Friday, May 18th, 2012

Dimraj: Tirana, thuajse gati të hyjë në garë

Published on August 11, 2010 by   ·   No Comments

Bardheblutë do të jenë aktivë në merkato deri në orët e fundit të mbylljes së tregut

Bardheblutë, pas fazës përgatitore një javore në qytetin e Pukës, po vijojnë si normalisht përgatitjet në kompleksin “Skënder Halili”. Trajneri i Tiranës, Sulejman Starova, në prag të startit të sezonit të ri futbollistik, ka konfirmuar grupin, por pret edhe ndonjë prurje cilësore, ku preferencat kryesore të “Bobit” janë Bulku, Lika dhe rikthimi i Sebino Plakut. Por ajo që bie në sy deri më tani te bardheblutë, ndryshe nga vitet e tjera, është zhvillimi i një merkato pa bujë të madhe ashtu si sezonet e kaluara, apo ndryshe siç e ka traditë Tirana.

Deri më tani, me përjashtim të blerjes së portierit Ilion Lika, por edhe sulmuesit Pero Pejiç, lojtarët e tjerë kanë ardhur nga ekipe të dorës së dytë të superiores, por edhe nga kategoria e parë. Gjithsesi, ardhjet e fundit, trajneri Starova i ka quajtur të suksesshme, ndërkohë që kur e pyesim shefin e klubit, Rauf Dimraj, se a është gati kjo Tiranë për sezonin e ri ai përgjigjet: “Lojtarët janë stërvitur mirë, ngarkesat kanë qenë të plota dhe janë përballuar nga ana e tyre.

Besoj se edhe me këtë grup apo me ndonjë përforcim tjetër që mund të ketë në ditët në vazhdim Tirana do të jetë e aftë të rivalizojë dhe të përballojë garën. Përveç ardhjeve kemi ruajtur edhe një “bosht” lojtarësh nga skuadra e sezonit të kaluar që do të na shërbejnë për kampionatin e gjatë që kemi përpara,” – pohoi fillimisht shefi i klubit të Tiranës, njëkohësisht edhe përgatitësi atletik, Rauf Dimraj.

I pyetur për letonezin Artur Silagails, i cili iu bashku bardhebluve në Pukë, lojtari në fjalë pëlqehet shumë nga shefi i klubit. Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë trajneri Starova kishte folur me nota pozitive për Silagailsin, duke e quajtur një lojtar të domosdoshëm: “Mbrojtësi Silagails më ka lënë mbresa me paraqitjen e tij në stërvitje, por edhe në ndeshjet miqësore.

Megjithatë, ne si staf së bashku me presidentin dhe trajnerin do të arsyetojmë dhe do të vendosim nëse do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri apo jo duke parë jo vetëm paraqitjen e tij në fushë, por edhe diferencat me pjesën tjetër të lojtarëve”, -theksoi ndër të tjera shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj.

Julian Ahmataj, “haxhipishmani” i radhës

Te Tirana, krahas afrimeve, po largohen edhe titullarët. Rasti më i fundit është ai i mesfushorit të majtë, Julian Ahmataj, i cili me sa duket nuk ka gjetur dot akordin me drejtuesit bardheblu dhe është larguar drejt Flamurtarit, ku dje ka bërë edhe prezantimin si lojtar i kuqezinjve. Këtë e ka konfirmuar për “Sportin shqiptar” edhe Ardi Behari, pjesëtar i stafit të ekipit të Flamurtarit: “Po, është e vërtetë që me Julian Ahmatajn i kemi mbyllur punët me 99%, madje ai sot (dje) ka bërë edhe prezantimin si lojtar i skuadrës sonë.

Ahmataj është një futbollist cilësor dhe me eksperiencë që i shtohet kontigjentit të blerjeve që ka bërë skuadra jonë dhe presidenca deri më tani për ndërtimin e një ekipi të fortë dhe me ambicie këtë sezon,” – theksoi dje Ardi Behari. Pas Mukës, Devollit, Abrahamit, Muzakës, Abilaliajt, Bicit, Sefës dhe Korunovskit, Julian Ahmataj është një tjetër titullar që u lë shëndenë kryeqytetasve.

Bardheblutë, të pamposhtur në miqësore
Miqësorja mes Tiranës dhe Laçit edhe pse ishte planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin e krubinasve, është luajtur në “Skënder Halili”. Trajneri i Tiranës, Starova, ka aktivizuar këtë 11-she: Nallbani, Sina, Dushku, Metani, Hysa, Lilaj, Karabeci, Hoxha, Hallaçi, Malindi, Pejiç. Serinë e golave e hapi Kastrati i Laçit. Më pas ka barazuar Tirana me anë të Hysës. Pas mesfushorit Hysa ka qenë radha e Lilajt që të shënojë golin e dytë për bardheblutë. Trajneri Starova ka aktivizuar edhe Likën, Kukën, Sorrën, Hajdarin, Tushen, Abazajn. Ndërkohë, edhe homologu i tij laçian, Nica, ka aktivizuar të gjithë lojtarët që ka pasur në dispozicion.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • ndeshje live

Tags: , , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish