Gol dhe pezullim, Shenaj i bën të gjitha

Gol dhe pezullim, Shenaj i bën të gjitha

Gol dhe pezullim, Shenaj i bën të gjitha

No Comments on Gol dhe pezullim, Shenaj i bën të gjitha

Peqinasit kanë zgjidhur në mënyrën më të mirë takimin ndaj Dinamos, duke rikthyer buzëqeshjen me fitoren e arritur. Heroi i takimit, mesfushori Shenaj, ndjehet shumë i kënaqur për golin që i dha fitoren ekipit të tij, por ndjen edhe keqardhje, që nuk do të jetë në përballjen e radhës ndaj Pogradecit. Megjithatë, për momentin mbetet për t’u vlerësuar rikthimi tek fitorja dhe kjo e gëzon gjirokastritin e Shkumbinit, i cili golin ia dedikoi të fejuarës së tij. “Ashtu sikurse edhe e kishim vlerësuar gjatë gjithë javës takimi ndaj Dinamos ka qenë një ndër ndeshjet tona më të vështira në “shtëpi”. Është një periudhë shumë e rëndësishme, për çdo ekip që të grumbullojë sa më shumë pikë, për të qenë jashtë zonës së ftohtë dhe kjo e bënte edhe më tërheqëse këtë sfidë. Edhe për ne ishte e qartë, se dinamovitët nuk do të ishin thjesht vizitorë në Peqin. Kjo u pa edhe në fushën e lojës, ku ekipi dinamovit, na ka bërë në pjesën më të madhe të takimit të vuajmë. Megjithatë, tre pikët e marra kanë qenë shumë të rëndësishme dhe ne i gëzohemi këtij fakti. Ka qenë një besim i yni i palëkundur për ta fituar këtë takim dhe mendoj se në fund jemi shpërblyer për mundin tonë. Padyshim – vazhdon komentin e tij Shenaj – që kënaqësia e atij që shënon është e dyfishtë, ndaj nuk mund ta fsheh se pas golit jam ekzaltuar shumë. Më tej, më vjen vërtet keq për kartonin e verdhë të marrë në këtë ndeshje, pasi më penalizon në ndeshjen e ardhshme”, përfundon Shenaj.

About the author:

Leave a comment

Back to Top