Isai: Shkumbini ne pese vendet e para

Isai: Shkumbini ne pese vendet e para

No Comments on Isai: Shkumbini ne pese vendet e para

Shkumbini-Tomori 2-1Në radhët e Shkumbinit, ndonëse ndodhen në fundin e klasifikimit ka edhe prej atyre lojtarëve që shohin “dritë” në “fund të tunelit”. Mesfushori Albano Isai, i rikthyer pas eksperiencës tek Elbasani, e sheh me shpresë pjesën e mbetur të kampionatit duke shkuar më tej për sa i përket klasifikimit të tyre në renditje. Në intervistën e tij ai u shpreh: “Gjatë kësaj periudhe tre javore, mendoj se kemi bërë një punë të kënaqshme e cila do të shërbejë pozitivisht në pjesën e mbetur të kampionatit. E kemi më se të qartë se në vazhdim na duhet të punojmë me mentalitet tjetër pasi ekipi ynë nuk meriton të jetë në pozitat aktuale. Por, gjithsesi duke parë distancën nga vendi i parë deri tek ne mendoj se ekipi ynë do të jetë shumë më lart. Në fazën e mbetur kam shumë besim se do të shohim ekipin ndër pesë ekipet më të mira të kategorisë së parë. Këtë nuk e them me dëshirë por me besimin se ekipet janë shumë pranë njëri tjetrit dhe forca që ka grupi ynë do të ndikojë që të ngrihemi dhe të shihni Shkumbinin në vendin që i takon”, ka theksuar Isai.          Lulëzim RESULI

About the author:

Leave a comment

Back to Top