Friday, May 18th, 2012

Dhima: Ne futbollistët do ta bëjmë tonën

Published on July 30, 2010 by   ·   No Comments

Mbrojtësi veteran i Lushnjës, Enik Dhima, beson se skuadra e tij do të jetë pretendente

Mbeten edhe pak ditë stërvitjeje në shtëpi për skuadrën lushnjare dhe puna përgatitore vijon me kontigjentin e plotë të futbollistëve, të cilët pretendojnë të mbajnë fanellën verdhëjeshile. Në fund të kësaj jave, stafi teknik do të japë verdiktin e tij, pra do të përzgjidhen ata që i bëjnë punë për synimet e klubit lushnjar. Pjesa më e madhe e futbollistëve që stërviten në stadiumin “Roza Haxhiu” janë të rinj, pasi pak vetë nga kontigjenti i sezonit të kaluar kanë mbetur në Lushnjë.

Janë larguar deri tani Spaho, Prela, Alcani (ende pa përfunduar kampionati i kaluar), Korreshi, Topi, Arbri, Bubeqi dhe talenti Pepa. Sigurisht që ka prurje të reja, por mbetet për t’u parë sesa do të konsolidohet loja e tyre me grupin e të vjetërve për të arritur sukses. Trajneri Bano, si një nga më të njohurit për ndërthurjen e brezave në skuadër, është në përfundim të punës seleksionuese.

Ai do të përzgjedhë kështu grupin e futbollistëve, me të cilët do të vijojë fazën përgatitore dhe që do të jenë Lushnja e sezonit të ardhshëm. Por kjo është vetëm njëra anë, sepse për futbollistët është për t’u diskutuar edhe ana financiare. Bisedimet e drejtuesve të klubit kanë vijuar këto kohë me futbollistët dhe ata kanë rënë dakord në parim për të qenë pjesë e Lushnjës.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në këshillin bashkiak, që ka miratuar një fond shtesë për futbollin, japin një shpresë sado të vogël për këtë sport kaq masiv në qytetin e Lushnjës. Kjo jo vetëm për skuadrën, që pritet të konfigurohet e plotë pas kësaj jave, por edhe për tifozërinë e zjarrtë të këtij qyteti. Mbrojtësi Enik Dhima, një prej pikave të referimit të formacionit verdhëjeshil vitet e fundit, duket se do të jetë edhe këtë sezon pjesë e skuadrës lushnjare.

Nga kasta e vjetër ka disa largime, por, gjithsesi, mbetet ende një pjesë potente dhe vitale e saj.
“Jemi disa futbollistë nga ata të sezonit të kaluar. Pa dyshim që të gjithë do të shohin, nëse ia vlen të qëndrosh në Lushnjë apo të luash për ndonjë skuadër tjetër. Kemi biseduar paraprakisht me drejtuesit dhe presim se si do të vijojnë punët.

Mendoj se jemi në rrugë të mbarë me stërvitjen për të qenë të gatshëm për sezonin e ri, kushdo qoftë pjesë e grupit. Stafi teknik po bën një punë të admirueshme me futbollistët, sidomos me kontigjentin e ri, nga i cili do të përzgjidhen më të mirët për të qenë pjesë e skuadrës sonë. Me pak kujdes dhe me më shumë fat, mendoj se do të arrijmë të jemi përsëri pretendentë.

Ne futbollistët do ta bëjmë tonën, do të japim maksimumin dhe besoj se me angazhimin e të gjithë faktorëve, Lushnja do ta gjejë veten në kampionat. Nuk ka pse të mos synojmë më të mirën, pra të ngjitemi në superligë,” – ka thënë veterani i mbrojtjes lushnjare, Dhima. Nga ana tjetër, janë shumë futbollistë të rinj, që pretendojnë për një vend në formacion, për të mbushur boshllëqet që ka krijuar “eksodi”.

Dhima: Ne futbollistët do ta bëjmë tonën

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • enik dhima futbollisti i lushnjes
  • enik dhima
  • www.ana dhima

Tags: ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish