Diop: “Arma” e Shkumbinit është grupi

Diop: “Arma” e Shkumbinit është grupi

Diop: “Arma” e Shkumbinit është grupi

No Comments on Diop: “Arma” e Shkumbinit është grupi

Senegalezi është ambientuar në Peqin, ndërsa Teutën nuk e sheh të pathyeshme, aq më tepër në shtëpi

Senegalezi Papa Ablaye Diop rikthehet në takimin me Teutën në Peqin, duke i dhënë sigurinë e nevojshme repartit të mbrojtjes përballë kryesuesve të superiors. Ai nuk u aktivizua në ndeshjen me ekipin e Kamzës, kur Shk humbi 1-0 për shkak të kartonit të marrë në ndeshjen me Laçin në Peqin. Diopi mbetet i vetmi futbollist i huaj që luan këtë sezon me Shkumbinin. Ai është optimist për fitoren e ekipit të tij përballë Teutës, teksa thotë kështu në intervistën e tij:

Si ndjeheni përpara takimit me Teutën?

Më vjen mirë që rikthehem në ekip, aq më tepër në një ndeshje të rëndësishme si ajo me Teutën. Të them të drejtën, më kishte marrë malli shumë për të luajtur, sepse për ne futbollistët, aq më tepër kur je nga një vend tjetër  dhe jo shqiptar, kjo është kryesorja.

Si është shfrytëzuar ndërprerja e kampionatit?

Kemi punuar nën drejtimin e trajnerit Mile, duke u stërvitur me ngarkesë e me dy seanca në ditë dhe çdo gjë ka shkuar më se normalisht dhe në shërbim të ndeshjes së radhës.

Si ju duket përballja me Teutën?

Takimi po vlerësohet si më i rëndësishmi gjatë kësaj periudhe. Do të luajmë përballë ekipit që kryeson me meritë kampionatin, por mendoj se duhet kaluar me sukses. Gjendja e ekipit paraqitet mjaft e mirë dhe optimiste, sepse dihet që Shkumbinin e mbështet lojën jo tek individët dhe emrat e lojtarëve, por te loja e grupit.

Do të jetë një ndeshje e hapur dhe me rivalitet, që duhet fituar nga ne, sepse  luajmë në fushën tonë dhe me 12 lojtarë, pasi kemi edhe tifozët. Do të kemi dy mungesa, Mustafajn në sulm dhe Lundraxhiu, por që nuk ndryshon për pjesën tjetër që do të luajë.

Si e ndjen veten Diopi pas disa muajsh qëndrimi në Peqin?  

E ndjej veten mjaft mirë dhe e them me bindje se as që e kisha menduar më parë se do të gjeja njerëz kaq të afërt e dashamirës. Kjo më ka nxitur edhe më shumë për t’ia shpërblyer tifozëve dhe drejtuesve. Në 2–3 ndeshjet e para  unë nuk isha fizikisht në formën e duhur, por tani jam plotësisht i gatshëm për të bërë më të mirën për Shkumbinit.

Duke parë nga afër këtë mjedis të ngrohtë dhe futbolldashës, kam kërkuar që të sjell familjen, për ta shijuar edhe më mirë Peqinin dhe Shqipërinë. Falenderoj drejtuesit që po interesohen personalisht në përshpejtimin e procedurave në ambasadën e Shqipërisë në Kajro, ngaqë në Senegal në vendin tim nuk ka ambasadë të Shqipërisë që ta pajisë me vizë bashkëshorten time.

About the author:

Leave a comment

Back to Top