Friday, September 10th, 2010

Isaj: Elbasani ta kërkojë të keqen te vetja

Published on June 8, 2009 by ultras   ·   No Comments

astrit-isaiSekretari i Shkumbinit, Astrit Isaj, thotë se peqinasit ishin të pamotivuar ndaj Bylisit
Ndërsa futbollistët po shijojnë pushimet pas një sezoni të lodhshëm, në mjediset sportive në Peqin, më shumë se për kampionatin e ri, po diskutohet për mënyrën se si po tajtohet përfundimi i takimit Shkumbini Bylis në javën e përfundimit të sezonit 2008 2009. Drejtuesit dhe futbollistët e Shkumbinit janë të qetë në këtë drejtim. Sekretari i klubit, Astrit Isaj, i hedh poshtë pretendimet për favoret të një ekipi në dëm të një ekipi tjetër.

Për Isajn, përfundimi i këtij takimi që u luajt në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, për shkak të dënimit të fushës së Shkumbinit, nuk kishte asnjë lidhje me fatin e ekipit të Elbasanit për të qëndruar apo jo në superiore. “Asgjë nuk qëndron në ato që flitet apo që pretendojnë drejtuesit e Elbasanit. Do ishte më mirë që Elbasani ta kërkonte të keqen te vetja e vet dhe te Shkumbini, sepse ky ekip e kishte përgatitur daljen nga kategoria, pavarësisht përfundimit. Kundërshtari ynë në takim, por edhe më parë, përfitoi nga fakti që e gjeti të pa motivuar ekipin. Shkumbini humbi në 5 javët e fundit me Vllazninë, Tiranën, Bylysin dhe Apoloninë dhe për çudi u rendit në vendin e 5 të me pikë të barabarta me Teutën e vendit të 4 t.

Por rivalët e drejtpërdrejtë, pas fitores së Kupës nga Flamurtari, dolën jashtë objektivave njësoj si Shkumbini. Kështu, trajnerit iu dha mundsia për të shfrytëzuar elementin e ri, duke menduar për sezonin e ardhshëm,” – deklaron Isaj. Më tej ai ka pohuar se nuk ka pasur asnjë lloj presioni, përveç atij të një ndeshje. Isaj sqaron se tërheqja e Maganit nuk është bërë ditën e ndeshjes, siç duan ta paraqesin, por disa ditë përpara.

“Tri ditë para takimit, trajneri Magani paraqiti dorëheqjen për shkak të rezultateve jo të mira dhe mosrealizimin e objektivave. Të nesërmen, një ditë pas ndeshjes Shkumbini Bylis, ishtë presidenti Ismaili që pranoi dorëheqjen e tij,” – përfundoi sekretari i Shkumbinit, Astrit Isaj.


Readers Comments (0)




Te ngjashme