Diop bën “shkesin” për një tjetër të huaj

Diop bën “shkesin” për një tjetër të huaj

No Comments on Diop bën “shkesin” për një tjetër të huaj

Fillimi i fazës përgatitore të Shkumbinit është pritur mjaft mirë në radhët e tifozerisë peqinase, e cila tashmë shpreson që edhe dilema e trajnerit të mund të zgjidhet sa më shpejt. Drejtuesit e klubit kanë arritur të bindin një pjesë të mirë të titullarëve vendës që ishin drejt largimit, të cilët ditën e hënë kanë dalë në stërvitje nën drejtimin e trajnerit Klodian Dervishi. Nga sa mësohet, ftesa u është dërguar edhe futbollistëve të tjerë si Kotorri, Shenaj e Diop. Madje mësohet se është pikërisht qendërmbrojtësi senegalez, Papa Diop, ai që mund të shërbejë si negociator për afrimin e një tjetër lojtari me ngjyrë në radhët e peqinasve, i cili luan në pozicionin e mesfushorit. Në fakt, janë disa emra që po merren në konsideratë nga drejtuesit e klubit bardhekaltër. Një mundësi e madhe është ajo e përzgjedhjes së një trajneri peqinas, por nuk mund të përjashtohet edhe afrimi i një trajneri nga rrethet. Më e rëndësishme për momentin është se zgjidhja e emrit që do të drejtojë pankinën e Shkumbinit mund t’i hapte rrugën edhe merkatos së klubit, e cila synon të përforcojë ato reparte ku gjatë sezonit të fundit kishte më shumë probleme. Synimi i drejtuesve të klubit është afrimi i ndonjë elementi cilësor që do të ndërthurej me elementin e ri vendës, duke formuar në këtë mënyrë një skuadër solide dhe që do të konkurrojë denjësisht në sezonin e ri.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top