Wednesday, February 8th, 2012

Hasanbelliu: Teuta, ekip ku luan dhe vlen kolektivi

Published on August 13, 2010 by   ·   No Comments

Presidenti durrsak, Edmond Hasanbelliu, flet për gjendjen e ekipin dhe merkaton e Teutës

Edmond Doçi, i ardhur nga Vllaznia, dhe argjentinasi Lukas Maçado, janë dy të ardhurit më të fundit në ekipin të Teutës, që sapo ka përfunduar fazën përgatitore në Strugë dhe është kthyer në Durrës për të vijuar stërvitjen.

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, ka konfirmuar faktin që Doçi është tashmë pjesë e Teutës, ndërkohë që Maçado sapo ka ardhur në Durrës dhe do të provohet në miqësoren e së shtunës. “Doçi ka dy ditë që është bashkuar me ekipin dhe arsyeja e ardhjes së tij në një ekip me lojtarë të rinj e të talentuar është pikërisht fuqizimi i mbrojtjes.

Me eksperiencën e tij të fituar te Vllaznia, besojmë se ky lojtar do të jetë mjaft i vlefshëm në krahun e majtë të mbrojtjes ose mesfushës, pozicion të cilin do ta caktojë trajneri. Ndërkaq, argjentinasi Maçado sapo ka ardhur në Durrës dhe është në provë. Ai do të fillojë stërvitjen dhe ditën e shtunë do të provohet në miqësoren që ekipi ynë do të zhvillojë me Flamurtarin në “Niko Dovana”.

Do të jetë trajneri Martini që do të vendosë nëse ky argjentinas është i vlefshëm për ekipin tonë ose jo. Presim edhe një qendërmbrojtës dhe më pas merkatoja do të vijë në fundin e saj, për të filluar sezonin e ri që shpresojmë se do të jetë një sezon pozitiv për ekipin tonë. Janë gati 11 futbollistë që janë afruar te Teuta në merkaton e verës dhe shumë të tjerë janë thithur nga akademia vendase e futbollit.

Teutën po e ribëjmë dhe jemi optimistë për ardhmërinë e sigurt të saj. Kontratat dy e më shumë vjeçare, janë siguri për të nxitur futbollistët se ekipi i tyre tani për tani është Teuta.” Ndërkaq presidenti Hasanbelliu konfirmon edhe largimin e kosovarit Samir Sahiti.

Sipas tij, kosovari nuk e kaloi dot provën për të qenë pjesë e ekipit durrsak, ndaj është lënë i lirë të largohet nga klubi. Në lidhje me kërkesat e trajnerit Martini për përforcime, presidenti Hasanbelliu shton: “Edhe unë jam i bindur se mbrojtja ka nevojë për përforcime, ndaj afruam një lojtar me eksperiencë si Doçi.

Por me largimin e dyshes Jakupi Dushku, është krijuar një boshllëk i ndjeshëm në qendër të mbrojtjes sonë, ndonëse përpjekjet e Ninos dhe Hoxhës janë për t’u përshëndetur. Provuam një lojtar maqedonas të Skënderbeut, por Martini nuk e pëlqeu lojën e tij. Shumë shpejt pranë ekipit do të afrohet një qendërmbrojtës tjetër dhe mendoj se edhe mbrojtja do të kompletohet. Në mesfushë dhe në sulm ndihen përforcimet.

Por edhe këtu po mendohet ndonjë prurje cilësore. Veçanërisht treshja lushnjare Pepa-Kaloti-Bakiasi po rezulton një përforcim efikas dhe miqësoret e zhvilluara deri tani e kanë treguar këtë. Shqiptaro maqedonasi Tahiri dhe shkodrani Tafili në mesfushë janë gjetje të mira, që sigurisht nga ndeshja në ndeshje do të vijnë duke e rritur nivelin dhe cilësinë. Kështu mund të pohoj edhe për të rinjtë e tjerë. Teuta tashmë po transformohet në një ekip kompakt, ku rolin kryesor e luan jo individi, por kolektivi.”

Shkumbini i mbyll me barazim miqësoret maqedonase

Peqinasit kanë zhvilluar dje në Strugë miqësoren e fundit në kuadrin e përgatitjeve për sezonin e ri. Ata kanë barazuar 1 1 me Bylisin e ngjitur në superligë, që gjithashtu ka qenë në Maqedoni për fazën përgatitore. Edhe në këtë ndeshje për Shkumbinin ka shënuar mbrojtësi Ahmed Mujdragiç, ndërkohë që në pjesën e dytë ballshiotët kanë arritur të barazojnë dhe gjithçka është mbyllur me rezultatin 1 1.

Bie në sy fakti se përsëri sulmuesit e Shkumbinit nuk kanë arritur ta thonë fjalën e tyre, pasi goli i vetëm është shënuar nga mbrojtësi boshnjak, i cili realizoi edhe para pak ditësh në miqësoren me Teutën. Peqinasit kanë mbyllur me këtë miqësore përgatitoren maqedonase dhe sot do të kthehen në qytetin e Peqinit.
Ali Hallulli

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • teuta lojtar maqedonas

Tags: , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics