Friday, May 18th, 2012

Flamurtari-Shkumbini, dy pretendentet barazojnë në miqësoren e Strugës

Published on August 2, 2010 by   ·   No Comments

Vlonjatët dhe peqinasit kanë matur forcat, duke qenë se janë edhe pretendente për sezonin e ri

Shkumbini – Flamurtari 1 1

Shënues: Lena 35′, Kuli 58′

Shkumbini: Kotorri, Mujdragiç (Tesiç 35′), Grizha (Xhyra 51′), Arapi (Salliu 69′), Krasniqi (Shenaj 43′), Pasha, Veliaj (Salihoviç 65′), Nora (Dervishi 75′), Mancaku, Kuli (Gjyla 60′), Mustafaj (Grboviç 46′). Trajner: M.Josa.

Flamurtari: Spaho (Xhelili 46′), Sakaj, Ramadani (Liçaj 62′), Brahja, Grami (Plaku 55′), Roshi, Devolli (Progni 55′), Zeqiri (Kuqi 55′), Xhafaj, Lena (Sina 85′), Begaj (Arapi 88′). Trajner: G.Magani.

Gjyqtarë: V.Sulevski, A.Pikovski, G.Labrovski (Maqedoni)

Kartonë të verdhë: Lena, Grami, Veliaj, Ramadani, Salliu

Karton i kuq: Mujdragiç

Dy nga skuadrat me shumë ambicie për sezonin e ri dje kanë ndeshur me njëra tjetrën, si për të provuar realisht se ku janë me përgatitjet e tyre. Shkumbini ishte ndeshur kyesisht me kundërshtarë modestë, kryesisht nga kategoria e dytë maqedonase dhe serbe, duke i fituar thellë të gjitha takimet. E kundërta për Flamurtarin, që kishte barazuar dy herë dhe kishte humbur një ndeshje, por pa u shqetësuar në kampin vlonjat. Dhe ky ishte testi më i mirë për të dy ekipet. Ndeshja është luajtur në stadiumin e Strugës, edhe pse kjo ishte planifikuar për në stadiumin e Ohrit. Por një aktivitet në Ohër, ka bërë që ndeshja të luhet në Strugë, aty ku është zhvendosur ekipi i Shkumbinit për t’u stërvitur, pas përgatitjeve në Novdorjan, afër Bullgarisë.

Pra, peqinasit ishin si vendës, meqë Flamurtari ka ardhur nga Ohri, aty ku po zhvillon përgatitjet prej dy javësh. Pjesa e parë ka filluar e qetë, me qarkullim të dendur të topit në mesfushë nga të dyja skuadrat. Më pas, me kalimin e minutave peqinasit kanë filluar të ngacmojnë më shumë portën vlonjate. Pas minutës së 20 të loja ka marrë më shumë ritëm. Flamurtari ka arritur të shënojë në minutën e 35 të, pas një krosi në zonë, Lena i pambuluar në zonë ka mposhtur portierin Kotorri. Në këtë moment ka pasur një replikë mes Mujdragiç dhe gjyqtarit të ndeshjes, i cili ka nxjerrë madje kartonin e kuq. Duke qenë se ishte thjesht një takim miqësor dhe mos prishur ekuilibrat, është menduar që Mujdragiç të zëvendësohej dhe Shkumbini sërish ka luajtur me 11 lojtarë. Në fund të pjesës së parë kosovari Krasniqi ka pësuar tërheqje dhe ka lënë fushën e lojë. Në vend të tij të tij ka hyrë gjirokastriti Shenaj.

Me fitoren minimale të vlonjatëve është mbyllur pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë, fillimisht kemi nga vetëm një zëvendësim për ekip, portieri vlonjat Xhelili hyn në vend të Spahos, ndërsa për peqinasit hyn Grboviç në vend të Mustafajit. Tempi i lojës rritet shumë, për të ardhur në minutën e 58 të, ku Kuli, pas një gjuajtje kros nga distance, duke e ndihmuar edhe fati nga gabimi i portierit, arrin të shënojë dhe barazuar rezultatin. Kemi disa zëvendësime në mesin e pjesës së dytë, gjë që bënë disi të bie edhe ritmi i ndeshjes. Në fund ky takim është mbyllur në barazim, duke u shërbyer të dy trajnerëve respektivë, një miqësore që ia vlente të shihej, duke i ngjarë pak a shumë një ndeshje kampionati.

Sebino Plaku debuton me fanellën vlonjate

Ka qenë minuta e 55 të e ndeshjes miqësore mes Flamurtarit dhe Shkumbinit kur sulmuesi i sapoardhur te skuadra vlonjate, Sebino Plaku, ka bërë debutimin me fanellën kuqezi. Ish sulmuesi i Tiranës ka shuar kështu çdo dyshim për një rikthim të mundshëm me fanellën bardheblu. I kënaqur është dukur edhe stafi teknik me ardhjen e Plakut, duke bërë të mundur një dyshe golash në vijën e parë të sulmit, ku tashmë Plaku Xhafaj pritet të jetë “makineria” e golave. Mësojmë se me këtë blerje skuadra vlonjate e ka mbyllur merkaton, duke dubluar çdo rol. Tani vëmendje do t’i jepet vetëm koalidimit.

Josa: Më pëlqen motivimi, edhe pse miqësore

Ka qenë barazimi i parë në miqësoret e zhvilluara deri tani nga Shkumbini pas disa fitoreve rresht, por trajneri Mirel Josa nuk është dukur i shqetësuar në fund të ndeshjes, madje ka qenë i kënaqur nga ajo çfarë kanë treguar në fushën e lojës të besuarit e tij. “Ajo që dua të vlerësoj unë është mentaliteti i krijuar në ekipin tonë, ku edhe një ndeshje miqësore, ata hyjnë në fushë për ta fituar takimin. Kjo është shumë pozitive, pasi të futesh gjithmonë me këtë motivim, pavarësisht se ku luhet dhe për çfarë luhet, është diçka e mirë. Ndërsa për ndeshjen në përgjithësi, mund të them që ishte e barabartë.

Gjendja fizike e lojtarëve të Shkumbinit është e mirë dhe kjo u duk edhe në miqësoren e sotme (djeshme). U bënë disa gabime, prandaj duhet të jemi më të saktë në këtë drejtim. Nesër (sot) do ta bëjmë pushim, pasi ekipi e ndjen të nevojshme një relaks, pas gjithë atyre ngarkesave. Të hënën e në vazhdim do të fillojmë me të njëjtin ritëm, duke pasur si qëllim që në ndeshjet e tjera miqësore që do të zhvillojmë të korrigjojmë pikërisht gabimet e vëna re gjatë ndeshjes me Flamurtarin. Duke parë edhe nivelin e kundërshtarit që patëm përballë, them që Shkumbini do të jetë vërtet një rival këtë kampionat,” – pohoi ndër të tjera trajneri i Shkumbinit, Mirel Josa.

Magani: Treguam edhe njëherë shpirt të lartë gare

Ashtu si kolegu Josa, edhe trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, deklaron se nuk kishte test më të mirë si ndeshja Shkumbini Flamurtari. Trajneri peqinas, që ishte ideatori i kësaj miqësoreje thotë se kjo ndeshje i shërbeu shumë, pavarësisht se nuk është treguesi real i Flamurtarit, pasi mendon se në kampionat do të jetë një ekip shumë ndryshe. “Flamurtari tregoi edhe njëherë përgatitje të lartë fizike, ashtu siç edhe takimi në fakt, ku dihet që Shkumbini njihet për këtë tregues.

Pak a shumë ishte një ndeshje e barabartë, në të gjitha aspektet qofshin cilësore, tekniko, apo edhe grintën e treguar në fushën e lojës. Kjo është ajo ajo që më pëlqeu më shumë tek ekipi im, duke treguar edhe njëherë egon vlonjate në fushën e lojës. Mund edhe ta humbnim takimin, por për mua nuk do të kishte rëndësi fare, pasi lojtarët u impenjuan në fushën e lojës, pavarësisht se ishte miqësore. Do të luajmë edhe tre takime miqësore, të cilat do të në shërbejnë shumë për të harmonizuar lojën tonë. Jam i kënaqur edhe me mbërritjen e Plakut, të cilin kishim ditë që e prisnim. Tani s’na mbetet gjë tjetër, veç të vijojmë në punën tonë,” – përfundon trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani.

Flamurtari-Shkumbini, dy pretendentet barazojnë në miqësoren e Strugës

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • flamurtari struga
  • flamurtari miqesore
  • reisebuero flamuntari struga

Tags: , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish