Ilir Gjyla, trajneri i ri i skuadrës së Shkumbinit.

Ilir Gjyla, trajneri i ri i skuadrës së Shkumbinit.

No Comments on Ilir Gjyla, trajneri i ri i skuadrës së Shkumbinit.

Ilir Gjyla shkumbiniPas dy ndeshjeve të para në të cilat ekipi i Shkumbinit ka zhgënjyer me rezultate të dobëta, ka ardhur edhe rrokada në pankinë. Trajneri Pashja është tërhequr nga pozicioni i drejtuesit të pankinës peqinase dhe menjëherë në vendin e tij është gjetur edhe zëvendësi që do të drejtojë ekipin në vazhdimësi. Ai do të jetë një emër i njohur në futbollin shqiptar dhe më konkretisht bëhet fjalë për trajnerin lushnjar, Ilir Gjyla, i cili ka bërë edhe prezantimin përpara lojtarëve të ekipit peqinas dhe stafit drejtues dje. Gjyla, më parë ka drejtuar edhe Besëlidhjen, Besën, Laçin e Lushnjen ndërsa që nga mbrëmja e së mërkurës zyrtarisht do të jetë edhe drejtuesi i pankinës peqinase. Por, drejtuesit e Shkumbinit nuk mund të linin pa e vlerësuar punën me ekipin nga trajneri dhe ish-kapiteni peqinas, Lorenc Pashja. Sipas drejtuesve të ekipit, atij i është ofruar pozicioni i zv/trajnerit si ndihmës i teknikut Gjyla.

Prononcimi i Gjylës – “Së pari më duhet të them se jam këtu për të vazhduar punën që ka bërë me këta djem trajneri Pashja. E kam të njohur gjendjen dhe kontigjentin e lojtarëve që kemi në dispozicion ndaj dhe kjo nuk më ka stepur aspak për të pranuar të jem në krye të pankinës peqinase. Na del një detyrë e vështirë fillimist, që të kthejmë optimizmin dhe të ngrem moralin tek lojtarët për të harruar shpejt dy humbjet e para dhe për të shpresuar në arritjen e rezultateve pozitive në ndeshjet në vazhdim. Shpresoj që në vazhdimësi të kemi më shumë fat si ekip”, është shprehur trajneri i ri i skuadrës së Shkumbinit, Ilir Gjyla.

About the author:

Leave a comment

Back to Top