Friday, September 10th, 2010

Gjyla: Shkumbini e tregoi veten edhe njëherë

Published on May 16, 2010 by stilltoni   ·   No Comments

Me fitoren 2-0 ndaj Kastriotit, skuadra peqinase, një javë përpara përfundimit të kampionatit përveçse gëzoi fansat e vet në ndeshjen e fundit sezonale në shtëpi, siguroi edhe një vend në shkallët e sipërme të tabelës së renditjes. Për mesfushorin Viktor Gjyla, një nga më të mirët për Shkumbinin, fitorja me dy gola, nga një në seicilën pjesë të lojës, ishte plotësisht e merituar dhe megjithëse loja nuk u ngjit në një nivel të lartë, nuk u vu asnjëherë në diskutim gjatë atij 90-të minutëshi.

Gjyla nuk mundi të mbajë premtimin pr të shënuar ndaj krutanëve, por ishte autori i marrjes së penalltisë në pjesën e parë, që u kthye në gol nga Çaushaj, duke zhbllokuar rezultatin. “Kam shënuar vetëm një gol për Shkumbinin këtë kampionat dhe ndaj krutanëve s’qe e thënë të shënoja. Sidoqoftë, Shkumbini po mbyll një sezon të mirë në të dy kompeticionet, kupë dhe kampionat dhe ka qenë ndër të paktët ekipe që ka luajtur drejt, duke mos toleruar në asnjë ndeshje,”- tha lushnjari Gjyla, që po përfundon sezonin e parë për fanellën bardhekaltër.


Tags: ,

Readers Comments (0)




Te ngjashme