Interviste me portjerin e Shkumbinit , kapitenin Elvis Kotorri

Interviste me portjerin e Shkumbinit , kapitenin Elvis Kotorri

Interviste me portjerin e Shkumbinit , kapitenin Elvis Kotorri

No Comments on Interviste me portjerin e Shkumbinit , kapitenin Elvis Kotorri

– Jerni zgjedhur kapiteni ekipit te Shkumbinit, C‘do te thote kjo per ju ?
– Nuk ka diskutim qe eshte nje nder dhe nje privilegj per mua qe mu besua roli kapitenit te skuadra e Shkumbinit. Vleresimi behet edhe me I madh pasi shiritin e kapitenit ma dorezoi vete presidenti Ylli Ndroqi qe kerkon te beje kete vit me Shkumbinit ate qe ky ekip nuk ka arritur asnjehere me pare qe ta realizoje ne historine e tij 86 vjecare. Shiriti kapitenit nga ana tjeter eshte dhe nje pergjegjesi me shume per mua qe me ne nxit edhe me shume per ta justifikuar besimin e dhene nga skuadra e nga drejtuesit.
– Keni luajtur edhe me pare me Shkumbinit A vini re ndryshime kete vit ?
– Ndryshimet jane te medha dhe nuk kane te krahasuar ,sepse dhe objektivat e Shkumbinit kane ndryshuar. Me pare mendohej per te qendruar mes ekipeve ne superiore , ndersa ne kete sezon me ardhjen e presidentit Ndroqi e me investimet qe ai po ben Shkumbinit renditet qe tani mes ekipeve pretendente per te marre trofe e per te qene ne Evrope
– A eshte i realizueshem per ju ky objektiv , sepse te gjithe ekipet keshtu pretendojne ne fillim , por me pas …
– Plotesisht i realizueshem dhe une jam krenare qe do te luaj me Shkumbinit dhe do te jap kontributin tim per ta bere realitet kete objektiv. Merkato e bere qe ne fillim duke afruar futbolliste me vlera ne te gjithe repartet si dhe faza cilesore qe zhvilluam ne Maqedoni nen drejtimin e trajnerit Josa eshte garancia e plote qe Shk kete sezon do te hyje ne histori. Kete e kemi biseduar e diskutuar mes nesh ne ekip dhe jemi te bindur per ta arritur , sepse nuk na mungon asgje si nga ana organizative ashtu dhe ne ate financiare.
– Neser ( sot ) do te jete prova e pare me Kastriotin ne Q Stafa . Si e parashikoni kete takim ?
– Objektivi yne dihet qe eshte fitorja dhe per kete kemi kohe qe po pergatitemi. Do te kemi perballe nje kundershtare qe do te kerkoje te perfitoje dicka per me teper qe ndeshja do te luhet ne Tirane e kundershtarit per shkak te afersise gjeografike te Krujes me Tiranen do ti duket sikur luan ne fushen e vet
Kjo na nxit per ta vleresuar si duhet e ku secili te jape me te miren ne fushen e lojes Ndeshja me Kastriotin duhet vleresuar si nje finale per te bere nisjen e duhur te kampionatit. Pervec detyrimit tone se luajme ne fushen tone kemi dhe nje detyrim tjeter per te marre 3 piket e para per tja cuar “ peshqesh “ shokut tone Lorenc Pashja , i cili te dielen , { sot ) martohet. Ne emer te ekipit une ia kam premtuar dhe jam i bindur qe Lenci do te kete 2 gezime te dilen dhe dasma e vertete do te nise kur te mberrijme ne ne Peqin me fitore.
– Jeni shpallur kampion me Din. vitin e kaluar duke qene nga portjeret qe keni pesuar me pak gola . Mendoni se i tille do te jeni dhe ne ruajtje te portes se Shkumbinit
– Kam ardhur me deshiren me te madhe te Shkumbinit per te dhene kontributin tim e per ta ndihmuar ekipin qe te arrije objektivat e vena nga presidenti Ndroqi. Gjate kasaj periudhe kam punuar shume me trajnerin tim A. Ballhysa te cilin e falenderoj per te qene barriere e plote per sulmuesit kundershtare Une i siguroj te gjithe se perseri do te jem nga portjeret e kampionatit te superiores qe do te pesoj me pak gola . Garancia vjen nga puna qe eshte bere ne stervitje , por dhe nga grupi i lojtareve qe ka ekipi Shk duke dashur te vecoj repartin e mbrojtjes, Si kapiten te ekipit me takon te jap shembullin personal ne skuader e per kete nuk duhet te keni asnje dyshim.
Kam luajtur me shume ekipe dhe e them me bindje qe me organizimin e bere me grupin e lojtareve dhe me mbeshtetjen e fuqishme financiare ekipi Shkumbinit do te dije te realizoje objektivat

Mesfushori Lorenc Pashja dhe mbrojtesi Driton Krasniqi do te jene mungesat e vetme te Shkumbinit sot ne perballjen e pare te kampionatit me Kastriotin e Krujes Te 2 futbollistet kane pesuar demtime te lehta ne miqesoren e fundit dhe ne stervitje duke mos qene ne dispozicion te trajnerit Josa . Realisht si Pashja ashtu dhe Krasniqi e ndjejne veten me mire kane kerkuar qe te jene pjese e ekipit per ndeshjen e pare por trajneri Josa ka preferuar qe ti leje pushim per te mos rrezikuar Duke patur shume futbolliste ne dispozicion si ne mbrojtje e ne mesfushe trajneri Josa ka patur mundesi per ti zevendesuar me futbolliste te tjere

Ekipi Shkumbinit. dje pasdite ka zhvilluar seancen e fundit nen drejtimin e trajnerit Josa per te udhetuar me pas si zakonisht nje nate me perpara takimit. Mesohet se vendqendrimi ekipit per naten e mbremshme ka qene hoteli Rugesa ne plazhin e Golemit ku eshte sistemuar Ne kete hotel ekipi do te qendrojne deri sot pasdite per te udhetuar drejt Tiranes ne pritje te takimit te pare sot me Kasriotin

Presidenti Ylli Ndroqi kerkon te marre pjese ne gezimin e peqinasit Lorenc Pashja , i cili sot martohet.

ALI HALLULLI

About the author:

Leave a comment

Back to Top