Sunday, February 5th, 2012

Diop: Më fal, Dinamo, nuk kthehem më!

Published on July 30, 2010 by   ·   No Comments

Senegalezi Papa Diop rrëfehet për herë të parë pas “arratisjes” nga blutë kryeqytetas

Papa Diop nuk është më mister për opinionin sportiv në Shqipëri. Ai më në fund është bërë i gjallë dhe gjatë një interviste ekskluzive për “Sportin shqiptar” nga Senegali, tregon arsyet e divorcimit nga dinamovitët. Mbase largimi i futbollistit në fjalë nuk është pritur mirë nga dinamovitët, por ata që e njohin nga afër senegalezin e dinë mjaft mirë natyrën e tij, e cila pavarësisht faktit të pamohueshëm të largimit tinëz nga blutë, mbart në vetvete një dashuri për Dinamon, skuadër ku Papa ka kaluar plot 6 vite të karrierës së tij sportive, por edhe të jetës private.

Diop ndodhet në Senegal dhe ditën e shtunë do të udhëtojë drejt Francës. Por karriera e tij sportive është në rrezik, pasi kartoni ndodhet në duart e drejtuesve dinamovitë. Menaxheri Ilir Halili ndodhet në Tiranë dhe gjatë kësaj kohe është duke negociuar me drejtuesit e Dinamos. Mes bisedimeve ka edhe një ofertë konkrete për lojtarin Papa Diop. Por Dinamo është duke u menduar, pasi në mes është edhe pak hatërmbetja me futbollistin në fjalë.

Mbase duke parë aventurat e përsëritura të Diopit, me largime enigmatike nga Shqipëria, Dinamo mund ta lëshoj një herë e mirë, duke përfituar shumën e ofruar nga klubi Alfaisaly FC i Arabisë Saudite. “Intrigë e dashuri” duket historia e “arratisjes” nga Dinamo të senegalezit Papa Diop, i cili duket qartë gjatë prononcimit se nuk dëshiron të kthehet më tek Dinamo.

Por miqtë, shokët e skuadrës, por edhe presidencën blu, ai nuk e harron duke dërguar përshëndetje speciale nga Senegali i largët. Pak minuta në pritje të linjave telefonike me Senegalin dhe ja tek dëgjohet një zë i mbytur: Alo! Është pikërisht ai, “i arratisuri” i bluve, Papa Diop, “rebeli i penduar”, që fillon të bisedojë me ne:

- Ku ndodheni aktualisht?
- Në Senegal. Ditën e shtunë do të udhëtoj drejt Francës.
- Dukeni shumë i qetë, por a e dini që te Dinamo çështja juaj është një “bombë” e vërtetë?
- Nuk e di çfarë po ndodh atje, s’kam kontakt me asnjë njeri. Por kam arsyet e mia pse jam larguar, edhe pse ndoshta kam zgjedhur momentin jo të përshtatshëm.

- Cilat janë ato?
- Jam larguar nga Dinamo sepse kam një kohë të gjatë që pres të provoj një eksperiencë të re. 6 vite në kampin blu nuk janë pak. Unë dëshiroj që të gjithë ta kuptojnë zgjedhjen time. Kam të drejtën private të provoj edhe unë një jetë më të mirë. Por ruaj respekt maksimal për të gjithë tek Dinamo, pavarësisht zgjedhjes sime të nxituar.

Tek Dinamo kam fituar shumë famë, por edhe para, tituj kampionë, por edhe një eksperiencë që do të më vlejë gjatë gjithë karrierës sportive. Dinamo ende mbetet një shtëpi për mua, ndaj dhe dua t’i kërkoj falje për largimin tim. Dhe do t’i lutem sërish të më kuptojnë.
- Po largimi përpara ndeshjes është shumë i rëndë, shokët mendojnë që i ke lënë në baltë…?

- Unë personalisht nuk doja të ikja në asnjë mënyrë përpara ndeshjes, edhe gjatë pronocimit për gazetën tuaj jam shprehur se do të largohem pas Ligës së Kampionëve dhe do të kem një takim me presidentin. Problemi është se në momentin që kam ikur, kam qenë shumë i mërzitur. Humba kontrollin nga mërzia dhe tani e kam marrë vendimin tim.

- Do të ktheheni një ditë në Tiranë?
- S’e di. Mbase ndonjë ditë. Kam shumë shokë e miq atje, për të cilët kam respekt dhe dua t’i takoj sërish një ditë.
- Por për futbollin? Për Dinamon, s’do të kthehenit asnjëherë?
- Jo, jo, duhet ta harroni diçka të tillë.

- Si jeni ndierë pasi morët vesh lajmin që Dinamo për 1 gol nuk kaloi turin ndaj Sherifit?
- Ndiej vërtet keqardhje për Dinamon, për shokët e skuadrës, për tifozët, por edhe për presidentin Besnik Sulaj, sepse në asnjë moment s’kam pasur probleme me presidentin tonë.
- E kujtoni momentin e parë kur keni mbërritur në Tiranë?
- Po, shumë vite më parë. Është diçka që më ngjall nostalgji dhe mall, por edhe keqardhje.

- Po momentin e fundit?
- Ishte ndeshja e parë ndaj Sherif Tiraspolit. U mundëm për gabime tonat, por di që unë kam dhënë maksimumin si në ndeshjen e parë, por edhe të fundit me Dinamon. Fitova atje 2 tituj kampionë dhe një Superkupë dhe jam i lumtur për këtë.
- Dhe në fund cili është mesazhi juaj për opinionin sportiv në Shqipëri dhe atë dinamovit në veçanti?
- Lamtumirë Dinamo, gjithnjë do të mbetesh në zemrën time.

Diop: Më fal, Dinamo, nuk kthehem më!

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • ilir halili
  • Papa Diop ks shkumbini
  • Papa Diop Shkumbini

Tags: ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics