ndodhet në pozita të njëjta me skuadrën tonë, ndaj dhe e kemi vlerësuar ashtu siç duhet. Gjatë këtyre javëve ne kemi vijuar rregullisht me stërvitjen dhe besoj se kemi marrë ngarkesën e duhur fizike. Në takimet miqësore që kemi zhvilluar, personalisht nuk kam qenë në formën time më të mirë, por tani jam plotësisht gati që të kontribuoj për skuadrën duke filluar që nga përballja me ballshiotët”, – është shprehur goleadori i peqinasve. Sulmuesi kujton se në fazën e parë ky kundërshtar i ka shkaktuar Shkumbinit peqinase humbjen më të thellë në transfertë, ndaj dhe kërkon revanshin ndaj mallakastriotëve. “Në fazën e parë jemi mundur me rezultat të thellë në Ballsh, por skuadra akoma nuk e kishte krijuar profilin e vërtetë. Ndërsa tani gjërat janë ndryshe, pasi futbollistët e rinj të Shkumbinit kanë fituar mjaft siguri në lojën e tyre, kështu që të dielën në fushën e lojës do të kërkojmë vetëm fitoren. Personalisht do të bëj çmos për të shënuar në portën e Bylisit, por nga ana tjetër do isha i kënaqur edhe me një fitore minimale”, – ka pohuar Dervishi.

About the author:

Leave a comment

Back to Top