Diop, “ish” kundër Dinamos: Dua të fitojë Shkumbini

Diop, “ish” kundër Dinamos: Dua të fitojë Shkumbini

Diop, “ish” kundër Dinamos: Dua të fitojë Shkumbini

No Comments on Diop, “ish” kundër Dinamos: Dua të fitojë Shkumbini

Pas disa sezonesh me Dinamon dhe një sezon në Arabi, Diop rikthehet për të luajtur në kampionatin shqiptar me fanelenë e Shkumbinit.

– Si po kalon këtë periudhë në qytetin e Peqinit?

– Është një qytet i vogël ku mund të bësh miq shpejt pasi të gjithë të respektojnë. Kam të njohur që lidhen me sportin por edhe djem që i përkasin tifozerisë të Shkumbinit të cilët më duan.

– Keni marrë një fitore të bukur ndaj Tomorit?

– T’ju them të vërtetën siç kam biseduar edhe me shokët e ekipit të gjithë ekipet janë të forta. Kjo e bën kampionatin të vështirë dhe të imponon që të vlerësosh maksimalisht çdo ekip me të cilin përballemi.

– Këtë javë keni transfertën ndaj Dinamos?

– Një sfidë edhe më e vështirë. Ekipi i Dinamos paçka problemeve që mund të ketë patur nuk është ajo që shohim në vendin e fundit. Kjo do t’i ingranojë kundërshtarët tanë që të kërkojnë me ngulm tre pikët duke na e vështirësuar edhe më shumë transfertën.

– Si e mendoni veten në këtë përballje si një ish?

– Jam një lojtar profesionist dhe kjo më bën që të mendoj për ekipin e Shkumbinit. Padyshim që tek ekipi i Dinamos kam kaluar një moment shumë të mirë dhe ruaj respekt. Por tashmë Dinamo është një ekip për t’u mundur dhe në këtë ndeshje do të kërkojmë pikërisht ta arrijmë këtë.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top