Ja kush jane futbollistet e rinj te Shkumbinit

Ja kush jane futbollistet e rinj te Shkumbinit

Ja kush jane futbollistet e rinj te Shkumbinit

No Comments on Ja kush jane futbollistet e rinj te Shkumbinit

Në radhët e Shkumbinit, këtë sezon, me siguri që do të ketë vend për më shumë të rinj, për të thënë edhe ata fjalën e tyre. Një pjesë e mirë janë provuar në ndeshjet miqësore që Shkumbini ka zhvilluar në shtëpi dhe kanë treguar cilësi të mira, të cilat priten të perfeksionohen me ingranimin në lojë të tyre. Për të gjithë këtë kontigjent me prespektivë, “ankandi” i trajnerit Mile është i hapur. Ai që do të japë maksimumin dhe do të gëzojë formë të mirë mund të jetë pjesë e Shkumbinit. Në këtë “dyndje” të rin jsh spikasin:

Vëllezërit Magani – Djemtë e trajnerit Gugash Magani, Endri (mbrojtës, 21 vjeç) ka luajtur më parë edhe me ekipin e Gramshit në Kategorinë e Parë dhe Arturi(sulmues, 17 vjeç). Të dy lojtarët gjatë përgatitores e kanë përballuar me sukses atë, pa pësuar asnjë problem fizik.

Mbrojtësi Vogli – Ka rënë në sy për qetësinë e tij dhe karakterin luftarak që e karakterizon, edhe pse është vetëm 18 vjeç. Shtatlarti i krahut mund të jetë një zbulim shumë interesant dhe i rëndësishëm për ekipin.

Mesfushorët – Sulkja, Nexha, Kafaz, Isai ndihen mirë në këtë repart. i pari luan në të majtë dhe tipike e këtij lojtari është shpërthimi në krah dhe harkimi në zonë. Edhe në sezonin e kaluar ka zhvilluar disa ndeshje të Kupës së Shqipërisë. Nexha të kujton një ndër lojtarët me emër të ekipit të Shkumbinit, Astrit Nexhën. Në ndeshjen ndaj Besës, lojtari i ri tregoi se ka potencial të mirë të goditjes së topit në distancë. Mesfushori Kafazi ka një CV më të plotë, pasi më parë ka qenë pjesë edhe e ekipeve të Gramshit, Turbinës dhe Egnatias. Kafazi mund të jetë një pikë referimi, pasi e ka më të lehtë ambientimin e tij me ekipin, për shkak edhe të eksperiencës disi më të madhe nga të rinjtë e tjerë.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top