Flamurtari mbyll me sukses miqësoret para Besës

Flamurtari mbyll me sukses miqësoret para Besës

No Comments on Flamurtari mbyll me sukses miqësoret para Besës

Vlonjatët dje kanë barazuar 0-0 në Lushnjë dhe fillojnë të mendojnë për Besën

Flamurtari e mbyll me miqësoren ndaj Lushnjës javën e parë të përgatitjeve gjatë kësaj ndërprerjeje të kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares. Duke nisur nga dita e hënë startojnë përgatitjet për javën e tretë të superligës ndaj ekipit të Besës në transfertë. Në mesjavë Flamurtari fitoi në shifrat 3 0 përballë Vlorës në miqësoren e parë, ndërsa takimi i dytë u zhvillua në transfertë, pikërisht për faktin se në javën e tretë ekipi vlonjat luan jashtë qytetit të Vlorës, në Kavajë. Miqësorja e djeshme ka përfunduar në barazim pa gola. Rezultatet e dy javëve të para kanë krijuar një klimë pozitive në kampin vlonjat dhe, ashtu siç edhe është thënë gjatë ditëve të fundit, synohet tashmë vazhdimësia. Rreth këtij fakti, mesfushori vlonjat Taulant Kuqi pranon faktit se ndeshjet në vijim të kampionatit do të jenë më të vështira se dy javët e para, kjo edhe për faktin se edhe kundërshtarët e shohin Flamurtarin një ekip pretendent të këtij sezoni futbollistik. “Ky sezon është më i vështirë se ai që lamë pas, teksa janë disa ekipe që do të rivalizojnë deri në fund për kreun e renditjes.

Janë disa ekipe të cilat janë fuqizuar, ku pa dyshim mes pretendetëve është edhe ekipi i Flamurtarin, ndaj na duhet që në javët në vijim të synojmë te vazhdimësia e rezultateve pozitive, për të mos lejuar largimin nga vendet e kreut të renditjes. Flamurtari i këtij sezoni është ndërtuar për të fituar, por nëse diçka të tillë e kemi bërë në dy javët e para, tashmë na duhet që rezultatet të tilla t’i arrijmë edhe në javët e tjera të kampionatit. Pas Dinamos dhe Tiranës, tashmë na pret një përballje e vështirë përballë Besës në transfertë, ekip që pavarësisht rezultateve në dy javët e para, të mos harrojmë se sezonin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë, ndaj e konsiderojmë një përballje mjaft domethënëse. Por edhe te kundërshtari mendoj se emri i Flamurtarit krijon respekt. Dëshirojmë që fitoreve në dy javët e para t’u shtojmë tri pikë të tjera në Kavajë dhe më pas mund të themi që për Flamurtarin nuk ka kthim prapa. Besojmë se edhe në Kavajë do të dimë të jemi në lartësinë e duhur dhe të marrim më të mirën nga kjo përballje,” ka përfunduar mesfushori vlonjat Taulant Kuqi.

/sportishqiptar/

About the author:

Leave a comment

Back to Top