Sunday, February 5th, 2012

Erion Mustafai : Harmonia në grup më ngroh

Published on July 30, 2010 by   ·   No Comments

Teksa ka më shumë se tre javë përgatitore në kampin peqinas tek lojtarët bardhekaltër duket se po formohet një atmosferë e këndshme për një kompeticion vërtet të rëndësishëm. Këtë dëshiron që të përcojë tek tifozët peqinas sulmuesi i ri Erion Mustafai i cili jep edhe mendimin e tij për atmosferën dhe përgatitjet e deri tanishme.
Që prej afro 10 ditësh gjendemi në shtetin fqinj për të zhvilluar fazën përgatitore dhe mund të them se kemi gjetur vërtet kushte shumë të mira. Që prej vendosjes sonë këtu kemi punuar me dy seanca stërvitore në ditë sipas planit të trajnerit Josa. Kuptohet që cdo punë ka vështirësinë e vet dhe kjo ndikohet edhe nga temperaturat e larta të këtyre ditëve të korrikut. Kuptohet që më shumë ndjehen vrapimet e gjata ndërsa kemi mundur të argëtohemi me dy miqësore përgjatë një jave.
Koha e lirë: Mund të them se ajo ka qenë e pakët për disa arsye. Së pari fakti i dy seancave në ditë është i lidhur ngushtë me rujatjen e regjimit ditor. Por megjithëkëtë kemi patur mundësi të ndonjë shëtitje të shkurtër por edhe internet. Ajo që mund të vlerësoj është kolektiviteti që kemi tek grupi i lojtarëve që kemi formuar dhe kjo më duket shumë pozitive.
Golat: Në miqësoe kam arritur të shënoj por e kam mëse të qartë që gjithcka do të mund tia arrij me ndihmën e shokëve. Kam shumë dëshirë dhe etje për të shënuar ndaj mendoj se ky do të jetë sezoni i im. Dua të falenderoj trajnerin Josa për punën me ekipin por edhe gjuhën e mirëkuptimit. Po ashtu presidentin Ndroqi që na ka plotësuar kushtet dhe na është përgjigjur me korrektësi në kontratat tona. Kjo na bën që të jemi edhe më të mobilizuar në punën tonë.
Synimet : Mendoj se është herët të shprehem por kam nota tepër optimiste për këtë ekip. Gjithcka funksionon shumë mirë dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Nëse do të kemi këto ritme dhe do të jemi larg vetëkënaqësisë padyshim që do të jetë një shkumbin bindës dhe vërtet i frikshëm ky i sezonit të ardhshëm është shprehur sulmuesi Mustafai

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • vrapimet-ks.com

Tags: , , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics