Sunday, February 5th, 2012

Josa: Dua punë dhe djersë, jo deklarata

Published on August 10, 2010 by   ·   No Comments

Trajneri tiranas i peqinasve flet për ekipin e tij pas disa javësh përgatitje në Maqedoni

Nga shumë specialistë në vend, pas ndryshimeve të bëra në ekip nga presidenti Ylli Ndroqi, Shkumbini konsiderohet pretendent, por trajnerit të tij, Mirel Josës, nuk i pëlqen shumë të merret me deklarata të tilla. Ai thekson se kërkon që ekipi të punojë fort në stërvitje, për të folur më pas si duhet në fushë. Në intervistën e mëposhtme për “Sportin shqiptar”, trajneri Josa pohon se kërkon edhe dy përforcime, një për mesfushën dhe një për sulmin.


Zoti Josa, si paraqitet gjendja e ekipit 10 ditë përpara nisjes së sezonit të ri?

Mendoj se gjendja në përgjithësi është e mirë, por gjërat duken më qartë në ndeshjet zyrtare, pra kur të fillojë kampionati. Kam parë impenjim maksimal gjatë ndeshjeve miqësore, që janë të rëndësishme, pasi i japin ekipit formën e duhur dalëngadalë. Tani na duhet të mendojmë për ndeshjen e parë të kampionatit, që është shumë e fortë, duke u përpjekur të shmangim dëmtimet në këtë periudhë. Këto janë më kryesoret për mua, për ta nisur si duhet kampionatin.

Shkumbini është ekipi që ka qëndruar më gjatë i grumbulluar në Maqedoni. Sa ju ka vlejtur kjo periudhë?
Nuk mendoj se është periudhë e gjatë. Vetë kushtet tona, për sa u përket kushteve stërvitore në Peqin, na e imponuan këtë gjë, sepse në stadium dhe në kompleksin e fushave të stërvitjes po bëhen punime. U mendua që ishte më mirë për ta pasur ekipin të grumbulluar në Maqedoni për të shmangur lëvizjet apo dyndjen e lojtarëve, çka është një gjë e mirë. Edhe ekipet e tjera, që janë kthyer në qytetet e veta, nuk kanë qëndruar pushim.


Shumë lojtarë të huaj janë provuar te Shkumbini, por asnjë përforcim prej një muaji. A do të ketë më lëvizje sa i takon tregut?

Përforcimet gjithnjë janë të nevojshme dhe nuk ka trajner që të thotë të kundërtën. Shkumbini mendoj se ka nevojë të bëjë edhe dy përforcime. Na duhet një mesfushor, që të jetë i aftë të luajë në role të ndryshme, si dhe një lojtar për sulmin. Kjo jo se ata që kemi nuk janë të impenjuar apo nuk i plotësojnë kushtet për të qenë titullarë, por duhet të marrim masa për një kampionat të gjatë. Gjatë rrugës do të kemi probleme me dëmtimet, që uroj të jenë sa më të pakta, por edhe me dënimet prej kartonëve, që janë pjesë e lojës.

Po mbrojtja a do të ketë ndryshime?

Janë provuar dy futbollistë të huaj, që kanë luajtur në ligat superiore në kampionatet e tyre. Luajnë të dy në qendër të mbrojtjes dhe për ta e kam dhënë “ok”-in, por më duhen lojtarë për mesfushën dhe sulmin. Problemi është se nuk duhet ta ngarkojmë ekipin. Për mua mbrojtja është e plotësuar dhe, nëse vjen qoftë edhe një nga të huajt, na prish punë. Kemi Mujdragiçin, Grizhën dhe Xhyrën për qendrën. Personalisht, nuk jam për të harxhuar para për role kur i kemi futbollistët.


Shkumbinit i kanë munguar golat e sulmuesve në miqësore…?

Gjithmonë ka vend për përmirësim te çdo futbollist. Nga sulmuesit kërkoj përkushtim më të madh. Nga Grboviç dhe Mustafaj dua që të jenë në pozita shumë më të mira pune, për të qenë të sigurt në formacion, sepse aftësitë nuk i mungojnë asnjërit.


Pas investimeve të bëra nga presidenti Ndroqi, Shkumbini konsiderohet pretendent nga specialistët. Si e sheh trajneri Josa ekipin e tij?

Unë asnjëherë nuk kam bërë deklarata të tilla. Duke parë investimet e bëra nga presidenti Ndroqi, përgjegjësia është më e madhe për mua dhe për lojtarët. Duhet t’i justifikojmë këto shpenzime. Nuk dua të bëj deklarata bombastike, sepse ndikojnë për keq në ekip. Dua që ekipi të punojë dhe të djersijë, që më pas të realizojë detyrat në fushë. Deri tani futbollistët janë stërvitur mjaft mirë dhe e kanë treguar veten në ndeshjet miqësore.

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • dua pune
  • dua+pune

Tags: , , , , ,

Readers Comments (0)

  1. Anonymous says:

    Urime Ekipit tè Shkumbinit ! Ju ndjek gjithmonè ,ju kam pasur ,ju kam dhe do tju kem gjithmonè nè Zemèr ! Ju mè bèni edhe pse jam larg ,tè ndjehem i pranishèm nè Vendlindjen Time qè e dua shumè !

  2. Mesazhin e mèsipèrm e shkruajta pa vènè Emrin ! Po tani e korrigjova Gabimin ! Doja pèrsèri ti bèja Urimet e mija Shkumbinit dhe gjithashtu tè pèrshèndesja njè ish Kolegun tim me tè cilin kam punuar punuar tek Fusha 1990- 1994 ,doja ti thonja : – O Skènder ! Hajde merr Llopatèn !




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics