Friday, September 10th, 2010

Elvis Kotorri, titullin kampion per tifozet e mrekullueshem te Shkumbinit.

Published on July 19, 2010 by stilltoni   ·   No Comments

Tek ekipi peqinas janë afruar shumë lojtarë, të cilët janë vënë nën urdhrat e trajnerit të ri, kryeqytetasit Mirel Josa. Portieri Elvis Kotorri, sulmuesi Arlind Nora, mesfushori Bekim Kuli, dhe disa lojtarë të tjerë, janë afruar gjatë merkatos së verës nga presidenca peqinase, e cila ka ambicie të mëdha për edicionin futbollistik 2010-2011. Pas prezantimit të skuadrës, bardhekaltrit do të fillojnë dhe fazën përgatitore. Presidenca i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme, ku menjëherë pas prezantimit skuadra peqinase është nisur për në Maqedoni, për të zhvilluar fazën përgatitore verore në Mavrovë. Shkumbini do të qëndrojë në Mavrovë për 2 javë, ku do të zhvillojë atje disa ndeshje miqësore. Ndërkaq, nga presidenca peqinase këtë sezon synohet më së pakti renditja mes skuadrave më të mirë, për të fituar një vend në Kupat e Evropës për sezonin e ardhshëm. Trajneri Mirel Josa është optimist për këtë skuadër dhe para nisjes për në Mavrovë u shpreh: “Ky ekip që është formuar do të konkurrojë denjësisht në kampionat. Janë lojtarë që kanë ardhur nga ekipet më të mira dhe me eksperiencën e tyre do të ndihmojnë që Shkumbini këtë sezon të realizojë objektivat që ka”. Ndërsa portieri Elvis Kotorri, i cili është bashkuar me skuadrën peqinase nga kampionia e Dinamos, thotë: “Ky grup, me dy apo tre përforcime, ka shumë shanse të shpallet kampion. Unë i kam parë skuadrat e tjera dhe nuk kanë asgjë më shumë sesa Shkumbini, ndaj do të përpiqemi që të fitojmë titullin kampion, çka do të ishte historike për skuadrën e Shkumbinit dhe tifozët e saj të mrekullueshëm”.


Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin per:

  • shkumbini elvis kotorri
  • elvis kotorri te shkumbini

Tags: , ,

Readers Comments (0)




Te ngjashme