Financat, pengesë për merkaton e Shkumbinit

Financat, pengesë për merkaton e Shkumbinit

No Comments on Financat, pengesë për merkaton e Shkumbinit

Drejtuesit e Shkumbinit po tregohen aktivë në merkato. Ata janë në bisedime me futbollistët që synojnë t’i afrojnë për këtë sezon, ndonëse emrat e tyre nuk i bëjnë të ditur. Burime pranë klubit peqinas, për “Panorama Sport”, janë shprehur se stafi teknik po studion me kujdes afrimin e dy elementeve cilësore, futbollistë që vijnë nga tregu vendës dhe sigurisht që nuk janë federuar ende me skuadrat e tjera. Në fakt, trajneri Magani që përpara startit të kampionatit është shprehur qartë se skuadrës i duhen edhe dy përforcime, të cilat do ta kompletonin atë në njëfarë mënyre, por nga ana tjetër do të rrisnin edhe konkurrencën brenda grupit. Në këto kushte, drejtuesit e klubit janë të detyruar që të lëvizin shpejt në merkato përpara mbylljes së saj. Dihet tashmë që peqinasit janë në kërkim të një mesfushori krahu, por edhe të një sulmuesi, ndonëse ajo që duhet theksuar është se synohet që të afrohen futbollistë jo shumë të shtrenjtë, pasi edhe financat e klubit janë të kufizuara. Madje edhe mesfushori malazez, Dushan Popoviç, i cili u pëlqye nga stafi teknik, mendohet të jetë larguar pikërisht për shkak të kërkesave të larta financiare. Kështu, afrimet që pritet të bëhen tek peqinasit nuk mendohet të jenë futbollistë të njohur, por elemente cilësore që mund t’i bëjnë realisht punë skuadrës së Maganit. Nuk përjashtohet ndërkaq edhe pista e huazimit të ndonjë futbollisti nga skuadrat e Superiores.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top