Wednesday, February 8th, 2012

FSHF, kërkesë UEFA-s për “Loro Boriçin”

Published on August 17, 2010 by   ·   No Comments

Tashmë me tapet të ri, stadiumi i qytetit të Shkodrës bëhet zgjedhja e parë për kombëtaren

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” mund të themi se e ka humbur ekskluzivitetin për të qenë zgjedhja e parë (dhe e vetme) e FSHF-së për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares. Mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes FSHF-së dhe drejtorisë së “Qemal Stafës” e kanë detyruar institucionin e futbollit t’i kthejë sytë nga Shkodra. “Loro Boriçi” mbetet alternativa e vetme në Shqipëri për ndeshjet e kombëtares, megjithëse sa i përket kushteve është ende larg standardeve europiane.

Pas takimit me Rumaninë në tranfsertë, që do të luhet më katër shtator, Shqipëria pret Luksemburgun. Ndeshja tetë shtatorit me inferiorët e grupit tonë pritet të zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, madje për të mos rrezikuar dënimin e UEFA-s për shkak të kushteve jo të mira të këtij stadiumi, Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë kërkesë insitucionit europian që ta pranojë zhvillim e ndeshjes në Shkodër. “Ne i kemi dërguar kërkesë UEFA-s që me Luksemburgun të luajmë në “Loro Boriçi”.

Madje edhe me Bosnjën do të luajnë në stadiumin e Shkodrës, – ka zbuluar sekretari i përgjithshëm, Eduard Prodani, i cili edhe një herë i ka mëshuar faktit që drejtoria e “Qemal Stafës” nuk ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjes. – FSHF nuk ka zgjidhje tjetër. Ministria ka urdhëruar nënshkrimin e marrëveshjes, ndërsa drejtoria e “Qemal Stafës” nuk ka pranuar. Tani është vonë për ndryshimin e fushës. Në “Loro Boriçi” sapo është shtruar tapeti i ri.”

Letra e Platinisë për Berishën
Nuk ka asnjë zhvillim të ri sa i përket çështjes së pronësisë së “Qemal Stafës”, ndonëse MTKRS-së pat premtuar që mënyra e re e menaxhimit do të zgjidhej pa përfunduar sezoni 2009-2010. Prodani ka konfirmuar se presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i ka dërguar një letër sugjeruese Kryeministrit Berisha, që Federata Shqiptare e Futbollit të shihet me përparësi sa i përket menaxhimit të “Qemal Stafës”. MTKRS ka premtuar (pas skadimit të premtimit të parë) se kjo çështje do të marrë drejtim brenda 2010-ës, por deri tani nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se vërtet do të ndodhë diçka.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • fshf albania
  • shkumbini peqin -vllaznia shkoder video
  • sport ekspres
  • stadiumi qemal stafa i ri pa perfunduar

Tags: , , , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics