Sunday, February 5th, 2012

Josa kërkon një gjigant për sulmin

Published on August 9, 2010 by   ·   No Comments

Trajneri i Shkumbinit dëshiron një shtatlartë dominues në ajër në zonën kundërshtare
Ka thuajse një muaj që Shkumbini vazhdon fazën përgatitore në Maqedoni. Peqinasit kanë ecur jo vetëm në përgatitjet e tyre fizike, por nga ana tjetër janë testuar me ndeshje të shumta miqësore. Në gjashtë takime, peqinasit kanë marrë vetëm një barazim dhe të gjitha fitore, duke shënuar 19 gola e pësuar vetëm katër. Mirëpo kjo nuk përbën ndonjë lajm interesant për trajnerin Mirel Josa, i cili nuk impresionohet nga shifrat, por këmbëngul për përmirësimin e paraqitjes në fushë. Trajneri i peqinasve tregon se pret përforcime, por jo në mbrojtje. Në kërkesat e tij ka qenë një sulmues shtatlartë, dominues në lojën në ajër.

- Sa të realizuar e shihni fazën përgatitore në Maqedoni?

- Mendoj se në këtë përgatitore kemi punuar sipas programit, për të realizuar një ngarkesë fizike të domosdoshme, por të alternuar edhe me ndeshje miqësore. Mendoj se nuk kemi mbetur aspak mbrapa ekipeve të tjera apo nga përgatitjet e viteve të tjera, përkundrazi mendoj se kemi ecur me ritme vërtet të kënaqshme.

- Keni arritur rezultate pozitive në miqësoret e zhvilluara. Cili është mendimi juaj për to?

- E kam theksuar edhe më parë që ndeshjet miqësore nuk i shikoj asnjëherë nga rezultati. Ato janë një test për të njohur formën e lojtarëve që kam në dispozicion. Po ashtu ato shërbejnë për të konsoliduar ekipin në paraqitjen e tyre në fushë. Për sa i përket rezultatit, ai nuk paraqet ndonjë interes, pasi mbetet gjithnjë në kuadër të një ndeshjeje miqësore.

- Mendoni se skuadra është e kompletuar apo mungon diçka?

- Së pari mund të them se këtë sezon ekipi ynë ka pretendimet e veta për pjesëmarrje në Kupat e Evropës dhe kjo është shumë e rëndësishme. Që të arrihet ky objektiv, na duhet që të kemi një organikë të plotësuar. Është përmendur shpesh që na duhet një qendërmbrojtës, por mund t’ju them se Shkumbini nuk ka nevojë për një të tillë. Në këtë repart, përveç dyshes së qendrës, Mujdragiç e Grizha, kam si alternative edhe Xhyrën. Në mesfushë mund të kisha hapësirë për ndonjë përforcim, por padyshim që më i pranueshëm do të ishte një shtatlartë që të zotëronte zonën e kundërshtarit. Edhe dy lojtarët e afruar së fundi për t’u provuar janë vërtet lojtarë cilësorë, por që të dy në të njëjtin rol, atë të qendërmbrojtësit, për të cilit ne nuk kemi nevojë.

- Kjo do të thotë se nuk do t’i mbani?

- Nuk do të doja të thosha nëse do t’i mbajmë apo jo, por lojtari që dua të afroj është një lojtar që të luajë në disa role. Për këta lojtarë do të respektoja buxhetin e klubit nëse do t’i mbajmë apo jo. Ajo që tashmë është objektivi im i radhës dhe më i afërti është të kem një ekip kompakt të konsoliduar dhe me frymën e grupit, çka do të na shpjerë të sigurt drejt rrugës për realizimin e objektivit tonë në këtë kompeticion.

Sporti Shqiptar

Tags: , , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics