Dervishi: Shkumbini do ti falet golit tim

Dervishi: Shkumbini do ti falet golit tim

Dervishi: Shkumbini do ti falet golit tim

No Comments on Dervishi: Shkumbini do ti falet golit tim

Shkumbini kërkon të rikthehet te fitorja dhe sulmuesi kryesor Dervishi, premton që do të gjejë sërish gjuhën e rrjetës: ‘Takimin e radhës ndaj ekipit të Teutës mendoj se e kemi vlerësuar maksimalisht. Është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për ne pasi përballemi në shtëpi aty ku më shumë se kudo duhet të grumbullojmë pikë. E kemi mëse të qartë se kundërshtari ynë ka vlera për të cilën e respektojmë dhe e vlerësojmë. Por kjo nuk na imponon aspak frikë për të mos kërkuar në këtë sfidë pikë të plota. Natyrisht që nuk do ta kemi të lehtë por kjo nuk do të thotë se është e pamundur. Vërtet në ekip nuk do të jetë Mustafai por mund tju them me bindje se në takimin ndaj Teutës do të bëj maksimumin që të shënoj. Në gjithë këto takime kam arritur të shënoj dhe dëshira e madhe të ruaj këtë ecuri. Në këtë sfidë nuk kam synim që të shënoj për të qenë një golshënues, por për të marrë tre pikët pasi kjo është më e rëndësishme. Shpresoj që fati dhe mbështetja e tifozërisë sonë nuk do të na mungojë në këtë ndeshje për të arritur suksesin të domosdoshëm për ecurinë e ekipit”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top