Friday, May 18th, 2012

Flamurtari “vajton” largimin e Plakut

Published on August 17, 2010 by   ·   No Comments

Drejtuesit vlonjatë shpresojnë që sulmuesi të rikthehet në Vlorë

Për Flamurtarin janë ditë përgatitjesh intensive në kuadër të ndeshjes që vlonjatët do të luajnë ndaj Dinamos në transfertë, në javën e parë të kampionatit. Pikërisht në këtë përballje Flamurtari pa dyshim shkon pas një përgatitjeje të gjatë të kryer në fazën përgatitore dhe të gjithë synojnë që prej takimit të parë të merret rezultati pozitiv.

Ndërkohë, ende në pikëpyetje mbetet pa dyshim aktivizimi me fanellën e Flamurtarit të sulmuesit Sebino Plaku dhe natyrisht që drejtues të ekipit kërkojnë që gjithçka të mbyllet sa më shpejt dhe pozitivisht. Ashtu siç është thënë në ditët e tjera, janë duke u menduar edhe alternativa të tjera, midis tyre edhe emri i sulmuesit maqedonas Bajevski.

Ndërkohë, referuar përgatitjeve për premierën, shqiptari-maqedonasi Njazi Lena ndalet në faktin se për Flamurtarin bëhet fjalë për një ndeshje shumë të rëndësishme dhe dihet synimi që vlonjatët kanë për këtë përballje. “Ndaj Dinamos kemi edhe mundësinë për të parë sa mirë e kemi realizuar fazën përgatitore, edhe pse klima në ekip është optimiste.

Në ekip gjatë kësaj periudhe janë afruar mjaft lojtarë cilësorë dhe natyrisht dihen tashmë synimet e Flamurtarit për këtë sezon futbollistik. Vijmë pas një kohe të gjatë përgatitjesh dhe natyrisht zhvillimi i ndeshjeve zyrtare tashmë pritet me shumë interes edhe nga ne futbollistët. Do të luajmë në transfertë përballë Dinamos, ekipit kampion në fuqi, por dëshirojmë që qysh në ndeshjen e parë të tregojmë vlerat dhe synimet tona të qarta.

Dihet që nuk është e lehtë, pasi njihet ekipi i Dinamos për atë çfarë ka dhënë sezonin e kaluar, por natyrisht edhe për grupin e lojtarëve që ka në gjirin e vet. Por më duhet të them që nuk ndihemi aspak të frikësuar, por do të jemi në nivelet e kërkuara për të marrë më të mirën në këtë transfertë. Edhe kundërshtari kërkon ta nisë sa më mirë sezonin dhe Flamurtari, duke parë edhe investimet e kryera, nuk mund të lejojë hap fals.

Gjatë ditëve të fundit jemi duke punuar pikërisht në kuadër të takimit me Dinamon, madje kundërshtarin e kemi ndjekur edhe në finalen e Superkupës,” ka përfunduar shqiptaro maqedonasi i Flamurtarit, Njazi Lena, lojtar që të paktën gjatë takimeve miqësore ka luajtur në formcionin titullar.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • futboll live
  • ndeshje live

Tags: , , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish