Dushan Popoviç, në provë te Shkumbini

Dushan Popoviç, në provë te Shkumbini

No Comments on Dushan Popoviç, në provë te Shkumbini

Mesfushori malazez, Dushan Popoviç, është afrimi më i fundit i skuadrës peqinase në këtë merkato vere. Futbollisti dje ka dalë në stërvitje me Shkumbinin dhe pritet që të qëndrojë disa ditë në provë te bardhekaltrit. Ish-futbollisti i Bylisit, i cili luan në rolin e një mesfushori të avancuar, mund të jetë një alternativë ideale për trajnerin Magani. Ky i fundit prej kohësh ka kërkuar afrimin e një mesfushori të mirëfilltë dhe me eksperiencë. Kështu, pas kërkimit në tregun vendës, drejtuesit e klubit i kanë hedhur sytë nga tregu i huaj, dhe me sa duket kanë pikasur malazezin, i cili është i lirë në kërkim të një skuadre. Mësohet se nëse mesfushori arrin që të kalojë provën, atij do t’i ofrohet një kontratë 1-vjeçare. Mirëpo për të kaluar te firma dhe termat financiarë, fillimisht duhet të dëgjohet vendimi i Maganit. Megjithatë, nisur edhe nga paraqitja që bëri një vit më parë në Ballsh, shanset për zyrtarizmin e tij nuk mungojnë. Por malazezi nuk është i vetmi futbollist në provë te peqinasit, pasi edhe serbi Stojkoviç, si edhe mesfushori senegalez, El Haxhi Mansur. I pari ka luajtur për dy sezone në radhët e Besëlidhjes dhe duket shumë pranë firmës. Megjithatë, verdikti përfundimtar për ta do të jepet të mërkurën, ditë kur skuadra peqinase ka programuar të zhvillojë një takim miqësor me Tomorin. Sakaq, Shkumbini ka startuar dje përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Magani, i cili gjatë kësaj jave ka menduar që të reduktojë disi tempin e seancave stërvitore. Futbollistët bardhekaltër janë duke arritur formën e tyre më të mirë dhe çka është më e rëndësishme, fakti që të dëmtuarit Devolli e Kaçuli janë drejt riaftësimit.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top