Friday, May 18th, 2012

Flamurtari, goditja e fundit kuqezi quhet Bajevski

Published on August 25, 2010 by   ·   No Comments

Vlonjatët kanë marrë sulmuesin maqedonas që kërkonin dhe kanë mbyllur kështu merkaton e verës

Ndërsa është luajtur ndeshja e parë e kampionatit, ku Flamurtari ka dalë fitues, duket se për drejtuesit vlonjatë merkatoja nuk ka përfunduar. Kështu, goditja më e fundit e ekipit vlonjat është pikërisht sulmuesi maqedonas Aleksandër Bajevski, lojtar që zyrtarisht është pjesë e ekipit vlonjat për sezonin futbollistik 2010 2011. Sulmuesi maqedonas ka nënshkruar kontratën për sezonin aktual te Flamurtari, ndërsa gjithçka është konfirmuar edhe nga drejtues të klubit vlonjat.

Dihej që pikërisht sulmuesi Bajevski ishte kontaktuar edhe më parë nga Flamurtari, por kryesore për vlonjatët atëherë ishte afrimi i sulmuesit Sebino Plaku, lëvizje e cila nuk u realizua. Kështu që vlonjatët iu rikthyen pistës “Bajevski”, madje lojtari ishte provuar kohë më parë edhe në kampingun e Ohrit, por ishte lënë në pritje për shkak të çështjes “Plaku”.

Tashmë që tema e sulmuesit tiranas u mbyll përfundimisht, drejtuesit realizuan me sukses afrimin e maqedonasit Bajevski. Me afrimin e sulmuesit maqedonas mbyllet zyrtarisht merkatoja e Flamurtarit. Të dhënat e para për maqedonasin flasin për një lojtar që ka luajtur me disa ekipe maqedonase, të fundit me DAC 04 në kampionatin vendas. Lojtari në fjalë është aktivizuar disa kohë edhe me kombëtaren e vendit të tij.

Mbërritja e lojtarit në fjalë cilësohet e goditur nga klubi vlonjat, të cilët duket se kanë gjetur edhe partnerin e sulmit për Daniel Xhafajn. Vetë trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, ka pranuar se afrimi i maqedonasit mund të quhet sukses, ndërsa, sipas tij, merkatoja është mbyllur. “Bajevski do të fillojë stërvitjen, por nuk mendoj se mund të jetë i gatshëm për ndeshjen me Tiranën, ditën e premte në Vlorë.

” Ndërprerja e kampionatit do ta ndihmojë të jetë pjesë e grupit për ndeshjen e radhës. Tashmë që merkatoja zyrtarisht quhet e mbyllur, ajo që duhet të bëjmë është të mendojmë për ndeshjen e radhës. Takimi me Tiranën do të luhet të premten, ndaj na duhet të punojmë për këtë përballje. Grupi i lojtarëve është gati dhe natyrisht edhe në stërvitje lojtarët janë të përkushtuar.

E kemi vlerësuar maksimalisht këtë përballje, ku të gatshëm do të kemi edhe mesfushorin Devolli. Shpresojmë dhe besojmë ta kalojmë me sukses, natyrisht në një ndeshje ku nuk do të mungojë edhe përkrahja e shumtë e sportdashësve vlonjatë në shkallët e stadiumit,” ka përfunduar trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • shkumbini flamurtari live ndeshje
  • lojtaret e flamurtarit 2011-2012
  • klubi shkumbinit
  • futboll live
  • lojtaret e flamurtarit 2011

Tags: , , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish